6 November 2026, 13:55
Nga E.M

FRANCË- Në Francën lindore ka ndodhur një aksident i rëndë mëngjesin e sotëm më 6 nëntor ku një autobus që transportonte nxënës ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Autoritetet franceze kanë konfirmuar se janë shkaktuar disa viktima, ndërsa ekipet e emergjencës janë angazhuar në vendngjarje për t’u ardhur në ndihmë të dëmtuarve.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin Lent, në verilindje të Lionit, rreth 55 kilometra larg kufirit me Zvicrën. Sipas kryebashkiakut të qytetit, Yves Cristin, autobusi ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë që ndodhej në një kanal anësor.
Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të aksidentit dhe numri i saktë i personave të lënduar. Ministria e Arsimit dhe prefektura e Ain kanë konfirmuar se bëhet fjalë për disa viktima.
Ministri francez i Arsimit, Edouard Geffray u shpreh i tronditur nga ajo që ka ndodhur. Ai e cilësoi situatën veçanërisht të vështirë, pasi bëhej fjalë për fëmijë. Ndërkohë, ministri i Transportit, Philippe Tabarot, njoftoi se ishte nisur drejt vendngjarjes për të ndjekur nga afër situatën. Deri më tani nuk ka një bilanc përfundimtar mbi viktimat dhe të plagosurit./Dosja.al
FRANCË Lionit Ministria e Arsimit Edouard Geffray
Bota
6 November 2026, 13:21
E.M
KENIA- Paul Mackenzie, Udhëheqësi i një sekti fetar në Kenia, është dënuar me 200 vite burg për vrasjen e 191 personave...
Bota
6 November 2026, 13:02
E.M
INDI- Në shtetin verior Uttarakhand të Indisë është rritur ndjeshëm numri i viktimave si pasojë e një orteku. Pasi...
Bota
6 November 2026, 12:53
E.M
IZRAEL- Pas zgjedhjeve parlamentare të tetorit Izraeli vijon të përballet me një ngërç politik ndërsa Gadi Eisenkot, rival...
Bota
6 November 2026, 12:03
E.M
LISBONË- Ditën e sotme janë shënuar po ashtu alarme me bombë në fluturimet në Evropë pas njoftimeve të së...
Bota
6 November 2026, 11:54
E.M
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se ndikimi i madh ekonomik dhe politik i miliarderit Elon Musk mund të pë...
Bota
6 November 2026, 11:13
E.M
KALIFORNI- Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, njoftoi të enjten se synon të ndryshojë dënimet me vdekje për të gjith&e...
Bota
6 November 2026, 11:11
E. D
SERBI- Lista e Studentëve në Serbi ka prezantuar një sërë propozimesh në fushën e punës dhe çështjeve ...
Bota
6 November 2026, 10:23
E.M
TURQI- Një seri sulmesh me armë zjarri kanë ndodhur në provincën Afyonkarahisar, në Turqinë perëndimore ku tetë pe...
Bota
6 November 2026, 09:46
E.M
FRANCË- Ministri i brendshëm Laurent Nunez deklaroi këtë te premte se dy persona kanë humbur jetën pasi automjeti i tyre u r...
Bota
6 November 2026, 09:11
E.M
SHBA- Marco Rubio, Sekretari amerikan i Shtetit, ka mohuar raportimet se po shqyrton largimin nga administrata e Donald Trump për t’u përgatitu...