27 March 2026, 14:50
Nga E.d
Foto ilustruse
Numri i ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta u rrit shumë pak në vitin 2024 me vetëm 1 për qind në raport me vitin paraprak. Sipas të dhënave të sotshme të INSTAT Në fund të vitit 2024, numri i ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta arriti në 7,007 nga 6,938 që ishin në 2023.
Në vitin 2024 u shtuan vetëm 69 sipërmarrje të reja nga 349 që u shtuan në vitin 2023. Ndërmarrjet e huaja dhe të ato me kapital të përbashkët ndonëse përbën rreth 3% të numrit total të bizneseve në vend, kontribuon në 18.8% të punësimit gjithsej dhe 20.4% të shitjeve neto në shkallë vendi.
Bashkimi Evropian vazhdon të jetë burimi kryesor i kapitalit të huaj, me ndërmarrjet nga këto vende që zënë 60.7% të totalit të subjekteve të huaja. Italia mbetet partneri më i rëndësishëm strategjik, duke zotëruar 2,930 ndërmarrje, të cilat punësojnë pothuajse gjysmën (46.8%) e forcës punëtore në këtë sektor.
Pas saj renditet Kosova me 582 ndërmarrje dhe Turqia me 453, ndërkohë që vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor përfaqësojnë 11.9% të strukturës.
Shpërndarja e këtyre ndërmarrjeve tregon një fokus të qartë te shërbimet dhe industria. Sektori i industrisë Përpunuese mbetet punëdhënësi më i madh brenda kësaj kategorie, Nga ana tjetër, volumi më i lartë i qarkullimit të parave regjistrohet në Tregti, ku ndërmarrjet e huaja realizojnë 36.7% të shitjeve neto.
Në industrinë Nxjerrëse operojnë shtete të tjera jashtë Europës, ku rreth 87.4% e shitjeve neto në këtë sektor kontrollohen nga grupi i “Shteteve të tjera”, ku Kina luan rolin kryesor me 63.7% të peshës për shkak të koncesionit të nxjerrjes së naftës nga kompania Bankers. Në sektorët e tjerë si ndërtimi (58.5%), energjia (48.0%) dhe transporti (69.9%), kapitali nga BE-ja mbetet dominues.
Ndonëse shumica dërrmuese e ndërmarrjeve të huaja (rreth 86%) janë të vogla, me 1 deri në 9 të punësuar, ndikimi më i madh vjen nga ndërmarrjet e mëdha (mbi 250 të punësuar). Këto të fundit, ndonëse në numër të kufizuar vetëm 69 ndërmarrje, sigurojnë 38.6% të punësimit dhe 31.3% të shitjeve neto brenda gjithë kategorisë së bizneseve me kapital të huaj.
Sa i përket Investimeve Direkte (ID), stoku total në fund të vitit 2024 arriti shifrën mbresëlënëse prej 15,413.6 milionë euro. Vendet e BE-së zënë 55.2% të këtij stoku, por në nivel shtetesh individuale, Holanda (16.5%) dhe Zvicra (14.7%) kryesojnë listën e investitorëve më të mëdhenj në Shqipëri, duke dëshmuar për një portofol të diversifikuar investimesh që shtrihet përtej kufijve të fqinjëve tanë të drejtpërdrejtë./Monitor.al
biznese investimi ekonomi
Ekonomi
26 March 2026, 20:50
E.d
Foto ilustruse
Të dhënat e sotshme të INSTAT mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto treguan se konsumi final i popullatës u rrit me 2.77 ...
Ekonomi
26 March 2026, 19:53
E.d
Foto ilustruse
Holanda rifitoi “fronin” e investitorit kryesor të huaj në Shqipëri vitin e kaluar. Sipas të dhënave ng...
Ekonomi
26 March 2026, 18:33
E.d
Foto ilustruse
Shqipëria synon të forcojë mbikëqyrjen e sektorit financiar përmes një projektligji të ri që vendos ...
Ekonomi
26 March 2026, 17:48
E.d
Foto ilustruse
Administrata tatimore njofton bizneset që rezultojnë me tepricë kreditore të tatim fitimit për periudhat tatimore p...
Ekonomi
26 March 2026, 15:42
E.d
Foto ilustruse
Tregu i sigurimeve ka shfaqur një rritje modeste edhe në muajin shkurt. Sipas statistikave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Finan...
Ekonomi
25 March 2026, 07:27
Ashtu si gjatë krizës së çmimeve të vitit 2022, edhe tani qytetarët e zonave kufitare kanë rinisur të blejnë ka...
Ekonomi
25 March 2026, 07:24
E. D
Kriza e çmimeve të energjisë dhe rreziqet inflacioniste nuk po e prekin aspak kursin e këmbimit të Lekut; përkundrazi, monedha...
Ekonomi
24 March 2026, 14:37
D.S
Rreziku i kursit të këmbimit për borxhin publik pësoi rënie të mëtejshme vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Min...
Ekonomi
24 March 2026, 10:22
D.S
Kredia e biznesit për investime u zgjerua përsëri me ritme të larta vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipëris&...
Ekonomi
23 March 2026, 18:16
E.d
Foto ilustruse
Kjo fundjavë ka qenë e gjatë, me katër ditë pushim. Por, siç e kemi thënë shpesh, biznesi në ...