4 May 2023, 07:04
Nga A.B

Për vitin 2022 numri i të shtruarave në spitale u shtua 8% në raport me 2021.
Sipas të dhënave të raportit të monitorimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për vitin 2022 në total numri i të shtruarve në spitale ishte 277,881 paciente. Pas pandemisë së Covid-19 në 2022 ky është numri më i lartë i shtrimeve në spitale. Krahasuar me vitin 2019 shtrimet në spitale janë ulur 10,5%.
Në 2020-n shtrimet në spitale ranë për shkak të frikës nga inflektimet e Covid-19. Mjekët paralajmëruan se pas pandemisë do të ketë rritje sidomos të ndërhyrjeve kirurgjike në zemër si bypass-e, e stent-e coronare, për shkak të problemeve post Covid-19 që duhet të trajtoheshin në kohë.
Për vitin 2022 shtimi më i lartë të sëmurëve është për pacientët të trajtuar në kardiologji/kardiokirurgji dhe në spitalet psikiatrike. Shtrimet në kardiologji janë rritur 23% krahasuar me 2021. Ndërsa trajtimi i pacientëve në spitalet psikiatrike u rrit 17,5%. Mjekët psikiatër edhe me herët trendin rritës së pacientëve në këto spitale e lidhin me shtimin e përdorimit të lëndëve narkotike nga të sëmurët që lenë spitalin pas rehabilitimit.
Për 2022 gjithashtu ka një rritje të kontrolleve për depistimin e kancerit të gjirit (kontroll që shërben për identifikimin ose jo të tumorit). Për 2022 numri i kontrolleve u rrit 43% në raport me një vit më parë. Ndërsa trajtimi me radioterapi për sëmundjet tumorale është shtuar 8,5% krahasuar me vjet.
Mjekja Onkologe Silvana Çeliku pohoi më herët për Monitor se për shkak të frikës nga infektimet me Covid-19 në 2020-2021 shumë gra hezituan të kryenin depistimet për kancerin e gjirit dhe mitrës. Sipas saj pasojat do të ndihen në shëndet, pasi Covid-19 pengoi diagnostikimet e hershme dhe rrezikon shtimin e fataliteteve për të prekurit me lloje të ndryshme të tumoreve.
Sakaq rastet e trajtuara nga njësitë e urgjencës mjekësore në 2022 ranë 81% krahasuar me periudhën paraardhëse, ndërsa shërbimi i personave që përfitojnë Check Up u shtua 1,7 herë më shumë.
Në 8 vitet e fundit për periudhën 2014 -2022 fluksi më i lartë i shtrimeve në spitale ka qenë në vitin 2019, me 310,315 të shtruar, ndërsa numri më i ulët i shtrimeve ishte në 2014./MONITOR
shtrimet ne spital
Ekonomi
3 May 2023, 19:10
I.A
Gent Sejko
TIRANË- Këshilli Mbikëqyrësi i Bankës së Shqipërisë vendosi sot të mbajë të pandryshuar n...
Ekonomi
3 May 2023, 07:18
A.B
Bizneset përpunuese të manifakturës, peshkimit dhe pyjeve mund të aplikojnë nga sot në e-Albania për të përfituar...
Ekonomi
3 May 2023, 07:13
A.B
Yield-et e bonove 12-mujore pësuan përsëri rënie në ankandin e parë të muajit maj dhe aktualisht kanë zbritur pran&eum...
Ekonomi
3 May 2023, 07:08
A.B
Shqipëria është një vend ku mbi 40 për qind e popullsisë jeton në zonat rurale dhe ekziston ende një mentalitet dominu...
Ekonomi
3 May 2023, 07:05
A.B
Për herë të parë gjatë viteve të fundit, Banka e Shqipërisë raportoi se çmimi i banesave ishte në tendenc&...
Ekonomi
2 May 2023, 07:12
A.B
Pjesa e borxhit të brendshëm e financuar nga individët u rrit përsëri në tremujorin e parë të këtij viti.
Sipas ...
Ekonomi
2 May 2023, 07:08
A.B
Bizneset në tension të mesëm të lidhur në 20,10 apo 6 kilovolt, të cilët që prej fillimit të vitit të shkuar...
Ekonomi
2 May 2023, 07:07
A.B
Porti i ri tregtar, një vepër me rëndësi strategjike që parashikohet të ndërtohet në Porto Romano ende nuk ka një...
Ekonomi
1 May 2023, 15:38
k.m.
Foto ilustruese
Pjesa më e madhe e familjeve shqiptare vazhdojnë ende të marrin hua “në dorë”. Raporti i fundit të...
Ekonomi
1 May 2023, 11:40
A.B
Rënia e fortë e monedhës euro, si dhe emigrimi i popullsisë ka ngadalësuar eksportet e bimëve mjekësore.
Për periudh&...