21 October 2026, 12:24
Nga E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka paralajmëruar masa të reja ndaj personave që përfshihen në akte dhune dhe dëmtimi të pronës gjatë protestave në Tiranë. Gjatë një takimi me sektorin bankar, kryeministri tha se familjet e të miturve që kryejnë akte të tilla mund të përballen me pasoja financiare dhe kufizime në marrjen e shërbimeve shtetërore.
Por paralajmërimet e kryeministrit nuk u ndalën këtu. Ai foli edhe për kufizimin e aksesit të personave të përfshirë në akte dhune në aeroporte, trena, hotele dhe mjete të tjera transporti. Në lidhje me këtë, ai tha se qeveria ka nisur bashkëpunimin me vendet europiane për të penguar hyrjen në këto shtete të personave që identifikohen si të dhunshëm.
Edi Rama: Do të vijë fatura në familje, do paguajë familja, nuk do marrë më asnjë shërbim nga shteti familja e një të mituri që vjen dhe djeg pronën e tjetrit. Dhe patjetër që ne do të vendosim në një regjistër të veçantë njerëzit e dhunshëm dhe patjetër që do t'ju mbyllim shumë aksese. Do t'ju mbyllim shumë aksese nëpër aeroporte, nëpër hotele, nëpër trena, nëpër të gjitha mjetet e transportit dhe natyrisht që do të bashkëpunojmë dhe e kemi nisur punën me vendet e Bashkimit Europian për t’ua ndaluar aksesin në ato vende si njerëz të dhunshëm.
Kështu që, është absolutisht shumë e rëndësishme që të kuptohet që dhuna nuk ka vend dhe nuk ka për të pasur vend në këtë vend. Ndërkohë që dialogu, shkëmbimi i ideve, ballafaqimi demokratik i argumentave, ulja në tryezë për të gjetur rrugë të reja, të cilat mund të na shërbejnë siç na shërbyen në protestën e jashtëzakonshme të 2018-ës që ishte një protestë studentësh paqësore, një protestë pedagogësh dhe studentësh, jo një protestë e disave që përpara se të jenë pedagogë janë flamurtarë të një partie opozitare dhe që vijnë edhe thyejnë karriget e dialogut atje tek Kryeministria me gjithfarë njerëzish që s'kanë lidhje fare me universitetin dhe që nuk distancohen nga dhuna./Dosja.al
edi rama
Politike
21 October 2026, 12:13
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është vend mik i Izraelit, hebrenjve, Arabisë Saudite, Katarit dhe Turqis...
Politike
21 October 2026, 12:11
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka paralajmëruar masa ndaj personave që kanë shkaktuar dëme gjatë protestave n...
Politike
21 October 2026, 12:07
I.A
Gent Sejko
TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka garantuar qytetarët për sigurinë e depozitave t&...
Politike
21 October 2026, 12:03
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur për sulmet e bërë ndaj bankave gjatë protestës studentore e cila po zhvillo...
Politike
21 October 2026, 11:56
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar duke gjetur shkakun e protestave të studentëve kundër qeverisë së tij te elemen...
Politike
21 October 2026, 11:38
E.d
Michael Gahler
TIRANA- Eurodeputeti gjerman Michael Gahler, zëdhënës për politikën e jashtme i Grupit të Partisë Pop...
Politike
21 October 2026, 11:09
E.d
Ina Zhupa
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar për protestat e studentëve kundër qeverisë, duke akuzuar krye...
Politike
21 October 2026, 10:59
E.d
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati
TIRANA- Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar në lidhje me protestat studentore që kan&...
Politike
21 October 2026, 10:31
E.d
Ekaterina Trendafilova, kryetare e Gjykatës Speciale
Në Kosovë nxiti reagime një deklaratë e kryetares së Dhomave të Speci...
Politike
21 October 2026, 09:00
E.d
Pamje
TIRANA- Deputeti i PD, Bardh Spahia ka denoncuar plagosjen me plumba të një protestuesi. Në një reagim në rrjete sociale, Spahi...