1 July 2024, 14:35
Nga Enton Abilekaj
Enton Abilekaj
Nuk ishte shenjë e pakuptueshme, për fat të keq nuk ishte as një trill poetik me dy kuptime. Këtë herë Ismail Kadare iku përgjithmonë, në heshtje, në humbellën e përjetësisë. Kur “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” u bë qytetari i parë i botës nga Shqipëria, që nderohej dhe respektohej më shumë se gjithë bashkëkohësit, autori i tij gjithashtu i kaloi kufijtë e egër të diktaturës komuniste. Sapo ishte themeluar romani modern shqiptar, me një sukses ndërkombëtar që askush nuk mund ta mendonte. Ismail Kadare sapo kishte hipur në një piedestal që nuk kishte diktaturë ta rrëzonte.
Nga ai piedestal u lëshuan ‘Pallati i Ëndrrave’,’ Ura me tri harqe’, ‘Kush e solli Doruntinën’, por edhe ‘Dimri i Vetmisë së Madhe’, ‘Koncert në fund të dimrit’, ‘Shqiponjat Fluturojnë lart’. Ishte edhe shkrimtari që diskretitonte sistemin edhe ai që glorifikonte Enver Hoxhën. Ngritja në piedestalin e imunizuar nga njohja ndërkombëtare, nuk e shndërroi dot në ndërgjegjen e Kombit, afirmimi në Perëndim nuk e bëri dot lajmëtarin e demokracisë. Ai mbeti thjesh shkrimtari i madh brenda sistemit komunist, ai që e shikonte të keqen te ‘Pallati i Ëndrrave’, por shpëtimin te ‘Kreu i Pallatit’, ai që demaskonte ‘Pashallarët e Kuq’, për t’ja lehtësuar liderit gjakatar prerjen e kokave.
I pakuptueshëm për ata që prisnin që vrasësi i realizmit socialist, të ishte i pamëshirshëm edhe me diktaturën, por i pazëvendësueshëm për ata që kënaqeshin duke lexuar shqipen në shkallën më të lartë. Ismail Kadare nuk u bë hero as kur paralajmeroi “shenjën e pakuptueshme” të ikjes nga Shqipëria në kohën kur komunizmi po jepte shpirt. Nuk qëndroi për t’i dhënë një dorë studentëve, nuk rrezikoi të përdorte autoritetin absolut për të udhëhequr rrëzimin e sistemit dhe ndërtimin e një shteti të ri. Nuk pranoi asnjëherë ftesat për t’u bërë President, për të trukuar qeveritë e tranzicionit të zhytura në korrupsion, megjithatë nuk foli kurrë hapur kundër, as në demokraci. Shkrimtari i madh nuk ishte intelektuali i angazhuar, por qytetari privat, që e quante të mjaftueshëm kontributin që jepte për shpirtin e kombit.
Ai nuk bëri më shumë se sa të ishte një shkrimtar i përmasave botërore dhe ta çonte letërsinë shqipe në çdo shtëpi të botës. Ky është kontributi i pakohë, që do ta sfumojë dëmin e përkohshëm, panegjirizmin enverist që krijoi në poezi dhe në prozë me talentin e pakrahasueshmën, duke i bërë lexuesit ta duan më shumë diktatorin dhe diktaturën. Deri në ikje i qëndroi besnik vetes, me letërsinë e madhe dhe privatësinë e vogël dhe komode, që nuk u pëlqen atyre që kërkojnë edhe idenë, përtej temës dhe zhvillimit te romani i jetës së gjeniut. Ai ishte kundër tipikes dhe iku atipik.
ismail kadare enton abilekaj
Editorial
26 June 2024, 13:42
Sonila Meço
Sonila Meco
Pyetja e dytë, pas së parës “sa rrezik ka për jetën?” qe: “Po si dreqin u krijua kjo masë?&rdqu...
Editorial
22 June 2024, 09:30
The Economist
Foto ilustruese
SHBA- Bizneset perëndimore po mësojnë si të përshtaten me politika të paqëndrueshme elektorale n&eu...
Editorial
22 June 2024, 09:09
Ekrem Idrizi
Foto ilustruese
GJERMANI- Derisa ekipet kombëtare të vendeve nga Ballkani që po garojnë në Kampionatin Evropian të futbollit ...
Editorial
13 June 2024, 10:40
Ditmir Bushati
Foto ilustruese
BRUKSEL- Zgjedhjet për në Parlamentin Europian shoqërohen gjithnjë me pyetjen se kush do ta drejtojë Europën,...
Editorial
12 June 2024, 17:07
Gazeta Express
foto ilustruese
KOSOVË- Perëndimi s’është penduar që intervenoi për ta ndalur luftën në Kosovë. Shte...
Editorial
4 June 2024, 17:28
Enton Abilekaj
Enton Abilekaj
Pa u bërë akoma 3 ditët e shenjta të harresës, Edi Rama doli sot me një autoregjistrim për të th&eu...
Editorial
25 May 2024, 08:28
Michael Martens
Aleksandër Vuçiç
GJERMANIA- Pas votimit të humbur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara p&eu...
Editorial
22 May 2024, 13:17
Associated Press
Foto ilustruese
PALESTINA- Spanja, Irlanda dhe Norvegjia thanë të mërkurën se do ta njohin shtetin palestinez më 28 maj, një ...
Editorial
18 May 2024, 08:07
Fatos Lubonja
Fatos Lubonja
TIRANA- Shprehje “Nacionalizmi është streha e fundit e horrave” është e shumëcituar, por shpe...
Editorial
12 May 2024, 14:29
Enton Abilekaj
Enton Abilekaj
Qeverinë greke e njoftoi për vizitë private, shqiptarët brenda kufijve i njoftoi për një vizitë partiake...