30 July 2026, 22:50
Nga Agim Nesho
Agim Nesho
Konsullata serbe në Shkodër nuk është për të përfaqësuar 56 serbët e vetëm, por një flamur më shumë për të shtrirë dominimin serb në Ballkanin Perëndimor.
Shkodra historikisht ka qenë vija ndarëse e shtrirjes së popullsisë sllave në Jug të Ballkanit. Austro-Hungaria nuk e lejoi kurrë që Shkodra t’ju takonte serbo-malazezëve dhe punoi për kontrollin dhe balancën e sllavëve në Ballkan.
Sot regjimi sharlatan dhe i nënshtruar i Edi Ramës ka gjetur një qasje të re gjeostrategjike duke përshtatur aspiratat e shqiptarëve në një vasalitet dhe bashkëpunim me regjimin nacionalist të Vuçiç për të sjellë të ashtuquajturin stabilitet ballkanik. Parja e Beogradit si një aleat edhe në kushtet kur ata nuk fshehin ambiciet e tyre të hapura ndaj Kosovës, nuk është aventurizëm, por një dalje hapur kundër interesit kombëtar dhe rolit të shqiptarëve në shekullin e 21.
Deklarimi i Djuriç për rënien dakort në hapjen e një konsullate në Shkodër është shenjë triumfi e politikës së jashtme serbe për dominimin ballkanik. Djuriç vazhdon të përmendë marrëdhëniet e shkëlqyera me Tiranën, ku edhe në 2025 mbi 100 mijë serbë kaluan pushimet në Shqipëri, dhe Beogradi me Tiranën kanë bërë cdo gjë që sot mos të ketë asnjë konflikt midis serbëve dhe shqiptarëve. Ballkani i Hapur dhe lëvizja e pakufizuar ka bërë që serbët të ndjehen komfort në Shqipëri. Kur Kosova ndjehet e kërcënuar nga skenarë shtetërorë si ai i Banjskës për krijimin e një zone të ngrirë në Veriun e Kosovës, kur ministrja e kabinetit të Vuçiç shprehet se do të ushtronte spastrim etnik në Kosovë, kur diplomacia serbe është hedhur në aksion për mos njohjen ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, politika e jashtme e regjimit të Ramës bashkëpunon me Vuçiç për propozime të përbashkëta për integrimin europian. Për më tepër, Rama ka qenë bashkëpunues me Vuçiç në projektet për ndarjen e kufijve në Ballkan, inisiator për mini-shengenin ballkanik, propozues i draftit të Asosiacionit për komunat serbe në Veri të Kosovës, deklaruesi që Veriu i Kosovës është tokë e askujt dhe justifikuesi i vetëm i politikave të Vuçiç për të mos vënë sanksione ndaj Rusisë. Për Ramën krijimi i një komuniteti ‘Little Serbia’ në Shkodër, tani që mundësia e blerjes së pronave dhe tokave nuk do të ketë kufizim, është brenda të njëjtës kënaqësi kur i dha çelësin e qytetit të Tiranës këngëtarit të shovinizmit serb Goran Bregovic.
Në diskursin e tij politik të kohëve të fundit të Ministrit të Jashtëm Djuriç, ai flet për një politikë të jashtme pro-perëndimore të Serbisë që po mbështetet në dy aleatë kryesorë, Izraelin dhe Emiratet e Bashkuara për të ndikuar në Lindjen e Mesme dhe për të investuar në industrinë ushtarake dhe informacionit. Serbia do të kryejë një investim në prodhimin ushtarak të dronëve izraelitë në mbi 2 miliard dollarë.
Po a ka një vend tjetër ballkanik që po ju bashkohet këtyre prioriteteve apo lidhjeve me këto vende? Sigurisht Shqipëria e regjimit Rama. Waterfront nga Alabari i Emirateve të Bashkuara Arabe në Beograd dhe Alabari i ‘investimit gjigand’ në portin e Durrësit, fabrikat e dronëve në Serbi, fabrika e asemblimit të dronëve në veri të Shqipërisë, kontroll të popullsisë me njohje faciale (smart city) në Serbi me teknologji kineze, kontroll me smart city në Shqipëri me kompani të Emirateve me teknologji bashkëpunuese me Kinën. Rama vërtetë është kryeministri më i mirë serb pas Pashiç, sipas gazetarit Martens të Frankfurter Allgemeine Zeitung. Për më tepër që fytyra perëndimore e Serbisë nacionaliste sot është stërnipi nga e ëma i Pashiç, ministri Djuriç. Por për Ramën dhe loçon e tij, ministrin Hoxha, kundërshtimi për hapjen e konsullatës serbe në Shkodër është patriotizëm folklorik ndaj shfaqjes së tyre egzibicioniste për të zhdukur sovranitetin e shqiptarëve.
Rama po punon ngushtë me Vuçiç si dy autokratë që e kanë të pamundur ti bashkohen Bashkimit Europian, si peng të krimit të organizuar dhe sistemit të autokracisë elektorale që është i papranueshëm me vlerat europiane. Për më tepër që partneriteti i Ramës me Serbinë është ajo e një argati të përdhosur që tërhiqet si lango.
Prandaj konsullata e Shkodrës është një simbol i këtij bashkëpunimi, një flamur i suksesit të dominimit serb në rajon, një goditje për Kosovën dhe Malin e Zi, që kërkojnë integrimin europian dhe për tu cliruar nga nacionalizmi primitiv serb që Ballkanin e shikon si pjesë të tij.
agim nesho
Editorial
25 July 2026, 14:25
Alketa Ramaj
Kur dëshiron të kuptosh një krizë politike, mos pyet vetëm çfarë thuhet. Pyet kush fiton, kush humbet dhe kush paguan n&e...
Editorial
8 July 2026, 17:56
Irena Beqiraj
Irena Beqiraj
Kur nuk ka përllogaritje zyrtare për përfitimet e një koncerti le të luajmë kungulleshkash me Kryeministrin !Kr...
Editorial
8 July 2026, 17:39
Agim Nesho
Agim Nesho
Vetëm një figurë e errët në historinë e një kombi mund të jetë indiferent kur populli i ka dalë...
Editorial
4 July 2026, 07:38
Lutfi Dervishi
Lutfi Dervishi
Një protestë nuk është thjesht një listë akuzash ndaj pushtetit. Kur zgjat më shumë se një muaj...
Editorial
2 July 2026, 07:43
Astrit Nixha
Foto ilustruse
Ditët e fundit është folur shumë për botimin "The Albanian Files". Për dikë ai është një k...
Editorial
21 June 2026, 10:20
Meri Lika
Mbrëmja e djeshme në Shqipëri nuk ishte thjesht një protestë më shumë në kronikën e rëndomt&eum...
Editorial
20 June 2026, 15:06
Agim Nesho
Fjala e Ramës në grupin parlamentar të Partisë Socialiste evidentoi sot përpjekjet e fundit të një diktatori të urryer...
Editorial
14 June 2026, 15:22
Lutfi Dervishi
Lufti Dervishi
Përtej largimit dhe burgut!1.Thirrjet “Rama, jep dorëheqjen”, “Rama në burg”, “Berisha në ...
Editorial
11 June 2026, 10:04
Meri Lika
Ishte një mëngjes i zakonshëm në zyrën e Kryeministrit. Nga ato mëngjeset ku pushteti nuk mendon si të qeverisë, por si ...
Editorial
10 June 2026, 07:22
Elez Biberaj
Një vit pasi Kryeministri Edi Rama fitoi një mandat të katërt radhazi, Shqipëria ndodhet në një realitet thellësisht t...