LIVE UPDATES
Editorial

Për besimin e një Opozite

Në këtë klimë mosbesimi, pushteti i Edi Ramës ka ndërtuar një pozicion të fortë. Nga krahu tjetër, opozita, e cila në teori duhet të jetë balanca natyrore e pushtetit, shpesh shihet nga qytetarët si e pafuqishme për të prodhuar ndryshim real. Ky perceptim, i drejtë apo jo, është një problem serioz demokratik.

12 January 2026, 12:09 Nga Meri Lika
Për besimin e një Opozite
Meri Lika

Prej më shumë se një dekade, politika shqiptare po përballet me një krizë të heshtur, por të thellë: krizën e besimit. Një krizë që nuk matet me sondazhe të përkohshme apo me entuziazëm elektoral të momentit, por me indiferencën gjithnjë e më të madhe të qytetarëve, me largimin masiv nga vendi dhe me ndjenjën e përhapur se politika është shkëputur nga realiteti i përditshëm i njerëzve. Ky realitet nuk është më thjesht perceptim, por për shumëkënd është përvojë personale.

Në këtë klimë mosbesimi, pushteti i Edi Ramës ka ndërtuar një pozicion të fortë. Nga krahu tjetër, opozita, e cila në teori duhet të jetë balanca natyrore e pushtetit, shpesh shihet nga qytetarët si e pafuqishme për të prodhuar ndryshim real. Ky perceptim, i drejtë apo jo, është një problem serioz demokratik.

Është e rëndësishme të theksohet se opozita nuk përbëhet nga aktorë vullnetarë apo aktivistë të rastësishëm. Deputetët e opozitës janë përfaqësues të zgjedhur, të cilët paguhen, paguhen dhe do të paguhen, nga taksat e qytetarëve shqiptarë. Kjo nuk është një kritikë morale, por një fakt institucional që përmban brenda vetes një përgjegjësi të madhe publike. Qytetarët nuk presin vetëm praninë formale të opozitës në parlament, por një angazhim real, të dukshëm dhe të vazhdueshëm në mbrojtje të interesit publik.

Në kushtet kur besimi ndaj institucioneve është i ulët, fjala politike, sado e artikuluar të jetë, nuk mjafton më. Deklaratat, konferencat për shtyp dhe debatet parlamentare, edhe pse të nevojshme, nuk e arrijnë gjithmonë qytetarin e zhgënjyer. Për këtë arsye, dalja e deputetëve të opozitës në protesta të përhershme duhet parë si një mjet i ligjshëm demokratik dhe si një përpjekje për të rindërtuar lidhjen e humbur me shoqërinë.

Protesta nuk është akt destruktiv në vetvete. Ajo është një formë e drejtpërdrejtë e komunikimit politik, një mënyrë për t’i dhënë zë pakënaqësisë dhe për ta shndërruar atë në presion publik. Kur protestat janë paqësore, të qarta në qëllim dhe të vazhdueshme në kohë, ato nuk dëmtojnë stabilitetin, por e forcojnë demokracinë. Ato i kujtojnë pushtetit se legjitimiteti nuk është i pakufizuar dhe se qytetari nuk është thjesht votues një herë në katër vjet.

Një opozitë që del në protesta të përhershme, krahë qytetarëve, do të dërgonte një mesazh të fortë politik, se beteja kundër pushtetit nuk është episodike dhe as e lidhur vetëm me interesa elektorale, por është një angazhim i përditshëm. Një prani konstante në terren do të tregonte se opozita është e gatshme të ndajë koston e pakënaqësisë publike dhe të mos fshihet pas komoditetit institucional.

Kjo nuk do të thotë se opozita duhet të braktisë parlamentin apo proceset institucionale. Përkundrazi, beteja politike duhet të zhvillohet në disa fronte njëkohësisht. Parlamenti është arena e debatit ligjor, ndërsa protesta është arena e ndërgjegjes qytetare. Kur këto dy dimensione bashkërendohen, opozita fiton jo vetëm zë, por edhe besueshmëri.

Historia politike, brenda dhe jashtë Shqipërisë, tregon se ndryshimet e mëdha nuk kanë ardhur kurrë vetëm nga sallat e mbyllura të institucioneve. Ato kanë ardhur kur përfaqësuesit politikë kanë qenë të gatshëm të zbresin në rrugë, të dëgjojnë, të përballen dhe të qëndrojnë. Një opozitë që proteston vazhdimisht nuk po kërkon privilegj, por po ushtron një të drejtë dhe një detyrë.

Sot, qytetarët shqiptarë nuk kërkojnë mrekulli politike. Ata nuk kërkojnë figura të pagabueshme apo programe perfekte. Ajo që kërkojnë është koherencë mes fjalës dhe veprimit, ndjeshmëri ndaj realitetit dhe një shenjë të qartë se dikush po lufton seriozisht për ta. Në këtë kuptim, protestat e përhershme nuk janë qëllim në vetvete, por mjet për të rikthyer shpresën se opozita mund të jetë realisht alternativë.

Besimi nuk rikthehet me slogane dhe as me strategji komunikimi. Ai ndërtohet ngadalë, përmes qëndrueshmërisë dhe sakrificës politike. Në një kohë kur politika shqiptare vuan nga mungesa e besimit, opozita ka ende një mundësi reale për ta ndryshuar këtë perceptim. Jo duke folur më fort, por duke qenë më e pranishme. Jo duke pritur radhën e pushtetit, por duke e sfiduar atë çdo ditë, në mënyrë të hapur, demokratike dhe të përgjegjshme.

meri lika

Sondazh

Editorial 11 January 2026, 13:09 Enver Robelli

Ligji për të gjithë apo për askënd...

Enver Robelli Para disa ditësh policia e Kosovës tregoi vigjilencë të lartë dhe ua ndaloi disa serbëve në veri të M...

Editorial 15 December 2025, 11:36 Meri Lika

Të gjithë kundër Opozitës

Meri LIka Nuk kam qenë asnjëherë kundër opozitës. Kjo nuk është një fjali mbrojtëse e thënë sipas rr...

Editorial 13 December 2025, 11:47 Ditmir Bushati

POST PAX AMERICANA

Foto ilustruese Strategjia e re e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve mori një vëmendje më të madhe ndërkombëtare se...

Editorial 12 November 2025, 16:41 Ditmir Bushati

Frikë, Poshtërim, Shpresë

Teksa po lexoja raportet vjetore të Komisionit Europian për vendet që synojnë anëtarësimin në BE, së bashku me komunik...

Editorial 6 November 2025, 10:18 Katrin Bennhold

Rrënjët globale të Zohran Mamdanit

Zohran Mamdan Mirëmëngjes, botë! Gjatë 24 orëve të fundit, WhatsApp-i im ka qenë plot me mesazhe rreth Zohran Mamdanit d...

Editorial 28 October 2025, 10:27 Meri Lika

Letër e hapur për Altin Dumanin

Meri Lika I nderuar z. Dumani! Nëse dje do të kisha qenë në atë sallën ku ju raportuat, e ku përballë kishit intel...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin