LIVE UPDATES
Politike

"Kjo mbledhje kryesie vjen në prag të protestës kombëtare" / Berisha: Rama ka humbur logjikën dhe po kërcënon njësoj si paraardhësit e tij xhelatë(VIDEO)

Berisha deklaroi se kryeministri, ka kaluar nga ftesat për dialog te paralajmërimet për penalizime ndaj protestuesve, përfshirë kufizime të lëvizjes dhe detyrimin për të shlyer dëmet e shkaktuara.

21 October 2026, 13:36 Nga E.d
"Kjo mbledhje kryesie vjen në prag të protestës
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke komentuar deklaratat e tij për masat ndaj protestuesve që kanë shkaktuar dëme gjatë përplasjeve në Tiranë. Gjatë një mbledhjeje të Kryesisë së PD-së, Berisha e akuzoi Ramën për kërcënime ndaj qytetarëve dhe e cilësoi qeverisjen e tij si një narkoregjim.

Berisha deklaroi se kryeministri, ka kaluar nga ftesat për dialog te paralajmërimet për penalizime ndaj protestuesve, përfshirë kufizime të lëvizjes dhe detyrimin për të shlyer dëmet e shkaktuara. Lideri i opozitës kritikoi gjithashtu përpjekjet e kryeministrit për të krahasuar masat e paralajmëruara në Shqipëri me ato të vendeve të tjera europiane, duke përmendur Francën dhe Italinë.

 

Sali Berisha: Thirrëm këtë mbledhje kryesie në prag të protestës kombëtare kundër narkodiktaturës dhe narkoregjimit. Edi Rama nga paniku i tmerrshëm që e ka ngërthyer, frika e madhe se dita e llogarisë po vjen, ka humbur logjikën, arsyen dhe është lëshuar në kërcënime bajate, vulgare që faktojnë të gjithë arketipin e tij psikologjik, genet e paraardhësve të tij prej xhelatësh dhe vazhdon kërcënime nga më të ndryshmet ndaj protestuesve. Në mëngjes i fton për dialog. Pasi ia përmbysin karriget, del tani me fjalim tjetër me bankierët dhe mendon se fuqia monetare e bankave do mund ta kthejë kundër protestës.

Bankat janë biznese, të cilat nuk funksionojnë sipas parimeve të një narkodiktatori, por funksionojnë sipas ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare të sektorit bankar financiar. Sot ai kërcënoi protestuesit për blacklistime, për linçime, për heqje pasaportash udhëtimi, për bllokimi të transportit publik. I nxjerr të gjitha nga arkiva e etërve të tij. Kërcënon se do u bëjë ngarkim zhdëmtimin. Shikoni të dashur qytetarë se çfarë hipokrizie, çfarë pretendon ky? Ky njeri flet për dëme në një kohë kur ka ndërtuar me paratë e baballarëve të atyre që protestojnë sarajet me themele më të gjata se vila e Enverit, se diktatori ideologjik që kishim.
Ka rrethuar sarajet e tij me një park që nuk e ka as pallati mbretëror.
Ka paguar, ky që flet për dëme dhe taksa, ka paguar një litër naftë për metër katror sepse ka vendosur të ulë vetë çmimet pesë herë që mund të paguante ai.

Ky flet për dëme, ka fytyrë të flasë për dëme ky njeri që ka zhdukur 130 milionë euro në djegësin e Tiranës. Që ka zhdukur në total 200 milionë euro me tre djegësat, asnjëri prej tyre nuk punon. Ka fytyrë ky të flasë për zhdëmtime që ka lënë vendin pa porte për herë të parë në historinë e tij. Që portin e Durrësit e plaçkiti me Alabarin e tij për të ndërtuar Dubain e 1001 netëve. Ka fytyrë ky të flasë për dëmtimet që ka ndërtuar rrugët me çmime 8 deri 10 herë më të larta. Që ka ndërtuar shkolla 8 deri 10 herë më të larta se standardi i BE. Ka moral ky të përmendë dëmtime? Njeriu që është akuzuar se ka transportuar me qindra valixhe diplomatike para të vjedhura dhe refuzon kontrollin parlamentar.

Ka fytyrë të flasë për dëme ky që do t’i plaçkisë aeroportin e Vlorës kompanive private vetëm se kontrata ka 130 milionë euro bileta të munguara, të firmosura prej tij. A ka hipokrizi të shkallës më të lartë se kjo, më thoni mua? A mund të flasë ky për dëmtime në një kohë kur me narkoshtetin e tij i ka bërë gjëmën Shqipërisë dhe shqiptarëve. Me narkoshtetin e tij që ndërtoi, vendosi në Shqipëri regjimin pushtues më shkatërrimtar.

A mund të flasë ky për dëme në një kohë kur me narkoeurot ka vrarë me mijëra ndërmarrje eksporti. Ka ulur prodhimin industrial me 15.3 përqind. Ka ulur në katër vite eksportet e vendit me 28 përqind.
A mund të flasë për dëme ky që me vjedhjet e tij, kartelet e drogës dhe narkoshtetin ka përzënë nga Shqipëria në 10 vite, 1 milion e 99 mijë shqiptarë vetëm në hapësirën e Shengenit. A mund të krahasojë ky veten me Makronin, me Melonin apo të tjerët, cili prej tyre ka të regjistruara akte të tilla? Ky duhet të lajë gojën kur të përmendë emrat e tyre./Dosja.al

Sali Berisha

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...