LIVE UPDATES
Politike

E shtuna do jetë protestë kombëtare/ Berisha: E kanë thirrur studentët, do e mbështesë PD! Suksesi i kësaj dite duhet të jetë dërrmues për Edi Ramën(VIDEO)

Ai theksoi se Partia Demokratike do të jetë në krah të studentëve dhe pedagogëve, ndërsa kërkoi solidarizimin e gjimnazeve dhe shkollave në të gjithë Shqipërinë.

21 October 2026, 14:27 Nga E.d
E shtuna do jetë protestë kombëtare/ Berisha: E kanë thirrur
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se PD mbështet protestën kombëtare të së shtunës, e cila sipas tij është thirrur nga studentët dhe gjimnazistët në kuadër të revoltës kundër qeverisë së Edi Ramës. Gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së, Berisha u bëri thirrje strukturave të partisë të angazhohen për mobilizimin e qytetarëve dhe të mbështesin protestën e të rinjve, duke kërkuar pjesëmarrje sa më masive nga të gjitha qytetet e vendit.

Ai theksoi se Partia Demokratike do të jetë në krah të studentëve dhe pedagogëve, ndërsa kërkoi solidarizimin e gjimnazeve dhe shkollave në të gjithë Shqipërinë. Berisha vlerësoi gjithashtu pjesëmarrjen e pedagogëve në protestat e fundit, duke shtuar se protestat studentore përfaqësojnë një revoltë të të rinjve kundër qeverisë.

 

Sali Berisha: Siç jeni në dijeni, anëtarët e kryesisë janë ndarë në detyra konkrete dhe kanë nisur punën, dhe kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme.  Angazhimi juaj krahas drejtuesve të degëve, krahas koordinatorëve, ka një rëndësi kapitale. Dhe është barometri më i mirë i rezultatit të secilit.  Po, duhet të bëjmë gjithçka për rezultate të matshme. Objektivat janë shumë të qarta. Solidarizimi me grevën e studentëve nga çdo gjimnaz dhe shkollë në Shqipëri është e domosdoshme.

Pjesëmarrja sa më masive në protestën e tyre është po kaq e domosdoshme. Ndaj dhe duhet të ndërtoni aty ku jeni, të gjithë organizimin e nevojshëm në degën për të përmbushur këtë mision. Protesta e studentëve dhe të rinjve gjimnazistë, e them dhe njëherë që të jemi shumë të qartë, është një protestë që ne e mbështesim totalisht dhe e mbrojmë atë. 

Është një protestë në të cilën ne jemi më aktivë se kurrë.  Është një protestë në të cilën janë, në rolin e tyre që orën e parë, një numër i madh anëtarësh të Forumit Rinor dhe të Partisë Demokratike.  Dhe ata kanë meritë të veçantë. Dhe unë i përshëndes dhe i përgëzoj sot ata. Një grup që i përmbushi detyrat. I përmbushi në një kohë kur në pamje të parë ishte jo e lehtë. Duhet të jemi realistë. Po kështu detyrat i ka përmbushur, në raport me zhvillimet të themi, ne mbështetëm Sindikatën e Pavarur, Departamenti i Arsimit u shndërrua në një bashkërendim dhe mbështetje të fuqishme me pedagogët.  Me qindra pedagogë të lidhur me Partinë Demokratike janë sot krahas të tjerëve në protestë. 

Sindikata e Arsimit të Lartë në mbrojtje të interesave më të mira të pedagogëve të universiteteve dhe studentëve bëri thirrje, të cilës Partia Demokratike iu përgjigj me vendosmërinë më të madhe.  Në këtë aspekt, çdonjëri duhet ta ketë të qartë, kjo është një revoltë studentore, por ne jemi dhe do të jemi aktivë në këtë revoltë në mbështetje të studentëve me të gjithë potencialin tonë.  Ishte një meritë e madhe e veçantë e strukturave, të cilat treguan kujdesin e duhur për ta mbrojtur nga Jagot, nga ata të cilët punonin ditë e natë kundër protestës së 140-150 ditore. Ditën thërrisnin për dorëheqjen e Edi Ramës, në darkë në studio deklaronin se po protestojnë për korrigjimin e qeverisë.  Këta kanë shumë pak dallim nga ato maskat që dalin nga ministria e Brendshme duke bërtitur 'Rama ik'. Të njëjtë janë, siamezë me ta. Prandaj ne e kemi mbrojtur dhe do e mbrojmë protestën. Ta dinë mirë. Protesta është protestë e idealeve të të rinjve shqiptarë. Janë Makbethë ata që kërkojnë ose mendojnë t'i minojnë ato.

T'i manipulojnë ato. E shtuna është një ditë shumë e rëndësishme, jashtëzakonisht e rëndësishme, për t'iu përgjigjur terrorit të kuq të Edi Ramës. Do shënohet me germa nderi protesta e djeshme dhe vazhdimi i saj i pedagogëve të universiteteve.  Protestë që u mblodh pikërisht të nesërmen e ditës së terrorit më maksimal ndaj studentëve dhe që Edi Rama mendoi bashkë me falangat e tij të krimit, se po lante duart me protestën.  Pra aty, të nesërmen, mijëra pedagogë u mblodhën në krah të studentëve.

Tani është koha, dhjetëra mijëra, qindra mijëra qytetarë duhet të jenë pararojë e studentëve.  Duhet të mbështesin studentët dhe duhet të ndahemi me këtë të keqe.  Ndaj dhe krahas punës që do bëni çdo ditë në degët ku jeni ngarkuar, një ditë e veçantë është dita e shtunë. Është dita e protestës kombëtare, e thirrur nga studentët, që e mbështet me të gjithë fuqinë e vet Partia Demokratike. Suksesi i kësaj dite duhet të jetë dërrmues për Edi Ramën dhe narkoshtetin shqiptar./Dosja.al

protesta

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin