Protesta e 177-të kundër qeverisë/ Qytetarët vijojnë revoltën, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Ekzekutimi në Fier/ Kush ishte Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, i dënuar me 25 vite burg për vrasje 23 Nënt...
https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720 Kushtet atmosferike në ...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rrogozhinasit marrin një pikë në debutimin e tyre në fazën e ligës së Conference League. Gruda kaloi në avantazh Egnatian në minutën e 26-të, por danezët barazuan vetëm shtatë minuta më vonë, duke vulosur rezultatin 1-1.

ELBASAN - Egnatia e ka nisur me një barazim aventurën e saj në fazën e ligës së Conference League. Kampionët e Shqipërisë ndanë pikët me danezët e Midtjylland, në një përballje të luftuar në “Elbasan Arena”.
Në një mbrëmje historike për klubin rrogozhinas, skuadra e drejtuar nga Nevil Deden, kërkoi të shfrytëzonte mundësinë për të bërë një paraqitje sa më të mirë në skenën europiane, duke marrë një pikë në ndeshjen e parë.
Takimi nisi me Midtjylland më kërkues, me danezët që u përpoqën të merrnin kontrollin e lojës dhe të ushtronin presion në zonën e vendasve. Megjithatë, ishte Egnatia ajo që gjeti rrugën e rrjetës dhe kaloi e para në avantazh, duke i dhënë një tjetër emocion atmosferës në stadium.
Në minutën e 26-të, një krosim i Kryeziut nga krahu i djathtë u shfrytëzua në mënyrën më të mirë nga Gruda. Sulmuesi u shkëput për të goditur me kokë dhe mposhti portierin Bakker, duke dërguar topin në rrjetë dhe duke kaluar Egnatian në avantazh. Një aksion i finalizuar saktë, që shpërbleu rrogozhinasit për momentin e tyre në lojë.
Por gëzimi i vendasve zgjati vetëm shtatë minuta. Midtjylland reagoi shpejt dhe riktheu baraspeshën në minutën e 33-të, kur Cho i lirë, shënoi gjithashtu me kokë. Danezët shfrytëzuan mundësinë e krijuar për të vendosur shifrat në 1-1, duke e mbyllur pjesën e parë me gjithçka të hapur për 45 minutat e dyta.
Pas pushimit, të dyja skuadrat vijuan të kërkonin golin e avantazhit. Midtjylland u shfaq kërkuese dhe u përpoq të ushtronte presion, ndërsa Egnatia tentoi të shfrytëzonte hapësirat për të goditur sërish. Mundësitë për shënim nuk munguan deri në fund, por asnjëra prej skuadrave nuk arriti të ndryshonte rezultatin.
Kështu, Egnatia e mbylli me një pikë ndeshjen e saj të parë në këtë fazë të Conference League, pas një sfide ku kaloi në avantazh, por nuk arriti ta ruante atë. Barazimi 1-1 përbën pikënisjen e aventurës europiane për rrogozhinasit, të cilët do të synojnë të vazhdojnë të marrin rezultate pozitive në ndeshjet e ardhshme.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Një mburrje për grabitjet e kryera i ka kushtuar lirinë një 58-vjeçari shqiptaro-kosovar, i dyshuar për vjedhjen e ban...
SPANJE - Barcelona zyrtarisht zbuloi këtë të enjte fanellën që do të vishet në ‘El Clasicon’ e javës s...
Mbappé dhe Bellingham SPANJE - Bellingham siguroi fitoren e tij të 100-të për Real Madridin kundër Romës, në paraqi...
SPANJE - Frenkie De Jong u dëmtua gjatë Botërorit të fundit, por Barcelona mësoi për problemin fizik të lojtarit vet&eu...
SPANJE - Pilar Rubio foli me Europa Press, pasi prezantoi bashkëpunimin e saj të ri me Selmark, markën e veshjeve sportive. Influencuesja v...
GJERMANI - Oliver Bierhoff, ish-sulmuesi i Milanit dhe ish-trajneri i ekipit gjerman, dha një intervistë për Martin Volkmar (gazetar në...
SPANJE - José Mourinho mbrojti vlerën e fitores 4-3 të Real Madridit ndaj Romës në Stadio Olimpico. Pas një ndeshjeje të v...
ANGLI - Për herë të parë që nga largimi nga Manchester United në vitin 2022, Mason Greenwood u rikthye në tokën angleze...
FRANCE - Dimitar Berbatov ka qenë gjithmonë një futbollist ndryshe. Eleganca me të cilën kontrollonte topin, qetësia përball...
SPANJE - Jadon Sancho mund të rikthehet në qendër të vëmendjes me një transferim të papritur në Spanjë. Getafe ka ...