Protesta e 177-të kundër qeverisë/ Qytetarët vijojnë revoltën, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Ekzekutimi në Fier/ Kush ishte Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, i dënuar me 25 vite burg për vrasje 23 Nënt...
https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720 Kushtet atmosferike në ...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Pas largimit nga Manchester United, anësori 26-vjeçar mund të vazhdojë karrierën në La Liga. Klubi spanjoll po kërkon një formulë financiare për të realizuar marrëveshjen, ndërsa futbollisti po shqyrton ofertën.

SPANJE - Jadon Sancho mund të rikthehet në qendër të vëmendjes me një transferim të papritur në Spanjë. Getafe ka hedhur hapa konkretë për të siguruar shërbimet e anësorit anglez, i cili aktualisht është pa klub, pas përfundimit të kontratës me Manchester United.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, përfshirë Sky Sport dhe Mundo Deportivo, klubi spanjoll i ka paraqitur Sanchos një ofertë zyrtare. Megjithatë, marrëveshja nuk është mbyllur dhe futbollisti po e shqyrton propozimin së bashku me përfaqësuesit e tij.
Për Getafen, afrimi i një lojtari me përvojën e Sanchos do të ishte një përforcim i rëndësishëm për repartin ofensiv. Anglezi spikat për aftësitë në driblim, shpejtësinë dhe lojën një kundër një, cilësi që mund t’i japin skuadrës më shumë alternativa në krahë.
Megjithatë, pengesa kryesore mbetet ana financiare. Sipas raportimeve në Spanjë, paga e lojtarit është një shumë e vështirë për t’u përballuar nga klubi madrilen, i cili po shqyrton mundësitë për të gjetur një zgjidhje brenda kufizimeve të tij ekonomike.
Getafe ka përforcuar së fundmi skuadrën me Dani Carvajal dhe po synon të shfrytëzojë mundësinë për të afruar edhe një emër të njohur të futbollit europian. Sancho, nga ana e tij, kërkon një destinacion ku të mund të rifillojë karrierën dhe të gjejë vazhdimësi pas periudhës së vështirë të viteve të fundit.
Pasi spikati te Borussia Dortmund, ku ndërtoi reputacionin si një nga talentet më premtues të futbollit europian, anësori anglez nuk arriti të ruante të njëjtin nivel në aventurën me Manchester United. Më pas, ai u huazua te klube të tjera, përfshirë Chelsea dhe Aston Villa, por ende nuk ka gjetur një projekt afatgjatë ku të konsolidojë karrierën.
Kalimi te Getafe do të përfaqësonte një sfidë të re për 26-vjeçarin dhe një mundësi për të rifituar formën që e bëri një nga emrat më të kërkuar të brezit të tij. Për momentin, gjithçka mbetet e hapur: oferta është në tryezë, por vendimi përfundimtar i takon lojtarit.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Paradoksi i Juventusit ka një emër: Edon Zhegrova. Futbollisti kosovar po përpiqet të fitojë më shumë hapësira ...
ITALI - Interi duhet të bëjë llogaritë pa kapitenin e tij, Lautaro Martínez. Sulmuesi argjentinas ka pësuar një d&eum...
ITALI - Ka ardhur momenti i Francesco Camardës. Pas një fillimi sezoni me hapësira të kufizuara, talenti i ri italian pritet të marr&e...
ANGLI - Manchester City po i afrohet një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e tij të fundit. Apeli i klubit ...
ZVICER - Europa vazhdon emocionet këtë të enjte me ndeshjet e para të fazës së ligës në UEFA Conference League. N&...
ZVICER - Tetë takime do të hapin mbrëmjen europiane në orën 18:45. Një prej përballjeve më interesante është ...
ANGLI - Rio Ferdinand beson se Sir Alex Ferguson nuk do ta kishte toleruar kritikën publike të Lisandro Martinez ndaj Manchester United, pas humbjes ...
TIRANE - UEFA ka vendosur që ndeshja Egnatia - Midtjylland, e vlefshme për fazën e ligës të UEFA Conference League, të zhvillohet...
ITALI - Roma mori një lajm të keq gjatë përballjes me Real Madridin në Champions League, pasi Gian Piero Gasperini humbi dy lojtar&eum...
ITALI - Endrick ishte një nga protagonistët e përmbysjes së Romës në Champions League. Sulmuesi brazilian i Real Madridit, i...