LIVE UPDATES
Sport

Superiorja/ Egnatia mposht Vllazninë në një duel me gola, kampionët nuk i ndahen Teutës

Rrogozhinasit triumfojnë 3-1 pas një ndeshjeje të luftuar dhe ngjiten në kuotën e 18 pikëve, vetëm një më pak se Teuta kryesuese. Vllaznia reagoi pas pushimit, por rastet e humbura i kushtuan shtrenjtë.

18 October 2026, 21:12 Nga DOSJA

Superiorja/ Egnatia mposht Vllazninë në një duel me gola,

RROGOZHINE - Egnatia vazhdon ndjekjen e Teutës në krye të Kategorisë Superiore. Kampionët në fuqi mposhtën Vllazninë me rezultatin 3-1, në një përballje ku siguruan avantazhin me dy gola në pjesën e parë, vuajtën pas pushimit dhe e vulosën fitoren vetëm në minutat e fundit.

Skuadra e Egnatias e nisi ndeshjen me ritëm të lartë dhe kaloi në avantazh që në minutën e 9-ë. Një ndërhyrje e gabuar e Gurishtës ndaj Adjesës brenda zonës solli penalltinë për vendasit. Albanese mori përsipër ekzekutimin dhe mposhti Jukajn, duke i dhënë skuadrës së tij epërsinë e parë.

Vllaznia u përpoq të reagonte dhe krijoi disa mundësi për të barazuar. Balaj provoi brenda zonës, por Tandilashvili ndërhyri me sukses, ndërsa Murataj nuk arriti të përfitonte nga topi i mbetur. Më pas, edhe Musta tentoi me një goditje dënimi, pa gjetur kuadratin.

Rasti më i mirë për shkodranët në pjesën e parë erdhi në minutën e 36-të, kur Murataj u shfaq sërish rrezikshëm, por portieri i Egnatias mbajti të paprekur portën. Në momentin kur Vllaznia po kërkonte me më shumë ngulm barazimin, kampionët goditën përsëri. Katër minuta para pushimit, Adjesa realizoi me kokë pas krosimit të Smajlit, duke e çuar rezultatin në 2-0.

Në pjesën e dytë, Vllaznia u hodh në sulm për të rikthyer emocionet dhe ia doli të shkurtonte diferencën në minutën e 59-të. Balaj shërbeu për Perezin, i cili e dërgoi topin në rrjetë dhe rihapi takimin.

Goli u dha besim kuqebluve, të cilët shtuan presionin dhe kërkuan barazimin. Në minutën e 70-të, Balaj provoi sërish, ndërsa topi i mbetur pas ndërhyrjes së mbrojtjes shkoi te Perez. Sulmuesi u gjend përballë Tandilashvilit, por portieri i Egnatias reagoi në mënyrë të shkëlqyer, duke shpëtuar skuadrën e tij nga goli i barazimit.

Vllaznia vazhdoi të kërkonte hapësira, por në fund ishte Egnatia ajo që goditi për herë të tretë. Gruda shënoi golin që vulosi fitoren 3-1 dhe u dha fund shpresave të shkodranëve për të marrë pikë nga kjo transfertë.

Me këtë sukses, Egnatia shkon në kuotën e 18 pikëve dhe mbetet vetëm një pikë pas Teutës kryesuese. Dy skuadrat po krijojnë një diferencë në krye të renditjes, ndërsa kampionët tregojnë se janë të vendosur të mos lejojnë shkëputjen e durrsakëve në garën për kreun.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia shtyn qytetarët dhe nuk i lejon...

Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia shtyn qytetarët dhe nuk i lejon...

Zbulohet ambienti sekret nëntokësor i kanabisit në Shkodër, 10 të arrestuar!

Ndërhyrje në lumin e Vërdovës, IKMT shemb banesa dhe ura për t’i hapur rrugë rehabilitimit

Berisha: Negociata pa paragjykime për të zgjedhur kandidatin për bashkinë e Tiranës

Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik

Berisha u bën thirrje mediave: Kohën që ia jepni ish-Çupit, ish-Spahisë, llogariteni për PS-në

Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ‘ish-ët’ e mi bëhen avokatë të Ramës

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë