LIVE UPDATES
Aktualitet

Hakeri shqiptar që tronditi Rockstar Games me publikimin e pamjeve të GTA 6 lirohet nga burgu, gjykatësi e paralajmëron: Mos e përsërit më!

Kurtaj ishte pjesë e grupit të njohur të hakerëve Lapsus$, i cili kishte ndërmarrë sulme ndaj kompanive të mëdha ndërkombëtare.

23 November 2026, 18:05 Nga E.d
Hakeri shqiptar që tronditi Rockstar Games me publikimin e pamjeve të
Arion Kurtaj

ANGLI- Arion Kurtaj, hakeri shqiptar që u bë i njohur ndërkombëtarisht pas sulmit kibernetik ndaj kompanisë Rockstar Games dhe publikimit të pamjeve të papublikuara të videolojës GTA 6, është liruar nga burgu në Britaninë e Madhe, pasi ka vuajtur një pjesë të konsiderueshme të dënimit të tij prej shtatë vitesh.

 21-vjeçari ishte dënuar për një seri sulmesh kibernetike ndaj disa kompanive të njohura ndërkombëtare, mes tyre Rockstar Games, Uber dhe Revolut. Para lirimit, gjykatësi i ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë, duke i kërkuar të mos përfshihet më në veprimtari të tilla të paligjshme.

Rasti që e bëri Kurtajn të famshëm në mbarë botën lidhet me vitin 2022, kur ai arriti të depërtonte në sistemet e brendshme të Rockstar Games, duke vjedhur materiale konfidenciale nga zhvillimi i GTA 6. Bëhet fjalë për rreth 90 video, që përmbanin afërsisht një orë pamje nga loja, e cila në atë kohë mbahej nën masa të rrepta sigurie.

Por sulmi nuk u kufizua vetëm te marrja dhe publikimi i materialeve. Pasi siguroi pamjet, Kurtaj hyri edhe në platformën e komunikimit të brendshëm Slack të kompanisë, ku kërcënoi se do të publikonte kodin burimor të lojës nëse drejtuesit e Rockstar nuk do ta kontaktonin përmes Telegramit brenda 24 orëve.

Një tjetër detaj që e bëri edhe më të bujshëm rastin ishte mënyra se si realizoi sulmin. Edhe pse kompjuteri i tij ishte sekuestruar më parë nga autoritetet, Kurtaj arriti të hynte në sistemet e kompanisë duke përdorur një pajisje Amazon Fire Stick, të lidhur me televizorin në dhomën e hotelit ku po qëndronte, së bashku me një tastierë dhe maus Bluetooth. Kurtaj ishte pjesë e grupit të njohur të hakerëve Lapsus$, i cili kishte ndërmarrë sulme ndaj kompanive të mëdha ndërkombëtare. Përveç Rockstar Games, në shënjestër të grupit kishin qenë edhe Uber, Revolut dhe BT/EE.

Sipas hetimeve, sulmet ndaj kompanive kanë shkaktuar dëme që vlerësohen në rreth 10 milionë paund. Hakerët dyshohet se kanë përdorur edhe të dhënat e vjedhura për të shënjestruar investitorë të kriptomonedhave, ndërsa prokuroria ka pretenduar se grupi ka përfituar të paktën 300 mijë dollarë nga viktima të ndryshme.

Vetë Rockstar Games kishte deklaruar se rikuperimi nga sulmi i kushtoi kompanisë rreth 5 milionë dollarë, përveç mijëra orëve punë të stafit për të përballuar pasojat e ndërhyrjes.

Vendimi për lirimin e Kurtajt është shoqëruar me masa të posaçme kufizuese, të cilat do të jenë në fuqi për pesë vite. Ai do të ketë kufizime në aktivitetin e tij në internet, përfshirë ndalimin e përdorimit të platformave Telegram dhe Discord.

BBC shkruan se gjatë procesit gjyqësor, mbrojtja kishte argumentuar se i riu vuante nga çrregullimi i spektrit të autizmit dhe se bota online përbënte për të një mënyrë më të lehtë për të komunikuar dhe krijuar lidhje shoqërore. Sipas avokatëve, gjatë periudhës së pandemisë ai ishte izoluar dhe përfshirja në grupin Lapsus$ i kishte dhënë një ndjenjë përkatësie dhe vetëvlerësimi. Gjykatësi Turner, gjatë seancës, e cilësoi Kurtajn si një të ri me aftësi të veçanta, por i kërkoi të mos i përdorte më ato për veprimtari kriminale.

“Mos e lejo që kjo të ndodhë përsëri”, ishte paralajmërimi që gjykatësi i dha 21-vjeçarit.

Rasti i Arion Kurtajt konsiderohet një prej incidenteve më të bujshme të sigurisë kibernetike në industrinë e videolojërave, duke ekspozuar dobësitë e sistemeve të kompanive të mëdha dhe duke shkaktuar një nga rrjedhjet më të mëdha të informacionit në historinë e zhvillimit të GTA 6./Dosja.al

Arion Kurtaj

Sondazh

Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor

Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor

Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit: Do t’i kërkoj Gjykatës të ndërhyjë

Avokati Plarent Ndreca denoncon pengesën në burgun e Fierit: Prej 90 minutash jam në pritje...

Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia shtyn qytetarët dhe nuk i lejon...

Zbulohet ambienti sekret nëntokësor i kanabisit në Shkodër, 10 të arrestuar!

Ndërhyrje në lumin e Vërdovës, IKMT shemb banesa dhe ura për t’i hapur rrugë rehabilitimit

Berisha: Negociata pa paragjykime për të zgjedhur kandidatin për bashkinë e Tiranës

Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik

Berisha u bën thirrje mediave: Kohën që ia jepni ish-Çupit, ish-Spahisë, llogariteni për PS-në

Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ‘ish-ët’ e mi bëhen avokatë të Ramës

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes