Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Në deklaratën e tij, Rama renditi persona të moshave të ndryshme, përfshirë një 17-vjeçar, të cilëve u atribuoi vepra të ndryshme penale, si prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, vjedhja, dhuna në familje, kundërshtimi i punonjësve të policisë, falsifikimi i dokumenteve dhe dëmtimi i pronës.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një listë me identitetet e disa prej protestuesve, ku mes tyre janë dhe të mitur. Në listën që Kryeministri ka publikuar është mosha e protestuesve si dhe precedentët penalë, ku Rama vë në pikëpyetje lidhjen e disa prej tyre me universitetet dhe lëvizjen studentore.
Në deklaratën e tij, Rama renditi persona të moshave të ndryshme, përfshirë një 17-vjeçar, të cilëve u atribuoi vepra të ndryshme penale, si prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, vjedhja, dhuna në familje, kundërshtimi i punonjësve të policisë, falsifikimi i dokumenteve dhe dëmtimi i pronës.
Kryeministri përmendi gjithashtu persona që, sipas tij, nuk kanë lidhje me universitetet apo me statusin e studentit, ndërsa për disa të tjerë foli për dënime të mëparshme, përfshirë dënime për trafikim të qenieve njerëzore dhe vrasje me paramendim.
Identitetet e personave që publikoi Rama:
Po e filloj me studentin e parë: studenti i parë është ‘’studenti’’ G.I: 57 vjeç, i cili është dënuar më parë për veprat e dhunës në familje dhe mosbindjes ndaj urdhrit të policisë, dënuar më parë.
Precedent kriminal ka ‘’studenti’’ B.P: 41 vjeç, prishje të rendit dhe qetësisë publike, dhunë në familje ndaj vëllait të tij dhe ndaj motrës, tentativë për të kryer marrëdhënie seksuale me të motrën.
Vazhdojmë me studentin, gjithmonë në thonjëza, A.B, 40 vjeç, precedentë kriminal për pjesëmarrje në protesta dhe tubime të paligjshme si dhe për dhunë ndaj punonjësit të policisë gjatë organizimit të protestave të paligjshme.
Vazhdojmë me ‘’studentin’’ E.K: Vjedhje, pjesëmarrje në protesta dhe tubime të paligjshme, pengimi i qarkullimit, dëmtime të tjera me dashje, të gjitha këto vepra për të cilat është dënuar më parë.
S.X: 28 vjeç, precedent kriminal për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
E.V: 45 vjeç, precedent kriminal për vetëgjyqësi, mashtrim, fshehje të ardhurash, i dyshuar për marrje financimesh nga fonde të Republikës Khomeiniste të Iranit.
S.D: 45 vjeç, precedentë kriminal për goditje për shkak të detyrës, falsifikim dokumentesh dhe ndotje.
Vazhdojmë me XH.P: 27 vjeç, precedentë kriminal, pjesëmarrje në protesta të paligjshme, pengim të qarkullimit, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Vazhdojmë me J.S: 20 vjeç, por jo student, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, precedent kriminal i regjistruar.
Vazhdojmë me V.A 36 vjeç. Precedent kriminal dënuar me 40 muaj burgim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në Britaninë e Madhe si dhe me dy vjet dhe pesë muaj burgim për veprën penale trafikim i qenieve njerëzore.
Vazhdojmë me A.M 28 vjeç precedent kriminal për veprën penale shkelje rregullave të qarkullimit dëmtim me dashje, mashtrim, falsifikim dokumentash.
Vazhdojmë me A.F 38 vjeç prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike si dhe vjedhje, precedentët e tij kriminalë.
Z.M 30 vjeç, prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike dënuar në Britaninë e Madhe dhe njëkohësisht vjedhje.
A.P 17 vjeç, as nxënës as student, precedent kriminal dëmtime të tjera me dashje.
L.A, 24 vjeç. Mashtrim, kundërshtim dhe goditje për shkak të detyrës së punonjës të policisë. Asnjë lidhje me universitetin, asnjë lidhje me studentët.
AB 20 vjeç, dëmtime me dashje, shkatërrim i pronës, prodhim dhe shitje e lëndës narkotike, asnjë lidhje me universitetin
F.D 32 vjeç, ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, vjedhje, prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike. Dëmtime të tjera me dashje pa asnjë lidhje me universitetin
L.M 37 vjeç. Kundërshtimi i punonjësit të policisë, prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta. Asnjë lidhje me universitetin
S.D 24 vjeç. Vjedhje, prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike
F.M 25 vjeç, precedent kriminal, plagosje lehtë me dashje, prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta, vjedhje, dënuar me një vit e gjashtë muaj burgim për veprën penale, shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë. Pra, një grabitës me dhunë.
