LIVE UPDATES
Editorial

Rënia e liderit global dhe ngritja e Sanco Panco-s së Surrelit

E filloi duke prishur akset strategjike të orientimit të politikës së jashtme Shqiptare duke pranuar vasalitetin ndaj Ankarasë, deri në huazimin e doktrinës së politikës së jashtme të Turqisë ‘zero probleme me fqinjët’.

21 February 2026, 19:37 Nga Agim Nesho
Rënia e liderit global dhe ngritja e Sanco Panco-s së Surrelit
Agim Nesho

Takimi në Bordin e Paqes në Washington, i cili u propagandua si një arritje diplomatike e Ramës, nuk ishte gjë tjetër vecse përfundimi i ciklit të tij si një lider global, një rol i vetë-ofruar prej tij për të justifikuar pushtetin e korruptuar në Tiranë. E filloi duke prishur akset strategjike të orientimit të politikës së jashtme Shqiptare duke pranuar vasalitetin ndaj Ankarasë, deri në huazimin e doktrinës së politikës së jashtme të Turqisë ‘zero probleme me fqinjët’.

Kërkoi nga Turqia që ai të ishte negociator i normalizimit të marrëdhënieve Turqi-Greqi, por u refuzua plotësisht nga diplomacia greke; krijoi me Vucic mini-shengenin Ballkanik (Ballkani i Hapur) duke mohuar Kosovën dhe marrë si shpërblim titullin “lider global”; mori përsipër rolin e liderit që mbron qytetërimin duke dalë publikisht kundër Presidentit Trump si “turpi i civilizimit”, duke shijuar përdorimin nga demokratët amerikanë, vetëm për protagonizëm politik.

U bashkua me vendet islamike për të rrëzuar një rezolutë të paraqitur nga SHBA dhe vrapoi pas dy muajsh të marrë pjesë në një veprimtari të lobit hebre në Washington për të thënë se jam me ju. Krijoi idenë e një artisti që lufton për të drejtat dhe vlerat perëndimore, por ishte i pari që prishi embargon botërore ndaj princit të Arabisë Saudite pas copëtimit të gazetarit Khashogi, duke bërë vizitë zyrtare në Riad, në një kohë kur vetëm Putin kishte guxuar ti jepte dorën në një takim ndërkombëtar.

I doli në krah Europës në takimin e Romës për Ukrainën për të “eleminuar” veprimtarinë e SHBA dhe Trump, dhe u tall me Presidentin Trump në Bruksel duke i kujtuar Makronit se po i merr kontributet e tij në konfliktin midis Armenisë dhe Azerbaxhanit. Për të gjithë të entuziazmuarit e Rilindjes në Tiranë, kjo shihet si një diplomaci e jashtëzakonshme dhe talent i një lideri global dhe, sipas standarteve të zyrtarizuara të Zeqinesë së Roskovecit konsolidim i pozicioneve të një Shqipërie moderne dhe stabilitetit të rajonit.

Për botën perëndimore këto akrobaci politike pa bosht shikohen si një protagonizëm qesharak i ambicieve për madhështi të një piktori të paarritur, me dëshirën për të mbetur në histori. Rikthimi në Washington, vlerësimi prej tij i vizionit të madh të Presidentit Trump pas dështimit në “babysitter”-in e familjes së tij, mbyllën dhe ciklin e liderit global që lëpinte ato që kishte pështyrë në qëndrimet e tij “principiale”.

Ngritja e Sanco-Pancos, alias RaMaduro

Bordi i paqes, i ngritur nga Presidenti Trump është një organizatë që funksionon në kushtet e një sistemi të ri ndërkombëtar dhe tregon forcën e SHBA ndaj kundërshtarëve potencialë të saj. Zgjidhja e konfliktit në Lindjen e Mesme, goditja e diktatorit në Venezuela, tjetërsimi i influencave në Panama si dhe rrethimi strategjik i Iranit tregon që doktrina e Presidentit Tramp“nëpërmjet forcës realizojmë paqen” doli fituese.

Kapacitetet ushtarake të SHBA-së e bëjnë të mundur këtë gjë. Prandaj në Bordin e Paqes janë ftuar diktatorë, autokratë, vende si mbretëritë e Gjirit Persik që kanë interesa të përbashkëta me SHBA dhe stabilitetin në rajon, vende si Vietnami që ka rrezik potencial Kinën apo Kosova që kërcënohet nga nacionalizmi primitiv serb dhe shumë vende të tjera që shfrytëzojnë interesat e momentit.

Po Shqipëria përse?

Gjykimi i Opozitës për tu bërë pjesë e Bordit të Paqes është një veprim racional që ka të bëjë me marrëdhëniet tradicionale me partnerin tonë strategjik SHBA dhe nevojën për tu orientuar së bashku me ta në inisiativat mbrojtëse globale. Por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që ne duhet të distancohemi nga projekti ynë kombëtar i integrimit europian, kur shihet qartë që vendet kryesore europiane janë kundër një iniciativë të tillë.
Shqipërinë nuk e rrezikon qëndrimi perëdimor, por qëndrimi konjuktural i kryeministrit Rama që ka kapur shtetin Shqiptar.

Kriza e cështjes Balluku, korrupsioni i gjithanshëm, sulmet ndaj drejtësisë dhe tentativat për ti shpëtuar drejtësisë nëpërmjet ndryshimit të Kodit Penal, po tregojnë qartë që Rama ka dështuar për të bërë realitet futjen e Shqipërisë në BE. Një narko-regjim as që bëhet fjalë për t’ju bashkuar familjes europiane. Rama ka kohë që investimet strategjike të vendit i ka cuar drejt autokracive lindore dhe mbretërive të Gjirit.

Pavarësisht se bën propagandë që kërkon të hyjë në BE (si vllai i tij Vucic), Shqipëria është bërë pronë e investimeve të sheikëve arabë që i mundësojnë fitim dhe një strategji shpëtimi. Fjalimi i tij në Washington përvecse një servilizmi ndaj Presidentit Trump, kritika ndaj OKB-së kur vetë amerikanët janë tërhequr nga ideja që Bordi i Paqes është një alternativë, ishte një përpjekje për të sjellë në vëmendje rikthimin e marrëveshjes së Washingtonit të 2020-ës “kur ishim shumë afër paqes midis Kosovës dhe Serbisë”, ku ai me Vucicin ishin arkitektët kryesorë të saj.

Rikthimi i kësaj inisiative të panevojshme pa interes për Kosovën si shtet i pavarur, për të rikthyer një konflikt që nuk ekziston ose më mirë që ju intereson nacionalistëve serbë, është një shkallë lirie për të mundësuar skenarin e Ballkanit të Hapur të Soros në Ballkan. Prandaj Rama edhe në takimin e fundit në Prishtinë nuk preku Vucic por u mor më Milloshevicin, nuk preku genocidin por foli për pastrim etnik për ti dhënë mesazh Beogradit që vazhdon të mbajë të paprekur aleancat e tij. Ideja për të mbrojtur UCK-në tani, epopenë e lavdishme të një populli për liri, është kali i betejës së Ramës për të rritur influencën e tij në Kosovë, të relativizojë suksesin dhe influencën e Kurtit dhe të tregohet që është lider i shqiptarëve.

Skenari serbo-rus për ta njollosur UCK dhe për të vendosur një vijë barazie midis agresorit serb dhe viktimës Shqiptare filloi që në kohën kur u projektua aleanca Rama-Vucic dhe planet e tyre për dominim ballkanik. Në qoftë se Rama donte vërtetë ta ndalonte këtë skenar të turpshëm distancohej nga Vucic, kur ky i fundit fabrikonte dosjet ndaj udhëheqësve të UCK. Po të donte Rama të mbronte UCK, distancohej nga skenari i rënies së qeverisë Kurti I, me lobistë të tij dhe të Vucic, dhe i bënte thirrje Hotit të mos shkonte në takimin e Washingtonit, kur presidenti i tyre dhe lideri i UCK kërcënohej me burgim.

Dashuria e tij për UCK duket sezonale, ashtu si formimi i tij kristiano-mysliman-ortodoks me dëshirën sezonale për të qenë hebre. Ashtu si Neroni i Romës që njihte madhështinë e tij me shprehjen e famshme “edhe në vdekje artist – qualis artifex pereo” edhe artisti Rama në fundin e tij politik, kërkon të improvizojë. Udhëtimi madhështor imagjinar i Ramës si udhëheqës global sot ka përfunduar në rolin e Sanco-Pancos apo të Maduros që lutej për pushtet duke dhënë dhe koncesionin e naftës.

Ai sillet vërdallë i mbajtur në pushtet me patericat e Tony Blair apo sheikëve arabë, që i mundësojnë ndonjë ftesë në Washington, kur populli i tij është ngritur në këmbë për të hequr pushtetin e tij korruptiv dhe dënuar vjedhjet e të babëziturve pa fre. Sot cdo gjë duket qartë: Tashmë maska është cjerrur, mbreti ka dalë lakuriq globalisht.

agim nesho

Sondazh

Editorial 21 February 2026, 10:29 Lutfi Dervishi

Gazi lotsjellës nuk është deodorant!

20 shkurt! Ora 20:23! Ura e Elbasanit mbushur me policë. Mbi 100 forca! Rreth 30 gazetarë dhe kameramanë! Dy makina ujehedhese! Asnje protestue...

Editorial 12 January 2026, 12:09 Meri Lika

Për besimin e një Opozite

Meri Lika Prej më shumë se një dekade, politika shqiptare po përballet me një krizë të heshtur, por të thellë:...

Editorial 11 January 2026, 13:09 Enver Robelli

Ligji për të gjithë apo për askënd...

Enver Robelli Para disa ditësh policia e Kosovës tregoi vigjilencë të lartë dhe ua ndaloi disa serbëve në veri të M...

Editorial 15 December 2025, 11:36 Meri Lika

Të gjithë kundër Opozitës

Meri LIka Nuk kam qenë asnjëherë kundër opozitës. Kjo nuk është një fjali mbrojtëse e thënë sipas rr...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin