16 November 2026, 20:53
Nga E.M

GJERMANI- Gjermania, Danimarka, Austria, Greqia dhe Holanda kanë firmosur një marrëveshje për ngritjen e një qendre dëbimi emigrantësh në Ruandë, për të rritur dëbimet dhe për të frenuar migracionin e parregullt. Në këtë mnëyrë pritet të hapet një “qendër kthimi”, e cila do të jetë gati të pranojë transferimet në vitin 2027, sipas qeverisë holandeze dhe daneze.
Këto vende deklaruan se skema do të zbatohet për emigrantët që qëndrojnë ilegalisht në pesë shtetet e BE-së. Të dëbuarit do të kenë mundësinë ose të integrohen në shoqërinë e Ruandës, ose të kthehen në vendlindjen e tyre.
Skema do të zbatohet për emigrantët që i kanë shteruar të gjitha rrugët ligjore për të qëndruar në pesë vendet, ndryshe nga një marrëveshje e dështuar britanike që parashikonte dërgimin e njerëzve në Ruandë për t’u shqyrtuar kërkesat e azilit.
Sfidat ligjore bënë që marrëveshja e Mbretërisë së Bashkuar të mos vihej kurrë në zbatim dhe ajo u anulua përfundimisht nga qeveria e re laburiste në vitin 2024. Pesë vendet thonë se plani për të dërguar emigrantë jashtë vendit është në përputhje me ligjin e BE-së dhe atë ndërkombëtar, por organizatat e të drejtave të njeriut thonë se ai mund të shkelë të drejtat e emigrantëve.
Njoftimi u bë i ditur në vjenë ndërkohë që në një deklaratë këtë të hënë, qeveria holandeze tha se pesë vendet do të “kthejnë vetëm burra beqarë” si pjesë e fazës së parë të marrëveshjes.
Sipas Agjencisë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare (Frontex), në 10 muajt e parë të vitit 2026 u regjistruan rreth 110 mijë kalime të parregullta kufitare në Bashkimin Evropian./Dosja.al
Gjermania Danimarka Austria Greqia Holanda
Bota
16 November 2026, 20:10
E.M
MOSKË- Nisjet dhe mbërritjet e avionëve në tre aeroporte të Moskës janë shoqëruar me kufizime të përkohshme k...
Bota
16 November 2026, 19:33
E.M
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar në mënyrë publike mbështetjen e tij ndaj ish-drejtorit ekzekutiv të Nvidia-s Jense...
Bota
16 November 2026, 19:23
E.M
SHBA- Basketbollisti amerikan, Greene Da’monte Khiree, është arrestuar në Nigeri pas dyshimeve se tentoi të kontrabandonte rreth 34 k...
Bota
16 November 2026, 19:14
E.M
SHBA- Autoritetet amerikane kanë njoftuar qytetarët të tregojnë kujdes me ngjarjet publike dhe të mos planifikojnë të udh&eu...
Bota
16 November 2026, 18:59
E.M
MEKSIKË- Autoritetet meksikane kanë nisur një hetim për vdekjen e gazetarit Eduardo Flores i cili hetonte rastet e personave të zhduku...
Bota
16 November 2026, 18:30
E.M
SHBA- Papa Leoni XIV ka përfunduar këtë të hënë udhëtimin 12-ditor në Amerikën e Jugut, duke udhëhequr n...
Bota
16 November 2026, 18:16
E.M
SERBI- Profesori dhe deputeti Aleksandar Baucal ka njoftuar se lista e studentëve do të përshpejtojë punën për përmbushjen e...
Bota
16 November 2026, 17:15
E.M
AFRIKË- Afrika e Jugut është përballur me dy sulme me armë zjarri ku të paktën 17 persona kanë humbur jetën mbr&eu...
Bota
16 November 2026, 17:06
E.M
KOSOVË- Ish-presidenti Aleksandar Vuçiç dhe katër politikanë të tjerë serbë janë akuzuar në lidhje m...
Bota
16 November 2026, 17:00
E. D
SERBI- Ministrja serbe e Ndërtimit, Aleksandra Sofronijević, ka konfirmuar se është mbyllur përfundimisht marrëveshjen me kompani...