16 November 2026, 21:26
Nga E. D

SHBA- Disa nga bankat më të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfshirë Chase, Bank of America, Wells Fargo dhe US Bank, po përballen me probleme në shërbimet e tyre online.
Mijëra klientë kanë raportuar vështirësi në platformën Downdetector, kryesisht për të hyrë në llogaritë e tyre bankare përmes faqeve zyrtare dhe aplikacioneve në telefon. Probleme janë raportuar edhe gjatë kryerjes së transfertave të parave.
Nga ana tjetër, shërbimi i mbështetjes së Chase ka konfirmuar se banka po përballet me një problem teknik dhe se ekipet përkatëse po punojnë për rikthimin e shërbimeve në normalitet.
Deri më tani, shkaku i saktë i ndërprerjeve nuk është bërë i ditur. Këto probleme vijnë vetëm pak ditë pas një ndërprerjeje të madhe të shërbimeve të Microsoft, e cila zgjati disa orë dhe preku platforma të njohura si Outlook, Teams dhe Copilot.
Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë, SHBA-ja u përball me një tjetër problem serioz, pasi një defekt në sistemet e kontrollit të trafikut ajror shkaktoi vonesa dhe kaos në fluturime në disa aeroporte amerikane, duke prekur edhe avionët që udhëtonin drejt Shteteve të Bashkuara.
Pavarësisht se këto incidente kanë ndodhur brenda një periudhe të shkurtër kohore, deri në këto momente nuk ka të dhëna që të tregojnë për një sulm kibernetik apo për një lidhje mes problemeve të bankave, ndërprerjes së Microsoft dhe vështirësive në trafikun ajror./Dosja.al
shba probleme në shërbimet bankare
Bota
16 November 2026, 20:53
E.M
GJERMANI- Gjermania, Danimarka, Austria, Greqia dhe Holanda kanë firmosur një marrëveshje për ngritjen e një qendre dëbimi emigra...
Bota
16 November 2026, 20:10
E.M
MOSKË- Nisjet dhe mbërritjet e avionëve në tre aeroporte të Moskës janë shoqëruar me kufizime të përkohshme k...
Bota
16 November 2026, 19:33
E.M
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar në mënyrë publike mbështetjen e tij ndaj ish-drejtorit ekzekutiv të Nvidia-s Jense...
Bota
16 November 2026, 19:23
E.M
SHBA- Basketbollisti amerikan, Greene Da’monte Khiree, është arrestuar në Nigeri pas dyshimeve se tentoi të kontrabandonte rreth 34 k...
Bota
16 November 2026, 19:14
E.M
SHBA- Autoritetet amerikane kanë njoftuar qytetarët të tregojnë kujdes me ngjarjet publike dhe të mos planifikojnë të udh&eu...
Bota
16 November 2026, 18:59
E.M
MEKSIKË- Autoritetet meksikane kanë nisur një hetim për vdekjen e gazetarit Eduardo Flores i cili hetonte rastet e personave të zhduku...
Bota
16 November 2026, 18:30
E.M
SHBA- Papa Leoni XIV ka përfunduar këtë të hënë udhëtimin 12-ditor në Amerikën e Jugut, duke udhëhequr n...
Bota
16 November 2026, 18:16
E.M
SERBI- Profesori dhe deputeti Aleksandar Baucal ka njoftuar se lista e studentëve do të përshpejtojë punën për përmbushjen e...
Bota
16 November 2026, 17:15
E.M
AFRIKË- Afrika e Jugut është përballur me dy sulme me armë zjarri ku të paktën 17 persona kanë humbur jetën mbr&eu...
Bota
16 November 2026, 17:06
E.M
KOSOVË- Ish-presidenti Aleksandar Vuçiç dhe katër politikanë të tjerë serbë janë akuzuar në lidhje m...