Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Ndryshimet prekin institucione në varësi të disa ministrive, përfshirë Ministrinë e Financave, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministrinë e Drejtësisë, si dhe agjenci të tjera shtetërore.

TIRANË- Administrata shtetërore në Shqipëri po përballet me ndryshime në drejtimin e disa prej institucioneve kryesore të vendit. Pas urdhrit të Kryeministrit Edi Rama për dorëheqjen e drejtuesve të institucioneve, deri më tani janë raportuar 20 drejtues që kanë dhënë dorëheqjen.
Ndryshimet prekin institucione në varësi të disa ministrive, përfshirë Ministrinë e Financave, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministrinë e Drejtësisë, si dhe agjenci të tjera shtetërore.
Në varësi të Ministrisë së Financave, kanë dhënë dorëheqjen drejtuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB).
Në sektorin e Infrastrukturës dhe Energjisë, ndryshimet përfshijnë drejtuesit e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), Albpetrolit, Hekurudhës Shqiptare dhe Albcontrolit, si dhe institucione të tjera në varësi të kësaj ministrie.
Ndryshime ka edhe në institucionet e drejtësisë, ku kërkesat për dorëheqje kanë përfshirë drejtuesit e Burgjeve, Shërbimit të Provës, Përmbarimit, Agjencisë së Trajtimit të Pronave dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.
Lista përfshin gjithashtu drejtues të institucioneve dhe agjencive të tjera shtetërore, si Identitek, Agjencia e Inteligjencës Financiare, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit.
Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen
Institucionet e financave dhe ekonomisë
Ilir Binaj, drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.
Besmir Beja, drejtor i Përgjithshëm i Doganave.
Etugert Llazi, drejtor i Qendrës Kombëtare të Biznesit.
Jonaid Myzyri, drejtues i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara.
Institucionet e Infrastrukturës dhe Energjisë
Ami Kozeli, drejtues i Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Viola Haxhiademi, drejtuese e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).
Elisian Bici, drejtues i Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST).
Eltar Deda, drejtues i Albpetrolit.
Ergys Verdho, drejtues i Hekurudhës Shqiptare.
Dritan Isaku, drejtues i Albcontrol.
Institucionet e drejtësisë
Sadleva Bodo, drejtuese e Përgjithshme e Burgjeve.
Ergys Qirici, drejtues i Përgjithshëm i Përmbarimit.
Besmir Kola, drejtues i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës.
Valdrin Pjetri, drejtues i Agjencisë së Trajtimit të Pronave.
Eduard Merkaj, drejtues i Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.
Agjenci dhe institucione të tjera
Silda Anagnosti Çepe, drejtuese e IdentiTek.
Ervin Koçi, drejtues i Agjencisë së Inteligjencës Financiare.
Laura Plaku Saro, drejtuese e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA).
Ardita Kuçi, drejtuese e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR).
Marjeta Përlala, drejtuese e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit./Dosja.al
TIRANË- Administrata tatimore ka përditësuar të dhënat e vlerës së dëmit të konstatuar te bizneset e dëmtuara...
TIRANË- Një student i sapodiplomuar për Mjekësi të Përgjithshme i është bashkuar protestës së sotme, ku ka ng...
TIRANË- Arjan Konomi ka akuzuar bashkëshorten e kryeministrit Edi Rama, Linda Ramën se ka porositur njerëz për ta dhunuar. Në nj&...
TIRANË- Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim për paraqitje” për 10 protestues të ndaluar në kuad&e...
TIRANË- Mjeku Gentian Stroni në mbështetje të studentëve ka deklaruar se brezi i tij duhet t’u kërkojë ndjesë...
TIRANË- Studenti i Mjekësisë, Jon Sulejmeri, ka deklaruar se kreu i qeverisë ka publikuar fotografinë e tij dhe e ka akuzuar për ...
TIRANË- Profesori Ervin Goci në një deklaratë në ditën e 11-të të protestave studentore ka kërkuar një reagim...
TIRANË- Studentët e Mjekësisë dhe Mjekët janë zhvendosur përballë Kryeministrisë, me thirrjet kundër Kry...
TIRANË- Një 31-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga pasi dyshohet se po transportonte lëndë narkotike kokain&...
TIRANË- Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve Sandër Kovaçi u shpreh në protestën e ditës s&eum...