23 October 2026, 12:05
Nga E. D

TIRANË- Një student i sapodiplomuar për Mjekësi të Përgjithshme i është bashkuar protestës së sotme, ku ka ngritur shqetësimet e studentëve dhe problematikat me të cilat përballen qytetarët në sistemin shëndetësor. I riu kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërkohë akuzoi mazhorancën se nuk ka adresuar shqetësimet e ngritura nga studentët gjatë protestave.
I prekur emocionalisht, studenti foli edhe për humbjen e nënës së tij nga kanceri i gjakut, duke ngritur shqetësime për mungesat në trajtimet onkologjike dhe kimioterapitë që ofrohen në vend. Ai përmendi edhe problematikat e shërbimit onkologjik, duke treguar përvojën e tij personale dhe vështirësitë me të cilat është përballur familja e tij.
“Unë jam i sapodiplomuar për mjekësi të përgjithshme, ky ishte solidaritet që mund të ofrojmë sepse kemi parë për mbi 130 ditë me revolucionin e flamingove pame edhe lëvizjen e studentëve që u cilësuar si e dhunshme, por pamë një përbuzje që është ende sot nga pjesa e mazhorancës dhe në veçanti nga kryeministri. Nuk janë adresuar problematikat që studentët ngrenë. Ka ardhur momenti që të kërkojmë dorëheqjen e kryeministrit, jemi në këto problematika sepse kjo mazhorancë nuk e ka bërë atë që duhet të bënte…Kemi problematikën e Onkologjikut, unë timë më e kam humbur nga kanceri i gjakut dhe nuk e ndjej që kam bërë maksimumin ndaj saj, sepse ka shumë mungesa në pjesë e trajtimeve dhe kimioterapitë që ofrohen”, tha ai./Dosja.al
protesta studentore
Aktualitet
23 October 2026, 12:04
I.A
TIRANË- Arjan Konomi ka akuzuar bashkëshorten e kryeministrit Edi Rama, Linda Ramën se ka porositur njerëz për ta dhunuar. Në nj&...
Aktualitet
23 October 2026, 12:00
E. D
TIRANË- Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim për paraqitje” për 10 protestues të ndaluar në kuad&e...
Aktualitet
23 October 2026, 11:54
E.M
TIRANË- Mjeku Gentian Stroni në mbështetje të studentëve ka deklaruar se brezi i tij duhet t’u kërkojë ndjesë...
Aktualitet
23 October 2026, 11:44
E.M
TIRANË- Studenti i Mjekësisë, Jon Sulejmeri, ka deklaruar se kreu i qeverisë ka publikuar fotografinë e tij dhe e ka akuzuar për ...
Aktualitet
23 October 2026, 11:36
E.M
TIRANË- Profesori Ervin Goci në një deklaratë në ditën e 11-të të protestave studentore ka kërkuar një reagim...
Aktualitet
23 October 2026, 11:22
E.M
TIRANË- Studentët e Mjekësisë dhe Mjekët janë zhvendosur përballë Kryeministrisë, me thirrjet kundër Kry...
Aktualitet
23 October 2026, 11:11
E.M
TIRANË- Një 31-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga pasi dyshohet se po transportonte lëndë narkotike kokain&...
Aktualitet
23 October 2026, 11:05
E.M
TIRANË- Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve Sandër Kovaçi u shpreh në protestën e ditës s&eum...
Aktualitet
23 October 2026, 10:59
E.M
KORÇË- Studentët e Universitetit të Korçës janë mbledhur ditën e sotme në ambientet e universitetit duke shpre...
Aktualitet
23 October 2026, 10:53
E.M
TIRANË- Studentët e Mjekësisë dhe mjekët janë mbledhur këtë të premte në protestë e cila shënon tas...