LIVE UPDATES
Bota

Nga pensioni social, orari 32-orësh i punës dhe 3 muaj pushim për baballarët e rinj, Lista Studentore prezanton programin e ri

Lista e Studentëve propozon edhe ndryshime në sistemin e pensionimit të parakohshëm, duke synuar lehtësimin e penalizimeve për personat me shumë vite përvojë pune. Sipas propozimit, pensionistët që kanë të paktën 42 vite përvojë pune do të përjashtoheshin plotësisht nga penalizimet pasi të mbushnin moshën 65-vjeçare.

6 November 2026, 11:11 Nga E. D

Nga pensioni social, orari 32-orësh i punës dhe 3 muaj pushim për

SERBI- Lista e Studentëve në Serbi ka prezantuar një sërë propozimesh në fushën e punës dhe çështjeve sociale, me synimin për të përmirësuar kushtet e punëtorëve dhe për të forcuar mbrojtjen financiare të pensionistëve, veçanërisht të atyre me të ardhura të ulëta. Ndër propozimet kryesore janë rritja dhe përshtatja më e shpeshtë e pensioneve, vendosja e një pensioni social për personat mbi 65 vjeç që nuk kanë përfituar pension, si dhe ndryshime në orarin e punës dhe pagesën e orëve shtesë.

Sipas programit të prezantuar, pensionet do të përshtateshin dy herë në vit, në mënyrë që rritja e tyre të reflektojë më mirë ndryshimet e çmimeve dhe të të ardhurave. Për pensionistët që marrin pensione të ulëta parashikohet edhe një rritje shtesë prej 5 për qind. Një tjetër masë e propozuar është vendosja e pensionit social për qytetarët mbi 65 vjeç, të cilët nuk kanë përvojë të mjaftueshme pune ose nuk kanë arritur të fitojnë të drejtën për pension.

Programi parashikon gjithashtu që pensionet familjare që janë nën minimumin e përcaktuar me ligj të plotësohen deri në këtë nivel. Për personat që kanë humbur bashkëshortin ose bashkëshorten propozohet një shtesë deri në 15 për qind të pensionit që merrte partneri i ndjerë. Për pensionistët në gjendje të vështirë ekonomike do të ofrohej edhe ndihmë e veçantë financiare nga buxheti i shtetit.

Lehtësime për pensionistët e parakohshëm

Lista e Studentëve propozon edhe ndryshime në sistemin e pensionimit të parakohshëm, duke synuar lehtësimin e penalizimeve për personat me shumë vite përvojë pune. Sipas propozimit, pensionistët që kanë të paktën 42 vite përvojë pune do të përjashtoheshin plotësisht nga penalizimet pasi të mbushnin moshën 65-vjeçare.

Ndërsa personave me 40 deri në më pak se 42 vite përvojë pune do tu përgjysmohej penalizimi pas moshës 65 vjeç, ndërsa ai do të hiqej plotësisht pas moshës 70 vjeç. Në program përfshihen edhe masa për prindërit dhe kujdestarët që përkujdesen për fëmijë ose anëtarë të rritur të familjes që kanë nevojë për kujdes të vazhdueshëm. Për ta parashikohet mundësia e pagesës së kontributeve nga buxheti i shtetit dhe njohja e deri në pesë viteve të stazhit të punës gjatë karrierës.

Javë pune katërditore dhe kufizim i kontratave me afat

Në fushën e të drejtave të punëtorëve, Lista e Studentëve propozon mundësinë e vendosjes së javës katërditore të punës, me gjithsej 32 orë në javë dhe ruajtjen e pagës së plotë në sektorë të caktuar. Megjithatë, kjo nuk do të ishte një detyrim për të gjithë punëdhënësit, por një mundësi për ata që dëshirojnë ta zbatojnë këtë model.

Një tjetër propozim është kufizimi në 12 muaj i kohëzgjatjes së punësimit me kontratë me afat të caktuar. Pas kësaj periudhe, punëdhënësi do të duhej t'i ofronte punonjësit kontratë pa afat. Programi parashikon gjithashtu rritjen e pagesës për orët shtesë, punën gjatë natës dhe punën të dielave, si dhe ndryshime në rregullat për pushimin mjekësor, të drejtat prindërore dhe mbrojtjen sociale.

Duke komentuar këto propozime për Euronews Serbia, Dragan Todorović, kryetar i Shoqatës së Sindikatave të Pavarura të Beogradit, tha se ato përbëjnë një bazë të mirë për përmirësimin e pozitës së punëtorëve, por kërkojnë diskutime të mëtejshme me sindikatat dhe punëdhënësit. Sipas tij, shumica e masave janë në përputhje me kërkesat që sindikatat i kanë parashtruar prej vitesh.

Todorović sqaroi se propozimi për javën katërditore nuk nënkupton detyrimin e kompanive për të shkurtuar orarin e punës, por krijon mundësinë që punëdhënësit ta zbatojnë këtë model nëse e vlerësojnë të përshtatshëm. Ai theksoi se punonjësit në Serbi punojnë mesatarisht rreth 42 orë në javë, ndërsa në Gjermani kjo mesatare, sipas tij, është 36 deri në 37 orë.

Një problem tjetër, sipas tij, është moszbatimi i rregullave ekzistuese të punës, veçanërisht në sektorin e ndërtimit dhe në disa shërbime. Ai vlerëson se punëdhënësit që shkelin ligjin shpesh nuk përballen me pasoja të mjaftueshme, ndërsa kompanitë që respektojnë rregullat gjenden në një pozitë të pafavorshme.

Todorović mbështet edhe propozimin për kufizimin e kontratave me afat të caktuar në 12 muaj. Sipas tij, kjo do të ulte pasigurinë e punonjësve dhe do t'u ofronte atyre më shumë siguri në punësim. Sa i përket rritjes së pagesave për punën jashtë orarit, gjatë natës dhe të dielave, ai theksoi se këto ndryshime duhet të shoqërohen me kontrolle më të forta nga inspektoratet e punës.

Sipas tij, është e nevojshme të rritet numri dhe efikasiteti i inspektorëve, si dhe të ashpërsohen gjobat për punëdhënësit që shkelin ligjin. Ai argumentoi se një gjobë e lartë do t'i detyronte punëdhënësit të mendoheshin më shumë përpara se të shkelnin rregullat, ndërsa përdorimi i teknologjisë mund të ndihmonte në monitorimin më efektiv të zbatimit të ligjit. Po ashtu, Todorović vlerësoi se përmirësimi i kushteve të punës dhe mbrojtja e pensionistëve kërkojnë një marrëveshje më të gjerë shoqërore, ku të përfshihen shteti, punëdhënësit, punëtorët, qytetarët dhe pensionistët./Dosja.al

Lista e Studentëve në Serbi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin