23 November 2026, 09:14
Nga E.M

KUKËS- Reshjet e shiut të cilat kanë përfshirë Qarkun e Kukësit kanë sjellë problematika në furnizimin me energji elektrike në disa zona, ndërsa të gjitha akset rrugore kombëtare vijojnë të jenë të kalueshme. Strukturat përgjegjëse kanë njoftuar se i gjithë territori i qarkut ishte përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar, të shoqëruara gjatë natës edhe me erë të fortë.
Si pasojë e motit të keq, rrugët kombëtare dhe ato bashkiake vijojnë të jenë të rrezikuara nga rënia e gurëve, inerteve dhe vërshimi i ujërave. Ndërkohë, subjektet kontraktore po punojnë për pastrimin e akseve kombëtare dhe mbajtjen e tyre funksionale.
Nga bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë nuk janë raportuar problematika të tjera. Problematika kryesore mbetet furnizimi me energji elektrike, pasi një numër zonash në të tria bashkitë e qarkut vijojnë të jenë pa energji.
Në bashkinë Kukës, ndërprerjet prekin zonën industriale të qytetit, njësitë administrative Malzi, Tërthore, Kolsh, Surroj, Topojan, Shishtavec dhe Zapod.
Në bashkinë Tropojë, pa energji elektrike raportohen njësia administrative Margegaj, qyteti i Fierzës dhe lagjja Geg Hysen në qytetin e Bajram Currit.
Ndërsa në bashkinë Has, problematika përfshin njësinë administrative Fajzë, fshatrat Kishaj dhe Pogaj në njësinë administrative Gjinaj, si dhe spitalin dhe ujësjellësin e qytetit të Krumës.
Sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm, ai po vijon sipas orareve të përcaktuara nga Drejtoria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizimeve Kukës.
Autoritetet bëjnë me dije se situata po monitorohet dhe strukturat përgjegjëse mbeten në kontakt për ndjekjen e problematikave dhe ndërhyrjen sipas nevojës./Dosja.al
Kukes
Aktualitet
23 November 2026, 09:07
E. D
POGRADEC- Një 39-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e djeshme në qytetin e Pogradecit, pas një konflikti për mo...
Aktualitet
23 November 2026, 08:56
E.M
ITALI- Një shtetas shqiptar është arrestuar në Bolzano të Italisë, pasi policia i ka sekuestruar afro dy kilogramë lënd...
Aktualitet
23 November 2026, 08:43
E.M
VLORË- Mbrëmjen e së dielës në zonën e Nartës është shënuar një zjarr i përmasave të mëdh...
Aktualitet
23 November 2026, 07:55
E.M
PUKË- Puka gjendet pa furnizim me energji elektrike për shkak të defekteve në transmetuesit energjetikë, që prej mbrëmjes s&...
Aktualitet
23 November 2026, 07:22
E. D
TIRANË- Ditën e sotme nis funksionimin sistemi i ri i pagesave të menjëhershme (instant payments). Sistemi i ri do të mundës...
Aktualitet
23 November 2026, 07:18
E. D
TIRANË- Fermerët në shumë zona të vendit po përballen me vështirësi të mëdha në tregtimin e vajit të...
Aktualitet
23 November 2026, 07:17
E. D
TIRANË- Emigrimi po mbetet një plagë pa shërim edhe pse popullsia vendase po tkurret dhe potenciali për të prodhuar numra emigran...
Aktualitet
23 November 2026, 07:17
E.M
TIRANË- Dita e hënë do të sjellë reshje shiu në të gjithë vendin. Në veri dhe lindje të vendit, në lart&...
Aktualitet
22 November 2026, 21:38
E.d
Foto e shqiptarit dhe ndërtesa ku ndodhi shpërthimi
ZVICRA- Një shpërthim i fuqishëm, i ndjekur nga një zjarr, ka shkaktuar pani...
Aktualitet
22 November 2026, 21:26
E.d
Emanuela Shahini
ITALI- Një aksident tragjik ka tronditur mëngjesin e së dielës qytetin e Prata di Pordenone në Itali, ku 31-vje&cced...