Protesta e 177-të kundër qeverisë/ Qytetarët vijojnë revoltën, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Ekzekutimi në Fier/ Kush ishte Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, i dënuar me 25 vite burg për vrasje 23 Nënt...
https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720 Kushtet atmosferike në ...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rrogozhinasit e nisin me barazim 1-1 ndaj Midtjylland aventurën në fazën e ligës, ndërsa Ajax pëson humbje në transfertën ndaj Hajduk Split. Trabzonspori, Monaco, Atalanta dhe Brighton e nisin me fitore, në një raund të parë me gola dhe rezultate interesante.

ZVICER - UEFA Conference League ka nisur fazën e ligës për sezonin 2026-2027, me 18 ndeshjet e para të zhvilluara këtë të enjte. Mes skuadrave që zbritën në fushë ishte edhe Egnatia, e cila e nisi aventurën europiane me një barazim 1-1 përballë danezëve të Midtjylland, në një mbrëmje të rëndësishme për klubin rrogozhinas.
Egnatia kaloi e para në avantazh me Ildi Grudën në minutën e 26-të, pas një krosimi të Kryeziut, por Midtjylland reagoi shpejt dhe barazoi me Cho në minutën e 33-të. Pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave në pjesën e dytë, rezultati nuk ndryshoi dhe Egnatia siguroi një pikë në ndeshjen e saj të parë në këtë fazë të kompeticionit.
Një nga rezultatet më të papritura të mbrëmjes erdhi nga Kroacia, ku Hajduk Split mposhti Ajaxin me rezultatin 2-1. Skuadra holandeze nuk arriti ta niste me këmbën e mbarë këtë aventurë, ndërsa vendasit morën tri pikë të rëndësishme përballë një kundërshtari me emër në futbollin europian.
Një tjetër ndeshje me shumë gola ishte ajo mes KuPS dhe Trabzonsporit. Skuadra turke triumfoi 4-2 në transfertë, duke e nisur pozitivisht fazën e ligës. Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Ernest Muçi, hyri në fushë në minutën e 76-të në fushë, duke lënë gjurmë me asistin e golit që vulosi fitoren 4-2 të skuadrës së Trabzonsporit. Edhe Monaco mori tri pikët e para, duke fituar 2-1 ndaj CSKA Sofias në Bullgari.
Lugano regjistroi një fitore të rëndësishme 3-2 ndaj Crvena Zvezdës, në një nga përballjet më të luftuara të raundit. Ndërkohë, Panathinaikos mposhti Borac Banja Lukën me rezultatin 2-1, ndërsa Gent fitoi minimalisht 1-0 ndaj Aarhusit.
Dy ndeshje të tjera përfunduan në barazim 1-1: Riga FC ndaj Kairat Almaty dhe Universitatea Craiova kundër Getafes. Edhe në Suedi, Mjällby e nisi me fitore, duke mposhtur 2-0 Inter Escaldes.
Në ndeshjet e orarit të mbrëmjes, Brighton dhuroi një nga paraqitjet më bindëse, duke mundur Kauno Žalgiris me rezultatin 4-0. Atalanta fitoi 3-1 ndaj Pafos, ndërsa Kopenhaga triumfoi 3-0 kundër Bragës.
Freiburg mposhti Jablonecin 3-2, Brann fitoi 2-1 ndaj Lincoln Red Imps, ndërsa Saint-Truiden regjistroi suksesin 2-0 kundër Iberia 1999. Hearts dhe Nordsjælland ndanë pikët pas barazimit 1-1, ndërsa Twente mposhti Thun me rezultatin 1-0.
Kështu, raundi i parë solli fitore të rëndësishme për disa prej skuadrave pretendente, por edhe surpriza si humbja e Ajaxit në Split. Për Egnatian, barazimi me Midtjylland është një nisje pozitive në këtë aventurë, ndërsa sfida e radhës do të jetë në transfertë ndaj Aarhusit, më 22 tetor.
Rezultatet e raundit të parë të Conference League:

B.T (Dosja.al)
SPANJE - Një mbrëmje e mbushur me gola, emocione dhe rezultate interesante në arenën europiane, ku 18 ndeshje prodhuan plot 46 gola. P...
SPANJE - Juventusi ka arritur një fitore tejet të rëndësishme dhe me mjaft karakter në raundin e dytë të UEFA Europa League, ...
TIRANE - Partizani ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Mislav Karoglan është emri i përzgjedhur nga drejtuesit e klubit kryeqytetas për të ...
ITALI - Milani ka dhuruar një paraqitje bindëse në transfertë, duke mposhtur Salzburgun me rezultatin e thellë 4-0 në raundi...
ELBASAN - Egnatia e ka nisur me një barazim aventurën e saj në fazën e ligës së Conference League. Kampionët e Shqipëri...
SPANJE - Një mburrje për grabitjet e kryera i ka kushtuar lirinë një 58-vjeçari shqiptaro-kosovar, i dyshuar për vjedhjen e ban...
SPANJE - Barcelona zyrtarisht zbuloi këtë të enjte fanellën që do të vishet në ‘El Clasicon’ e javës s...
Mbappé dhe Bellingham SPANJE - Bellingham siguroi fitoren e tij të 100-të për Real Madridin kundër Romës, në paraqi...
SPANJE - Frenkie De Jong u dëmtua gjatë Botërorit të fundit, por Barcelona mësoi për problemin fizik të lojtarit vet&eu...
SPANJE - Pilar Rubio foli me Europa Press, pasi prezantoi bashkëpunimin e saj të ri me Selmark, markën e veshjeve sportive. Influencuesja v...