6 November 2026, 13:02
Nga E.M

INDI- Në shtetin verior Uttarakhand të Indisë është rritur ndjeshëm numri i viktimave si pasojë e një orteku. Pasi ekipet e shpëtimit nxorrën një trup të pajetë njoftuan se numri i personave që humbën jetën ka shkuar në shtatë këtë të premtë ndërkohë që një tjetër mbetet deri më tani i zhdukur.
Një ekip i përbashkët nga Forca Shtetërore e Reagimit ndaj Fatkeqësive dhe Instituti Nehru i Alpinizmit nxori trupin pranë Kedarkhadak në distriktin Uttarkashi. Dy viktimat e gjetura të enjten u identifikuan si Rintu Mandal, 40 vjeç, dhe Uday Ghosh, 30 vjeç, të dy nga distrikti Bankura i Bengalit Perëndimor.
Ekipet e shpëtimit kanë luftuar me 3 deri në 3.7 metra borë të akumuluar, terren të paqëndrueshëm dhe kushte të pafavorshme moti. Trupat e gjetur u transportuan në një kamp bazë përpara se të transportoheshin me helikopter në Uttarkashi.
Ekspedita e ecjes në male u nis nga Gangotri më 27 tetor dhe ishte planifikuar të kthehej më 29 tetor, por reshjet e dendura të borës dhe ortekët bllokuan rrugën.Katër anëtarë të ekspeditës u shpëtuan më herët, ndërsa tetë të tjerë mbetën të bllokuar.
Ndërkohë hetimet dhe operacionet e shpëtimit po vazhdojnë për të gjetur personin e zhdukur./Dosja.al
Indi
Bota
6 November 2026, 12:53
E.M
IZRAEL- Pas zgjedhjeve parlamentare të tetorit Izraeli vijon të përballet me një ngërç politik ndërsa Gadi Eisenkot, rival...
Bota
6 November 2026, 12:03
E.M
LISBONË- Ditën e sotme janë shënuar po ashtu alarme me bombë në fluturimet në Evropë pas njoftimeve të së...
Bota
6 November 2026, 11:54
E.M
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se ndikimi i madh ekonomik dhe politik i miliarderit Elon Musk mund të pë...
Bota
6 November 2026, 11:13
E.M
KALIFORNI- Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, njoftoi të enjten se synon të ndryshojë dënimet me vdekje për të gjith&e...
Bota
6 November 2026, 11:11
E. D
SERBI- Lista e Studentëve në Serbi ka prezantuar një sërë propozimesh në fushën e punës dhe çështjeve ...
Bota
6 November 2026, 10:23
E.M
TURQI- Një seri sulmesh me armë zjarri kanë ndodhur në provincën Afyonkarahisar, në Turqinë perëndimore ku tetë pe...
Bota
6 November 2026, 09:46
E.M
FRANCË- Ministri i brendshëm Laurent Nunez deklaroi këtë te premte se dy persona kanë humbur jetën pasi automjeti i tyre u r...
Bota
6 November 2026, 09:11
E.M
SHBA- Marco Rubio, Sekretari amerikan i Shtetit, ka mohuar raportimet se po shqyrton largimin nga administrata e Donald Trump për t’u përgatitu...
Bota
6 November 2026, 08:59
E.M
SHBA- Papa Leo XIV pas operacionit në mushkëri do të nisë një udhëtim në Amerikën Latine në kuadër të nj...
Bota
6 November 2026, 08:45
E. D
RUSI- Kur Andrei Ilinbayev kontaktoi për herë të fundit familjarët e tij më 3 tetor, ai tha se kishte kaluar testin mjekësor...