17 November 2026, 07:24
Nga E.d
Phil Collins
SHBA- Legjenda e muzikës Phil Collins është përlotur gjatë ceremonisë së pranimit në Rock & Roll Hall of Fame, ku u nderua për karrierën e tij si artist solo. Këngëtari dhe bateristi 75-vjeçar u shfaq në publik të shtunën, më 14 nëntor, në Los Angeles, në një paraqitje të rrallë pas problemeve të shumta shëndetësore që e kanë detyruar të largohet nga skena.
Collins, i cili nuk ka performuar drejtpërdrejt që nga viti 2022, u ngjit në skenë duke përdorur dy bastunë dhe u prit me duartrokitje të gjata nga publiku. Në mesin e të pranishmëve ishte edhe vajza e tij, aktorja Lily Collins.
"Jam rritur duke dashur vetëm të luaja në bateri. Gjithçka tjetër ka qenë një rastësi shumë e bukur. Nuk mund ta besoj, kur shikoj pas, se si ka rrjedhur jeta ime”, tha ai gjatë fjalimit të tij emocional, pasi u përlot nga pritja e publikut.
Collins u nderua nga bateristi i grupit Blink-182, Travis Barker, i cili vlerësoi kontributin e tij në muzikë, duke veçuar edhe pjesën ikonike të baterive në këngën “In the Air Tonight”. Gjatë ceremonisë, artisti shoqërohej nga tre prej pesë fëmijëve të tij: Lily, Joely dhe Nic. Edhe përmes një postimi në Instagram, Collins shprehu emocionet për këtë vlerësim, duke thënë se ishte i lumtur që ky moment kishte ardhur pikërisht tani, në vitin kur mbushi 75 vjeç. Pavarësisht vështirësive shëndetësore dhe largimit nga skena, ai u dha një mesazh shpresëdhënës fansave.
“Nuk e keni dëgjuar ende fjalën e fundit nga unë”, tha ai./Dosja.al
Phil Collins
Bota
16 November 2026, 22:58
SERBI- Me seancën konstituive, Asambleja Kombëtare e Serbisë po ashtu po mirëpret një forcë të re politike. Lista Stude...
Bota
16 November 2026, 22:40
E. D
Ajatollahu Alireza A’rafi, i cili vizitoi Bosnjën
IRAN- Një klerik i lartë iranian, i cili për një periudhë të s...
Bota
16 November 2026, 22:30
E.M
IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar Evropën në lidhje me kërcënimin që paraqet Irani gjatë ta...
Bota
16 November 2026, 22:07
E.M
SHBA- OpenAI ka zbuluar këtë të hënë një mjet të ri nëpërmjet inteligjencës artificiale, i cili ësht&eum...
Bota
16 November 2026, 21:57
E.M
PERU- Vizita e Papa Leonit XIV është shoqëruar me një incident ku një rruzare e hedhur nga turma e besimtarëve e ka goditur ...
Bota
16 November 2026, 21:26
E. D
SHBA- Disa nga bankat më të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfshirë Chase, Bank of America, Wells Farg...
Bota
16 November 2026, 20:53
E.M
GJERMANI- Gjermania, Danimarka, Austria, Greqia dhe Holanda kanë firmosur një marrëveshje për ngritjen e një qendre dëbimi emigra...
Bota
16 November 2026, 20:10
E.M
MOSKË- Nisjet dhe mbërritjet e avionëve në tre aeroporte të Moskës janë shoqëruar me kufizime të përkohshme k...
Bota
16 November 2026, 19:33
E.M
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar në mënyrë publike mbështetjen e tij ndaj ish-drejtorit ekzekutiv të Nvidia-s Jense...
Bota
16 November 2026, 19:23
E.M
SHBA- Basketbollisti amerikan, Greene Da’monte Khiree, është arrestuar në Nigeri pas dyshimeve se tentoi të kontrabandonte rreth 34 k...