19 October 2026, 11:34
Nga E.M

TIRANË- Policia e Shtetit ka publikuar një njoftim zyrtar lidhur me një email për disa lëndë shpërthyese të shpërndara nëpër institucione të vendit. Sipas njoftimit të policisë, mesazhi elektronik përmbante kërcënime për vendosjen e lëndëve eksplozive dhe kryerjen e akteve terroriste.
Nga verifikimet e para teknike, ka rezultuar se email-i është nisur nga një adresë e një institucioni arsimor në Arabinë Saudite. Ndërkohë, strukturat e specializuara po ndjekin nga afër rastin për të përcaktuar autorësinë dhe origjinën e këtij kërcënimi.
Njoftimi i plotë i policisë:
Policia e Shtetit informon se ditën e sotme është evidentuar një mesazh elektronik (email), i dërguar në disa adresa institucionesh, i cili përmban kërcënime për vendosjen e lëndëve shpërthyese dhe kryerjen e akteve terroriste.
Nga verifikimet paraprake rezulton se mesazhi është dërguar nga një adresë elektronike që i përket një institucioni arsimor në Arabinë Saudite.
Mënyra e dërgimit të këtij mesazhi paraqet ngjashmëri me raste të mëparshme, kur mesazhe të ngjashme kërcënuese janë dërguar nga adresa elektronike të komprometuara, që u përkisnin studentëve të institucioneve arsimore jashtë vendit.
Strukturat e Policisë së Shtetit po kryejnë verifikimet dhe veprimet e nevojshme hetimore për të përcaktuar origjinën dhe autenticitetin e mesazhit, për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit, si dhe për të identifikuar personat përgjegjës për dërgimin e tij./Dosja.al
Policia e Shtetit
Aktualitet
19 October 2026, 11:26
E.M
TIRANË- Në kuadër të operacionit policor të koduar “Infrastruktura” një 23-vjeçar është arrestu...
Aktualitet
19 October 2026, 11:11
E.M
ELBASAN- Në qytetin e Elbasanit grupet e gjimnazistëve janë rikthyer mëngjesin e kësaj të hëne në protestë, duke u...
Aktualitet
19 October 2026, 10:55
I.A
TIRANË- Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë (APJ Albania) ka lëshuar një deklaratë të fortë...
Aktualitet
19 October 2026, 10:42
E.M
TIRANË- Pas protestave studentore në Tiranë edhe ditën e sotme një grup të rinjsh janë mbledhur në sheshin “Sk&eu...
Aktualitet
19 October 2026, 10:36
E. D
TIRANË- Një alarm për bomë është dhënë në një sërë institucionesh shtetërore, përfs...
Aktualitet
19 October 2026, 10:23
E. D
pamjet
TIRANË- Protestuesit kanë nisur të mblidhen në ditën e shtatë të revoltës studentore. Por, ashtu si edhe n...
Aktualitet
19 October 2026, 10:11
E. D
SHKODË- Të rinjtë në Shkodër kanë nisur të mblidhen në protestën kundër qeverisë Rama. Me thirrjet ...
Aktualitet
19 October 2026, 10:04
E.M
TIRANË- Mëngjesin e sotëm Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro ka dhënë një mesazh nga zyrat e Ministrisë së Arsimit...
Aktualitet
19 October 2026, 09:52
E.M
LEZHË- Ditën e sotme është bojkotuar mësimi edhe në Lezhë nga një grup të rinjsh duke dalë kështu në...
Aktualitet
19 October 2026, 09:32
E. D
Igli Bimaj
VLORË- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në Llakatund të Vlorës, ku është d&e...