8 November 2026, 21:08
Nga E.M

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump i ka kërkuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të vijojë me zbatimin e planit të paqes për Rripin e Gazës, gjatë një bisede telefonike që dy liderët zhvilluan të enjten e kaluar.
Sipas burimeve Trump dëshiron që plani të ecë përpara, pavarësisht se si do të formohet qeveria e re në Izrael pas zgjedhjeve. Plani parashikon çarmatimin e Hamasit, çmilitarizimin e Gazës dhe kalimin e administrimit të territorit në duart e një qeverie të re palestineze me ekspertë dhe teknikë të pavarur.
Administrata amerikane ka shmangur presionin për zbatimin e planit gjatë fushatës zgjedhore në Izrael, për të mos e kthyer çështjen në një tjetër përplasje politike.
Plani me 20 pika dhe çarmatimi i Hamasit
Izraeli dhe Hamasi kishin rënë dakord për planin me 20 pika të propozuar nga Trump, i cili çoi në përfundimin e luftës në Gaza dhe lirimin e pengjeve. Në kuadër të marrëveshjes u krijua edhe Këshilli i Paqes i presidentit amerikan, i cili po punon për fazën e ardhshme të procesit.
Ndër masat kryesore janë krijimi i një qeverie palestineze teknokrate, vendosja e një force ndërkombëtare stabilizimi dhe largimi i organizatave të armatosura nga kontrolli politik dhe i sigurisë në territor.
Megjithatë, qeveria izraelite ka treguar rezerva për zbatimin e këtyre masave, kryesisht për shkak të zhvillimeve të brendshme politike dhe shqetësimeve për sigurinë.
Netanyahu dyshon se Hamasi do të dorëzojë armët
Gjatë vizitës së tij në Izrael në gusht, Jared Kushner, këshilltar dhe dhëndër i Trump, i kishte bërë të ditur Netanyahut se Hamasi kishte pranuar për herë të parë të dorëzonte armatimin.
Kushner i kishte kërkuar kryeministrit izraelit të ndërmerrte hapat e nevojshëm për të verifikuar nëse ky angazhim mund të zbatohej në praktikë.
Por Netanyahu vijon të jetë skeptik për gatishmërinë e Hamasit për t’u çarmatosur. Ai pretendon se organizata vazhdon të armatoset dhe të rindërtojë kapacitetet e saj ushtarake në Gaza.
Sipas një zyrtari të lartë amerikan, çarmatimi do të zhvillohet në mënyrë graduale dhe çdo fazë do të verifikohet me kujdes. Ai theksoi gjithashtu se rindërtimi i Gazës nuk do të nisë pa pasur fillimisht përparim konkret në procesin e çarmatimit të Hamasit.
Në bisedën telefonike mes Trump dhe Netanyahut morën pjesë edhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, si dhe të dërguarit Jared Kushner dhe Steve ëitkoff.
Sipas burimeve të cituara nga Axios, biseda u zhvillua në një atmosferë pozitive dhe konstruktive, ku në fokus ishin hapat e ardhshëm për Gazën. Nismën për telefonatën e kishte marrë vetë Netanyahu, ndërsa në diskutim u përfshi edhe lufta me Iranin./Dosja.al
Donald Trump Benjamin Netanyahu
Bota
8 November 2026, 21:03
E.d
Pamje
JEMEN- 33 persona, përfshirë gra dhe fëmijë kanë humbur jetën nga sulmet ajrore të Arabisë Saudite në...
Bota
8 November 2026, 20:33
E.M
IRAN- Ministri i Jashtëm iranian, Seyed Abbas Araghchi i ka dërguar një mesazh këtë të diele SHBA-së përmes një po...
Bota
8 November 2026, 20:29
E.d
Abbas Araghçi
IRAN- Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghçi, i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë Sht...
Bota
8 November 2026, 20:16
E.M
FRANCË- Protestat në Francë kanë vijuar për të katërtën fundjavë radhazi. Sipas Ministrisë së Brendshme ...
Bota
8 November 2026, 20:08
E.d
Donald Trump përshëndet Jensen Huang pas një takimi mbi AI-në në Shtëpinë e Bardhë
SHBA- Një memo e qeverisë...
Bota
8 November 2026, 19:34
E.d
Pamje nga sulmi
POLONI- Një turist britanik që ndodhej me familjen e tij në sheshin kryesor të Krakovit, në momentin kur ndodhi sulmi...
Bota
8 November 2026, 19:31
E.M
GAZA- Kampet e strehimit në Gaza janë përmbytur nga reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta duke shkatërruar kështu mi...
Bota
8 November 2026, 19:14
E.d
Pamje
Dy tigra tashmë po bredhin nëpër natyrën e egër të Kazakistanit, gati 80 vjet pasi këta grabitqarë u panë p...
Bota
8 November 2026, 19:03
E.d
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se një ndërhyrje e re ushtarake kundër Iranit është shum&eum...
Bota
8 November 2026, 18:24
E.M
EGJIPT- Pas situatës tragjike në Egjipt ku të paktën 7 persona humbën jetën dhe 112 u plagosën pasi një tren pasagjer&e...