14 November 2026, 20:51
Nga E.d
Plarent Ndreca
TIRANA- Ish-deputeti i PS-së dhe avokati mbrojtës i Erion Veliajt, Plarent Ndreca ka reaguar ekskluzivisht për Dosja.al, pas deklaratave për përjashtimin e tij nga të gjitha formuet e Partisë Socialiste. Në një përgjigje për Dosja.al, Ndreca shprehet se nuk ka dijeni se çfarë ka ndodhur në Asamblenë Kombëtare të PS-së, pasi nuk është anëtar i këtij forumi. Sa i përket përjashtimit nga partia, ai thekson se një vendim i tillë nuk mund të merret mbi bazën e vullnetit apo vlerësimit subjektiv të individëve, pavarësisht funksionit që ata mbajnë.
Sipas Ndrecës, përjashtimi nga Partia Socialiste është një proces që duhet të mbështetet në Statutin e partisë, të shoqërohet me respektimin e procedurave përkatëse dhe të bazohet në shkaqe konkrete statutore, të cilat duhet të provohen.
Reagimi i plotë i Plarent Ndrecës për Dosja.al:
Nuk kam dijeni se çfarë ka ndodhur në Asamblenë Kombëtare të PS-së, pasi nuk jam anëtar i këtij forumi. Sa i përket përjashtimit nga Partia Socialiste, dua të theksoj se ai nuk është çështje vullneti apo vlerësimi subjektiv të askujt, pavarësisht funksionit që mban. Përjashtimi është një proces statutor, që kërkon respektimin e procedurave të përcaktuara në Statut, ekzistencën e shkaqeve konkrete statutore dhe provimin e tyre.
Çfarë ndodhi sot në Asamblenë Kombëtare të PS-së?
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga forumet drejtuese të Partisë Socialiste, gjatë mbledhjes së Asamblesë së Ps-së të zhvilluar këtë të shtunë. Kërkesa e tij nuk u hodh në votim, ndërsa kundër kësaj mase kanë dalë tre anëtarë të Asamblesë. Ato ishin Fatmir Xhafaj, Erion Braçe dhe Pandeli Majko. Pas mbledhjes, sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi sqaroi se Spiropali dhe Ndreca nuk do të jenë më pjesë e forumeve të PS-së, por do të mbeten anëtarë të partisë./Dosja.al
Plarent Ndreca
Politike
14 November 2026, 19:54
E.d
Edi Rama
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste e zhvilluar këtë të shtunë me dyer të mbyllura ka qenë shumë m&...
Politike
14 November 2026, 17:19
E.d
Blendi Klosi
TIRANA- Situata brenda Partisë Socialiste duket se po thellon edhe më tej hapësirat demokratike në parti. Elisa Spiropali dhe...
Politike
14 November 2026, 17:01
E.d
Oerd Bylykbashi
TIRANA- Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, ka deklaruar se zgjedhjet e lira dhe të ndershme kërkojnë ndarjen e shtetit nga partia...
Politike
14 November 2026, 16:12
E.d
Edi Rama
GJIRI I LALZIT- Kryeministri Edi Rama ka kundërshtuar pretendimet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me një ...
Politike
14 November 2026, 15:37
E.d
Elisa Spiropali dhe Edi Rama
GJIRI I LALZIT- Përplasjet mes kryeministrit Edi Rama dhe Elisa Spiropalit kanë vijuar edhe gjatë mbledhjes ...
Politike
14 November 2026, 14:59
E. D
GJIRI I LALZIT- Detaje të reja vijojnë të dalin nga mbledhja e Asamblesë së PS me dyer të mbyllura. Bëhet me dije se p...
Politike
14 November 2026, 14:53
E. D
Blendi Kolsi
GJIRI I LALZIT- Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Kolsi, deklaroi pas mbledhjes së Asamblesë se Ogerta Manastirliu n...
Politike
14 November 2026, 14:46
E. D
Edi Rama, Elisa Spiropali
GJIRI I LALZIT- Detaje të reja janë zbuluar nga diskutimet mes kryeministrit Edi Rama dhe Elisa Spiropalit në A...
Politike
14 November 2026, 14:39
E. D
GJIRI I LALZIT- Detaje të reja janë zbardhur nga mbledhja me dyer të mbyllura e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, k...
Politike
14 November 2026, 14:29
E. D
Blendi Kolsi
GJIRI I LALZIT- Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Kolsi, pas përfundimit të mbledhjes së Asamblesë ka folur p&e...