I.G 36 vjeç, lokal për prostitucion, precedenti kriminal.
K.K 39 vjeç, precedent kriminal vjedhje dhe prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike.
L.V 24 vjeç, asnjë lidhje me Universitetin, precedent kriminal vjedhje.
M.A 32 vjeç, prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike. Edhe ky i fundit i dyshuar për financime nga republika Khomeniste e Iranit.
I.D 26 vjeç, precedent kriminal për veprën penale prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta, pa lidhje me universitetin.
K.B 20 vjeç asnjë lidhje me universitetin, dhunë në familje, prodhim dhe shitje lëndëve narkotike, shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor, prodhim dhe mbajtje pa leje armeve të ftohta.
R.B 30 vjeç, precedent kriminal vjedhje dhe prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike.
M.J 28 vjeç precedent kriminal kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik, asnjë lidhje me universitetin dhe ky.
N.L 28 vjeç, prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike pa lidhje me universitetin.
G.P 46 vjeç, goditje për shkak të detyrës, kanosje, shkatërrim i pronës, prishje rendit dhe qetësisë publike.
E.N 23 vjeç, prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike.
D.H 24 vjeç, prodhim dhe shitje e lëndës narkotike, dhunë në familje.
E.H 19 vjeç, prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike.
E.A 37 vjeç falsifikim dokumentash, fshehje të ardhurash, shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen e personit. 37 vjeç. Çfarë studenti është ky?
E.B 27 vjeç, precedent kriminal i deportuar nga Greqia për motivin e emigracionit të paligjshëm. Asnjë lidhje me universitetin.
D.C 28 vjeç. Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt. Asnjë lidhje me universitetin.
K.Z 22 vjeç. Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike. Asnjë lidhje me universitetin.
E.LL 42 vjeç prishja e qetësisë publike. Kundërshtimi i punonjësit të policisë asnjë lidhje me universitetin. I dyshuar edhe ky për financime nga Republika Khomeniste e Iranit.
A.LL 52 vjeç. 23 vjet burg për vrasje me paramendim armbajtje pa leje. Liruar nga burgu në 14/2/22. Shoqëruar disa herë në polici në vitet 2022, 2024, 2025 për konflikte dhe mosmarrëveshje, dhunues shembullor në protestën studentore në thonjëza.
A.I 33 vjeç, prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike. Kundërshtimi i punonjës të policisë, organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme.
O.B 21 vjeç, mbajtje pa leje armëve të ftohta. Dëmtime të tjera me dashje, asnjë lidhje me universitetin.
D.L 32 vjeç. Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike. Asnjë lidhje me universitetin.
B.P 39 vjeç, precedent kriminal për veprën finale penale falsifikim i letërnjoftimeve pasaportave dhe vizave. I dyshuar edhe ky për financime nga Republika Khomeiniste e Iranit.
J.G 26 vjeç, precedent kriminal për veprën penale, prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta.
A.B 42 vjeç, president kriminal për veprën penale pushtimi i tokës, organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme, prishja e qetësisë publike, dy herë goditje për shkak të detyrës, lidhje me universitetin zero./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar studentët që po protestojnë kundër tij, duke deklaruar se brenda turmës...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar identitetet e disa personave që morën pjesë në protestën studentore, të...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën lidhur me protestat kundër tij, duke thënë se Partia Demokratike mori auto...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestat studentore, duke thënë se liria për të protestuar ësht&eum...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar këto momente në rezidencën qeveritare në Vilën e Kuqe në T...
foto ilustruese RUSI- Në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë u gjetën eksplozivë, në Lituani u dogj një dyqan i IKEA-s, ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë sërish stolat e betonit para kryeministrisë, duke u kërkuar studentëve dialog...
Pamje TIRANA- Gazeta franceze "Le Figaro" i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit në Shqipëri, duke u ndalur te përplasjet f...
Edi Rama dhe Lana Nusseibeh TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka shprehur mbështetjen e Shqipërisë për Lana Nusseibeh, kandidaten e ...
Pamje TIRANA- Televizioni amerikan Fox News ka pasqyruar zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, duke publikuar pamje nga seanca plenare e së...