28 October 2026, 17:17
Nga E.M

ITALI- Trupi i pajetë i një 31-vjeçari është gjetur në një pus rreth 10 metra të thellë në zonën e Felloniche, në territorin e komunës Longiano, në provincën Forlì-Cesena të Italisë. Prokuroria e Forlì-t ka nisur hetimet për vrasje, ndërsa një nga pistat kryesore është ajo e ekzekutimit me armë zjarri.
Sipas mediave italiane, viktima dyshohet se mund të jetë një 31-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Denaldo Maxhallaku i cili rezultonte i zhdukur prej disa javësh, por mbetet ende për tu konfirmuar zyrtarisht.
Trupi u zbulua paraditen e së mërkurës, më 28 tetor, rreth orës 10:00, në një pus pranë një banese fshati, përgjatë rrugës provinciale 85, që lidh Savignano sul Rubicone me zonën e Felloniche.
Sipas raportimit të medias italiane Teleromagna, pranë pusit janë gjetur edhe disa gëzhoja pistolete, të cilat po shqyrtohen nga hetuesit për të përcaktuar nëse kanë lidhje me ngjarjen.
Dyshimet për identitetin e viktimës janë shtuar për shkak të zhdukjes së 31-vjeçarit shqiptar, i cili frekuentonte zonën ku u gjet trupi. Rreth tri javë më parë, makina e tij ishte gjetur e djegur plotësisht, disa kilometra larg, përgjatë rrugës Fondovalle del Rubicone.
Zbulimi i trupit u bë pas verifikimeve në pus, ku dyshohej se mund të kishte diçka brenda. Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes nga mediat italiane, hedhja e një guri në pus dhe mungesa e zhurmës së zakonshme të kontaktit me ujin ngritën dyshime, duke nxitur kontrolle më të hollësishme.
Në vendngjarje mbërritën karabinierët e Cesenatico-s, një njësi e specializuar me qen kërkimi nga Firence, zjarrfikësit dhe mjeku ligjor. Operacioni i nxjerrjes së trupit u krye nga ekipet e specializuara për ndërhyrje në puse dhe zona të vështira.
Hetimet po drejtohen nga Prokuroria e Forlì-t, në bashkëpunim me karabinierët. Autoritetet po punojnë për të konfirmuar identitetin e viktimës, për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e vdekjes, si dhe për të zbardhur lidhjen e mundshme mes zhdukjes së shqiptarit, makinës së djegur dhe trupit të gjetur në pus.
Deri në këtë fazë, rrethanat e plota të ngjarjes mbeten të paqarta dhe hetimet vijojnë./Dosja.al
Forlì-Cesena
Aktualitet
28 October 2026, 17:06
E. D
ITALI- Aleanca e Gjelbër dhe e Majtë (AVS) në Itali i ka drejtuar një pyetje parlamentare qeverisë së Giorgia Melonit për t&...
Aktualitet
28 October 2026, 16:56
E.M
TIRANË- Policia ka arrestuar një 33-vjeçar në Tiranë dhe ka nisur procedimin penal ndaj 17 personave të tjerë, si dhe ka r...
Aktualitet
28 October 2026, 16:39
E. D
pamje nga protesta
PRISHTINË- Në Prishtinë po mbahet protesta kombëtare pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë t&...
Aktualitet
28 October 2026, 16:12
E.M
BERAT- Prokuroria e Beratit ka kërkuar 21 vite burg për dy persona që akuzohen për veprën penale ‘Shfrytëzimi i prostitucio...
Aktualitet
28 October 2026, 16:01
E.M
TIRANË- Një 33-vjeçar është ndaluar nga Antiterrori në Tiranë, pasi dyshohet se ka dërguar një mesazh kërc&...
Aktualitet
28 October 2026, 15:53
E.M
TIRANË- Media austriake “Die Presse” i ka bërë jehonë protestave studentore në Tiranë, duke pasqyruar përshkall&...
Aktualitet
28 October 2026, 15:45
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Autoritetet kroate kanë bllokuar dy ngarkesa me produkte bujqësore nga Shqipëria, një me fiq të tha...
Aktualitet
28 October 2026, 15:40
E. D
Erjon Vishkulli
TIRANË- Erjon Vishkulli ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në klinikën “Gemelli” në Romë,...
Aktualitet
28 October 2026, 15:22
E. D
pamjet
TIRANË- Studentët janë mbledhur sot para Ministrisë së Arsimit në protestën kundër qeverisë Rama. Nj&...
Aktualitet
28 October 2026, 15:18
E.M
TIRANË- Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka shqyrtuar më datë 28 tetor k&eum...