LIVE UPDATES
Editorial

AI: Sa 'të frikësuar' duhet të jemi?

Oferta tjetër, GPT-3, u vu në dispozicion në nëntor. Ndërfaqja Chatbot-GPT e nxjerrë nga ai programim ishte shërbimi që lançoi një mijë artikuj lajmesh dhe postimesh në mediat sociale, ndërsa reporterët dhe ekspertët testuan aftësitë e tij - duke u befasuar shpesh me rezultate mahnitëse.

16 March 2023, 16:56 Nga Anthony Zurcher
AI: Sa 'të frikësuar' duhet të jemi?
Foto ilustruese

Inteligjenca artificiale ka fuqinë e jashtëzakonshme për të ndryshuar mënyrën se si e jetojmë jetën tonë, në mënyra të mira dhe të rrezikshme.

Ekspertët kanë pak besim se ata që janë në pushtet janë të përgatitur për atë që do të vijë. Në vitin 2019, një grup kërkimor jofitimprurës i quajtur "OpenAI" krijoi një program softuerësh që mund të gjeneronte paragrafë të një teksti koherent. "OpenAI" fillimisht vendosi të mos e bëjë krijimin e tij, të quajtur fillimisht GPT-2, plotësisht të disponueshëm për publikun nga frika se njerëzit me qëllime dashakeqe mund ta përdorin atë për të gjeneruar sasi masive dezinformacioni.

Në një deklaratë për shtyp duke njoftuar vendimin e tij, grupi e quajti programin që vetë ata e kishin krijuar si  "shumë të rrezikshëm".

Oferta tjetër, GPT-3, u vu në dispozicion në nëntor. Ndërfaqja Chatbot-GPT e nxjerrë nga ai programim ishte shërbimi që lançoi një mijë artikuj lajmesh dhe postimesh në mediat sociale, ndërsa reporterët dhe ekspertët testuan aftësitë e tij - duke u befasuar shpesh me rezultate mahnitëse.

Chatbot-GPT krijoi rutina stand-up në stilin e komedianit të ndjerë George Carlin rreth dështimit të Bankës së Silicon Valley.

Filloi të mendonte për teologjinë e krishterë. Shkroi poezi. Shpjegoi fizikën e teorisë kuantike për një fëmije sikur të ishte reperi Snoop Dogg. Modele të tjera të inteligjencës artificiale, si Dall-E, gjeneruan pamje vizuale aq bindëse saqë kanë ndezur polemika.

Të martën, OpenAI debutoi versionin më të fundit të programit të tij, GPT-4, për të cilin thotë se ka kufizime të forta për përdorimet abuzive. Arati Prabhakar, drejtore e Zyrës së Politikës së Shkencës dhe Teknologjisë në Shtëpinë e Bardhë, thotë se është e emocionuar për mundësitë e AI ofron, por ajo gjithashtu ka  një paralajmërim.

"Ajo që ne të gjithë po shohim është shfaqja e kësaj teknologjie jashtëzakonisht të fuqishme. Kjo është një pikë kthese, por historia na tregon se kjo fuqi teknologjike mund dhe do të përdoret për të mirë dhe për keq."

Bashkëpanelisti i saj, Austin Carson, ishte pak më i hapur.

“Nëse pas gjashtë muajsh nuk jeni plotësisht të trembur, atëherë unë do t'ju qeras me një darkë”, i tha audiencës themeluesi i SeedAI, një grup këshillues për politikat e inteligjencës artificiale.

"Freaked out" është një mënyrë për ta thënë atë që të gjithë ndjejmë. Amy Webb, drejtuese e Institutit Future Today dhe një profesoreshë biznesi në Universitetin e Nju Jorkut, u përpoq të përcaktojë sasinë e rezultateve të mundshme në prezantimin e saj SXSW.

Në një skenar optimist, zhvillimi i AI fokusohet në të mirën e përbashkët, me transparencë në hartimin e sistemit të AI. Teknologjia shërben si një mjet që e bën jetën më të lehtë dhe më të qetë. Skenari katastrofik i zonjës Webb përfshin më pak privatësi të të dhënave, më shumë centralizim të pushtetit në një pjesë të vogël të kompanive.

Se nga cili drejtim shkon teknologjia, tha zonja Webb për BBC, në fund të fundit varet kryesisht nga përgjegjësia me të cilën kompanitë e zhvillojnë . A e bëjnë këtë në mënyrë transparente, duke zbuluar dhe kontrolluar burimet nga të cilat chatbot-ët - të cilët shkencëtarët i quajnë Modele të Mëdha Gjuhëshe - marrin informacionin e tyre?

Faktori tjetër, tha ajo, është qeveria - rregullatorët federalë dhe Kongresi - që mund të lëvizin shpejt për të vendosur kufizimet ligjore për të udhëhequr zhvillimet teknologjike. Në këtë drejtim, përvoja e qeverisë me kompanitë e mediave sociale - Facebook, Twitter, Google dhe të ngjashme - është thjesht "ilustruese". Dhe përvoja nuk është inkurajuese.

"Ajo që dëgjova në shumë biseda ishte shqetësimi se nuk kishte asnjë kufizim ligjor,"- tha Melanie Subin, drejtore menaxhuese e Institutit Future Today, për kohën e saj në South by Southwest.

"Ekziston një ndjenjë se diçka duhet bërë."

Mbikëqyrja e kompanive të mediave sociale bazohet kryesisht në Aktin e Desencës së Komunikimit, të cilin Kongresi e miratoi në vitin 1996, dhe një dispozitë të shkurtër por të fuqishme që përmbahet në seksionin 230 të ligjit. Politikanët e të djathtës ankohen se ligji ka lejuar Google dhe Facebook të censurojnë ose zvogëlojnë dukshmërinë e opinioneve konservatore. Ata në të majtë i akuzojnë kompanitë se nuk bëjnë sa duhet për të parandaluar përhapjen e gjuhës së urrejtjes dhe kërcënimeve të dhunshme.

"Ne kemi një mundësi dhe përgjegjësi për të pranuar se retorika e urrejtjes çon në veprime urrejtjeje," tha Jocelyn Benson, Sekretarja e Shtetit e Miçiganit. Në dhjetor 2020, shtëpia e saj u vu në shënjestër për të zhvilluar një protestë nga mbështetësit e armatosur të Donald Trump, të organizuar në Facebook, të cilët po sfidonin rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Ajo ka mbështetur legjislacionin e praktikave mashtruese në Michigan që do të mbante kompanitë e mediave sociale përgjegjëse për përhapjen e informacionit të dëmshëm me vetëdije. Ka pasur propozime të ngjashme si në nivel federal, ashtu edhe në shtete të tjera, së bashku me legjislacionin që kërkon që faqet e mediave sociale të ofrojnë më shumë mbrojtje për përdoruesit e mitur, për të reduktuar ngacmimet në internet. Opinioni është i përzier, mbi shanset e suksesit të një reforme të tillë. Kompanitë e mëdha të teknologjisë kanë ekipe të tëra lobistësh në Uashington DC dhe kryeqytetet e shteteve, me të cilat mund të ndikojnë politikanët përmes donacioneve që bëjnë gjatë fushatave.

“Pavarësisht provave të shumta të problemeve në Facebook dhe faqet e tjera të mediave sociale, kanë kaluar 25 vjet”, thotë Kara Swisher, një gazetare teknologjike.

Rreziku, thotë Swisher, është se shumë nga kompanitë që kanë qenë lojtarë të mëdhenj në mediat sociale - Facebook, Google, Amazon, Apple dhe Microsoft - tani janë liderë në inteligjencën artificiale. Dhe nëse Kongresi nuk ka qenë në gjendje të rregullojë me sukses mediat sociale, do të jetë një sfidë për ta që të lëvizin shpejt për të adresuar shqetësimet rreth asaj që zonja Swisher e quan "gara e armëve" e inteligjencës artificiale.

Krahasimet midis rregullimit të inteligjencës artificiale dhe mediave sociale nuk janë gjithashtu thjesht akademike.

Edhe nëse qeveria arrin të miratojë rregullore të reja për mediat sociale, ato mund të jenë të kota përballë një vërshimi të përmbajtjeve të dëmshme të krijuara nga AI./BBC

ai

Sondazh

Editorial 9 March 2023, 12:35 Ditmir Bushati

Mes ideales dhe të mundshmes

Negociatat e 27 Shkurtit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel përfunduan me arritjen e një marrëveshjeje të propozu...

Editorial 7 March 2023, 09:16 Meri Lika

Diktatura e Absurdit

Meri Lika Do ta nis shkrimin tim me një strofë nga teksti i një kënge për fëmijë, me titull “Mbretëria me kok...

Editorial 2 March 2023, 08:58 Meri Lika

Yuri, nëse vula...!

Meri Lika  “Pse s’më erdhe kur të prita 100 vjet po m’bahet dita.” Nuk e di ku i kam lexuar këto vargje, t&eum...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin