Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sipas Freeman, në fotografitë e ekzaminuara vërehen shenja dëmtimesh në trup, përfshirë një hemorragji të thellë në shpatullën e majtë dhe lëndime që, sipas interpretimit të tij, mund të jenë shkaktuar nga goditjet në fytyrë.
SHBA- Një ekspert i mjekësisë ligjore ka ngritur dyshime të reja lidhur me vdekjen e financierit amerikan Jeffrey Epstein, duke pretenduar se ai mund të jetë vrarë në burg dhe se nuk bëhet fjalë për vetëvrasje, siç ishte konkluduar zyrtarisht në vitin 2019. Profesori Michael Freeman, ekspert i mjekësisë ligjore, tha në një intervistë për emisionin “Newsnight” të BBC-së se, pas shqyrtimit të dokumenteve dhe fotografive të autopsisë, beson se Epstein ka vdekur si pasojë e mbytjes me litar, me shumë gjasë nga prapa.
Sipas Freeman, në fotografitë e ekzaminuara vërehen shenja dëmtimesh në trup, përfshirë një hemorragji të thellë në shpatullën e majtë dhe lëndime që, sipas interpretimit të tij, mund të jenë shkaktuar nga goditjet në fytyrë. Ai gjithashtu pretendon se shenjat në qafë mund të tregojnë përpjekje të viktimës për të larguar litarin, çka sipas tij është në përputhje me një rast mbytjeje nga një person tjetër.
Megjithatë, këto përfundime kundërshtojnë konstatimin zyrtar të mjekes ligjore Barbara Sampson, e cila kreu autopsinë në vitin 2019 dhe përcaktoi se vdekja e Epstein ishte vetëvrasje me varje. Sampson ka deklaruar më parë se qëndron plotësisht pas përcaktimit të shkakut dhe mënyrës së vdekjes.
Freeman nuk e ka ekzaminuar personalisht trupin e Epstein, por është bazuar në dokumentacionin dhe fotografitë e autopsisë, të cilat ia ka siguruar vëllai i tij, Mark Epstein. Studimi i tij ende nuk është shqyrtuar nga ekspertë të tjerë përmes procesit të vlerësimit shkencor (peer review).
Jeffrey Epstein u gjet i vdekur më 10 gusht 2019 në qelinë e tij në Qendrën Korrektuese Metropolitane në New York, ku po mbahej në pritje të gjykimit për akuza të trafikimit seksual të vajzave të mitura. Vdekja e tij ndodhi rreth një muaj pasi ishte vendosur përkohësisht nën mbikëqyrje për rrezik vetëvrasjeje.
I pyetur se kush mund ta kishte vrarë Epstein, nëse interpretimi i tij është i saktë, Freeman tha se nuk kishte asnjë ide dhe se kjo nuk ishte pjesë e hulumtimit të tij. Rasti i Epstein vazhdon të ngjallë interes dhe debate, ndërsa pretendimet e reja të ekspertit nuk e ndryshojnë përfundimin zyrtar të vitit 2019, i cili mbetet se Epstein vdiq nga vetëvrasja./Dosja.al
Phil Collins SHBA- Legjenda e muzikës Phil Collins është përlotur gjatë ceremonisë së pranimit në Rock & Roll Hall...
SERBI- Me seancën konstituive, Asambleja Kombëtare e Serbisë po ashtu po mirëpret një forcë të re politike. Lista Stude...
Ajatollahu Alireza A’rafi, i cili vizitoi Bosnjën IRAN- Një klerik i lartë iranian, i cili për një periudhë të s...
IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar Evropën në lidhje me kërcënimin që paraqet Irani gjatë ta...
SHBA- OpenAI ka zbuluar këtë të hënë një mjet të ri nëpërmjet inteligjencës artificiale, i cili ësht&eum...
PERU- Vizita e Papa Leonit XIV është shoqëruar me një incident ku një rruzare e hedhur nga turma e besimtarëve e ka goditur ...
SHBA- Disa nga bankat më të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfshirë Chase, Bank of America, Wells Farg...
GJERMANI- Gjermania, Danimarka, Austria, Greqia dhe Holanda kanë firmosur një marrëveshje për ngritjen e një qendre dëbimi emigra...
MOSKË- Nisjet dhe mbërritjet e avionëve në tre aeroporte të Moskës janë shoqëruar me kufizime të përkohshme k...
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar në mënyrë publike mbështetjen e tij ndaj ish-drejtorit ekzekutiv të Nvidia-s Jense...