Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Ekzekutimi në Fier/ Selami Hasani vite më parë kishte vrarë nipin e ‘Ben Qimes’
Në dosjen e kësaj ngjarjeje, Selami Hasani është identifikuar si një prej autorëve, në bashkëpunim me Pëllumb Yzeirin dhe Kujtim Hasanbashën. Lidhur me këtë krim, Hasani u dënua me 25 vite burgim. Pas disa vitesh në kërkim, ai u arrestua më 12 gusht 2009, gjatë një operacioni të forcave speciale RENEA në Fier.
23 November 2026, 10:03Nga DOSJA
FIER- Selami Hasani, i cili u ekzekutua sot në Fier është emër i njohur, pasi vite më parë ai ka vrarë Julian Isufajn, nipin e Arben Isufajt, i njohur ndryshe si “Ben Qimja”. Julian Isufaj u ekzekutua në qendër të Fierit, në zonën e njohur si tregu i valutës në vitin 2002. Në të njëjtën ngjarje mbeti i vrarë edhe Esat Tare, ndërsa persona të tjerë u plagosën.
Në dosjen e kësaj ngjarjeje, Selami Hasani është identifikuar si një prej autorëve, në bashkëpunim me Pëllumb Yzeirin dhe Kujtim Hasanbashën. Lidhur me këtë krim, Hasani u dënua me 25 vite burgim. Pas disa vitesh në kërkim, ai u arrestua më 12 gusht 2009, gjatë një operacioni të forcave speciale RENEA në Fier.
Emri i tij lidhet kështu me një histori të gjatë konfliktesh dhe hasmërish që kanë tronditur ndër vite qytetin e Fierit. Ndërkohë, lidhur me ngjarjen e fundit ku Hasani ka humbur jetën, priten të zbardhen detaje të tjera nga autoritetet për dinamikën e vrasjes dhe autorët./Dosja.al