28 October 2026, 17:27
Nga E. D
Prokuroria e Fierit
FIER- Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq noteren Anila Haxhiu, e cila akuzohet për falsifikim të përsëritur të dokumenteve noteriale gjatë periudhës 2011-2020. Sipas hetimeve nga organi i akuzës, noterja dyshohet se ka hartuar dhe lëshuar akte noteriale duke përdorur emrat e noterëve të tjerë, pa qenë këta autorë të dokumenteve.
Ajo dyshohet se ka përpiluar akte pa praninë e palëve, në kundërshtim me procedurat ligjore. Hetimet kanë zbuluar edhe kontrata shitjeje automjetesh të hartuara gjatë viteve 2011–2018, të cilat nuk rezultonin të regjistruara në regjistrat përkatës noterialë. Në disa raste, dyshohet se është përdorur emri i një notereje me zyrë në Tiranë, ndërsa dokumentet janë hartuar në Fier.
Njoftimi i Prokurorise se Fierit:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dërgon në gjyq shtetasen A.H., me profesion notere, e akuzuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë t’i lëshojë ato, e kryer më shumë se një herë, parashikuar nga neni 186, paragrafi i tretë, i Kodit Penal.
Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.1050, të vitit 2019, rezultoi se, gjatë periudhës 2011–2020, e pandehura, në cilësinë e noteres, ka kryer veprime të përsëritura të falsifikimit të dokumenteve noteriale. Konkretisht, në disa raste, ajo dyshohet se ka hartuar dhe lëshuar akte noteriale duke përdorur emrat e noterëve të tjerë, pa qenë këta të fundit autorë të akteve përkatëse. Në raste të tjera, dyshohet se ka hartuar akte noteriale pa praninë e palëve, ndonëse prania e tyre kërkohej për kryerjen e veprimeve përkatëse.
Gjithashtu, nga hetimi rezultoi se, gjatë viteve 2011–2018, janë hartuar kontrata për shitjen e automjeteve, të cilat nuk janë regjistruar në regjistrat përkatës noterialë të noterëve në emër të të cilëve janë lëshuar. Sipas provave të administruara, në një numër të konsiderueshëm rastesh është përdorur emri i një notereje me zyrë në Tiranë, ndërsa aktet përkatëse dyshohet se janë hartuar në Fier nga e pandehura.
Njëkohësisht ndaj së njëjtës notere, në kuadër të procedimit penal nr. 390/2023, janë përfunduar hetimet dhe ajo është marrë e pandehur për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë t’i lëshojë ato, të parashikuar nga neni 186, paragrafi i tretë, i Kodit Penal./Dosja.al
Prokuroria e Fierit anila haxhiu
Aktualitet
28 October 2026, 17:17
E.M
ITALI- Trupi i pajetë i një 31-vjeçari është gjetur në një pus rreth 10 metra të thellë në zonën ...
Aktualitet
28 October 2026, 17:06
E. D
ITALI- Aleanca e Gjelbër dhe e Majtë (AVS) në Itali i ka drejtuar një pyetje parlamentare qeverisë së Giorgia Melonit për t&...
Aktualitet
28 October 2026, 16:56
E.M
TIRANË- Policia ka arrestuar një 33-vjeçar në Tiranë dhe ka nisur procedimin penal ndaj 17 personave të tjerë, si dhe ka r...
Aktualitet
28 October 2026, 16:39
E. D
pamje nga protesta
PRISHTINË- Në Prishtinë po mbahet protesta kombëtare pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë t&...
Aktualitet
28 October 2026, 16:12
E.M
BERAT- Prokuroria e Beratit ka kërkuar 21 vite burg për dy persona që akuzohen për veprën penale ‘Shfrytëzimi i prostitucio...
Aktualitet
28 October 2026, 16:01
E.M
TIRANË- Një 33-vjeçar është ndaluar nga Antiterrori në Tiranë, pasi dyshohet se ka dërguar një mesazh kërc&...
Aktualitet
28 October 2026, 15:53
E.M
TIRANË- Media austriake “Die Presse” i ka bërë jehonë protestave studentore në Tiranë, duke pasqyruar përshkall&...
Aktualitet
28 October 2026, 15:45
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Autoritetet kroate kanë bllokuar dy ngarkesa me produkte bujqësore nga Shqipëria, një me fiq të tha...
Aktualitet
28 October 2026, 15:40
E. D
Erjon Vishkulli
TIRANË- Erjon Vishkulli ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në klinikën “Gemelli” në Romë,...
Aktualitet
28 October 2026, 15:22
E. D
pamjet
TIRANË- Studentët janë mbledhur sot para Ministrisë së Arsimit në protestën kundër qeverisë Rama. Nj&...