23 November 2026, 10:11
Nga E.M

POGRADEC- Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë shoqëruar gjatë natës edhe qarkun e Pogradecit duke shkaktuar kështu disa probleme me rrjetin elektrik në disa zona të Mokrës në Pogradec.
Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e erës së fortë ka pasur dëmtime përcjellsash në Njësinë Administrative të Velçanit ku disa fshatra si Bishnicë, Jollë, Velçan, Buzaishtë dhe Shpellë, janë pa energji elektrike.
Dëmtime ka pasur edhe në Njësinë Trebinjë ku të paktën 4 fshatra në këtë njësi rezultojnë pa energji deri në këto momente. Nga ana e OSHEE-së, bëhet me dije se në terren janë disa grupe të cilat po punojnë për riparimin e dëmeve dhe rikthimin e energjisë.
Kjo zonë pati probleme edhe disa ditë më parë ku si pasojë e erës këto zona mbetën për më shumë se 48 orë pa energji./Dosja.al
Pogradec
Aktualitet
23 November 2026, 10:09
FIER- Detaje të reja vijojnë të dalin nga vrasja e Selami Hasanit, i dënuar me 25 vite burg për vrasje dhe i liruar pak ditë m&eu...
Aktualitet
23 November 2026, 10:07
E. D
FIER- Pamjet nga vendi ku u vra Selami Hasani në Fier janë publikuar. Në zonë vihet re prania e forcave të policisë, të cila...
Aktualitet
23 November 2026, 10:03
FIER- Selami Hasani, i cili u ekzekutua sot në Fier është emër i njohur, pasi vite më parë ai ka vrarë Julian Isufajn,...
Aktualitet
23 November 2026, 10:03
E.M
TIRANË- Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar probleme në furnizimin e vendit me energji elektrike, kryesisht n...
Aktualitet
23 November 2026, 10:02
E. D
FIER- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e Selami Hasanit në Fier. Bëhet me dije se i plagosur ka mbetur edhe një per...
Aktualitet
23 November 2026, 09:56
E.M
LEZHË- Qarku i Lezhës është shoqëruar me reshje të dendura të shiu dhe erëra të forta që prej pasdites së...
Aktualitet
23 November 2026, 09:52
E. D
FIER- Një person është ekzekutuar me armë zjarri këtë të hënë në qytetin e Fierit. Bëhet me dij...
Aktualitet
23 November 2026, 09:35
E.M
SHKODËR- Bashkitë e qarkut Shkodër janë përballur me disa problematike me furnizimin me enrgjinë elektrike për shkak të...
Aktualitet
23 November 2026, 09:27
E.M
KOSOVË- Autoritetet në Kosovë kanë vënë në pranga tre persona. Arrestimi i tyre është bërë i mundur pasi...
Aktualitet
23 November 2026, 09:14
E.M
KUKËS- Reshjet e shiut të cilat kanë përfshirë Qarkun e Kukësit kanë sjellë problematika në furnizimin me energji ...