Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Operacioni është zhvilluar nga Seksioni Antidrogë i Policisë së Bolzanos, pas dyshimeve për aktivitet të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

ITALI- Një shtetas shqiptar është arrestuar në Bolzano të Italisë, pasi policia i ka sekuestruar afro dy kilogramë lëndë narkotike, si dhe rreth 13 mijë euro në para të gatshme. Operacioni është zhvilluar nga Seksioni Antidrogë i Policisë së Bolzanos, pas dyshimeve për aktivitet të shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Efektivët vunë re shqiptarin duke kryer veprime që dyshohej se lidheshin me një shitje të mundshme droge. Pas vëzhgimit, policia vendosi të ndalonte automjetin që ai drejtonte.
Gjatë kontrollit, shqiptari shfaqi nervozizëm dhe dha përgjigje kontradiktore për arsyen e qëndrimit në qytet. Fillimisht deklaroi se kishte ardhur për turizëm së bashku me bashkëshorten dhe vajzën, ndërsa në makinë ndodhej edhe një karrocë fëmijësh.
Megjithatë, verifikimet e policisë zbuluan se dy gratë ishin larguar më herët nga Italia. Më pas ai deklaroi se ndodhej në zonë për arsye pune, por nuk arriti të paraqiste prova që mbështesnin këtë pretendim.
Gjatë kontrollit të automjetit, policia gjeti rreth 20 gramë kokainë, të ndarë në doza dhe të fshehur nën pjesët plastike në anën e shoferit. Në portofolin e tij u gjetën gjithashtu 315 euro, që dyshohet se vinin nga aktiviteti i paligjshëm. Kontrollet vijuan në banesën e shqiptarit, në komunën e Appianos, ku policia zbuloi sasi të tjera droge të fshehura në mobilie të ndryshme.
Konkretisht, u sekuestruan:
Rreth 920 gramë kokainë;
Rreth 946 gramë marijuanë;
Rreth 57 gramë hashash;
Pajisje për peshimin e lëndëve narkotike;
Materiale për përzierjen dhe paketimin e drogës;
Rreth 13 mijë euro cash.
Analizat paraprake konfirmuan se substancat e sekuestruara ishin lëndë narkotike. Sipas vlerësimit të policisë italiane, nëse droga do të ndahej në doza dhe do të shitej në tregun e paligjshëm, vlera e saj mund të arrinte të paktën 100 mijë euro.
Shqiptari u arrestua në flagrancë dhe u dërgua në burg, ndërsa ndaj tij rëndon dyshimi për posedim të lëndëve narkotike me qëllim trafikimin e tyre./Dosja.al
VLORË- Mbrëmjen e së dielës në zonën e Nartës është shënuar një zjarr i përmasave të mëdh...
PUKË- Puka gjendet pa furnizim me energji elektrike për shkak të defekteve në transmetuesit energjetikë, që prej mbrëmjes s&...
TIRANË- Ditën e sotme nis funksionimin sistemi i ri i pagesave të menjëhershme (instant payments). Sistemi i ri do të mundës...
TIRANË- Fermerët në shumë zona të vendit po përballen me vështirësi të mëdha në tregtimin e vajit të...
TIRANË- Emigrimi po mbetet një plagë pa shërim edhe pse popullsia vendase po tkurret dhe potenciali për të prodhuar numra emigran...
TIRANË- Dita e hënë do të sjellë reshje shiu në të gjithë vendin. Në veri dhe lindje të vendit, në lart&...
Foto e shqiptarit dhe ndërtesa ku ndodhi shpërthimi ZVICRA- Një shpërthim i fuqishëm, i ndjekur nga një zjarr, ka shkaktuar pani...
Emanuela Shahini ITALI- Një aksident tragjik ka tronditur mëngjesin e së dielës qytetin e Prata di Pordenone në Itali, ku 31-vje&cced...
Foto ilustruse KORÇA- Policia ka dhënë me shumë detaje lidhur me plagosjen e 30-vjeçarit Anxhelo Brisku në fshatin Nevi&cced...
Foto ilustruse KORÇA- Detaje të reja nga plagosja me thikë e cila ndodhi pak minuta më parë në fshatin Neviçisht t...