14 November 2026, 18:44
Nga E.d
Pamje
SHBA- Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në qytetin e Detroitit, në SHBA, ku dy burra kanë hipur me kuajt e tyre në një autobus të transportit publik. Ajo që e bëri edhe më të veçantë situatën ishte reagimi i shoferit, i cili jo vetëm që i lejoi të futeshin, por uli edhe rampën e posaçme për personat me aftësi të kufizuara, me qëllim lehtësimin e hyrjes së kafshëve. Pamjet e incidentit, të regjistruara më 7 nëntor nga kamerat e sigurisë dhe të publikuara më pas në rrjetet sociale, u bënë virale.
Në videon e publikuar dëgjohet shoferi duke iu përgjigjur dy burrave: “Nëse mund të hyjnë, lërini të hyjnë”. Dy kuajt futen në autobusin pothuajse bosh, përshkojnë korridorin dhe dalin pak sekonda më vonë nga dyert e pasme. Gjatë momentit të hipjes, shoferi shfaqet edhe disi i shqetësuar për pasojat që mund të kishte ky veprim.
Videoja shkaktoi reagime dhe diskutime të shumta në internet, veçanërisht për sigurinë e pasagjerëve dhe rregullat që zbatohen për transportin e kafshëve në autobusët publikë. Agjencia e Transportit të Detroitit (DDOT) bëri të ditur se ka shqyrtuar pamjet dhe se transportimi i kuajve nuk lejohet sipas rregullave të saj, pasi mund të krijojë rrezik për pasagjerët dhe vetë kafshët.
Ndërkohë, pronari i kuajve, Jordan Williams, pjesë e ekipit Urban City Cowboys, shpjegoi se veprimi kishte si qëllim të tërhiqte vëmendjen ndaj komunitetit të kaubojve me ngjyrë në Detroit dhe të tregonte praninë e tyre në jetën e qytetit. Ai tha se synimi ishte të krijonin një video që do të nxiste interesin e publikut për këtë komunitet.
Nga ana tjetër, DDOT theksoi se, megjithëse e kupton qëllimin e veprimit, incidenti ngriti shqetësime serioze për sigurinë. Agjencia e konsideroi rastin një mundësi për ritrajnimin e shoferëve dhe rikujtimin e rregullave të transportit publik, pa bërë të ditur nëse do të vendosen masa konkrete ndaj shoferit apo dy pronarëve të kuajve./Dosja.al
kuaj shba video
Bota
14 November 2026, 18:35
E.d
Pamje
SHBA- Pasagjerët në Aeroportin Ndërkombëtar O’Hare të Çikagos përjetuan orë të tëra pritjeje, ...
Bota
14 November 2026, 18:19
E.d
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin po kërkon që Britania e Madhe dhe Franca të angazhohen të mos përdorin armë...
Bota
14 November 2026, 17:56
E.d
Foto ilustruse
IRAN- Dy dronë të lëshuar nga rebelët Houthi, të mbështetur nga Irani, janë interceptuar dhe shkatërrua...
Bota
14 November 2026, 17:43
E.M
FILADELFIA- Filadelfia është thyer në qendër të vëmendjes së adhuruesve të kinemasë pas rreth 50 vite nga premiera...
Bota
14 November 2026, 17:41
E.d
Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy
SHBA- Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy ka bërë të ditur se kaosi i krijuar në aer...
Bota
14 November 2026, 17:35
E.d
Presidenti amerikan, Donald Trump.
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe liderin kinez, Xi Jinping, n&...
Bota
14 November 2026, 16:16
E.M
GREQI- Dy të rinj në moshën 21-vjeçare janë arrestuar në Greqi, pasi dyshohet se mashtronin qytetarët duke u...
Bota
14 November 2026, 15:44
E.M
SHBA- Binance ka njoftuar këtë të shtunë se synon të rivendosë plotësisht shërbimet e tërheqjes për të g...
Bota
14 November 2026, 15:10
E.M
KINË- Jensen Hung, Ish-drejtori ekzekutiv i Nvidia, dyshohet se ka keqinformuar disa prej drejtuesve më të lartë të kompanisë lid...
Bota
14 November 2026, 14:15
E.M
GREQI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë operacionit për shuarjen e një zjarri në një ndërtes&...