6 November 2026, 15:26
Nga E.d
Nikolin Pali
GREQI- Një 44-vjeçar shqiptar, i dënuar me dy burgime të përjetshme për një vrasje të dyfishtë që tronditi Greqinë në vitin 2020, ka rënë në prangat e policisë greke pas gjashtë vitesh në arrati.
Bëhet fjalë për Nikolin Palin, i cili u arrestua gjatë një operacioni policor në zonën e Patisionit, në Athinë. Ai akuzohet për vrasjen brutale me sëpatë të ish-partneres së tij, 43-vjeçares me origjinë ukrainase Svetlana, e njohur në Greqi edhe si Fotini, si dhe të partnerit të saj të ri, farmacistit 42-vjeçar Ioannis Zonitsas.
Sipas raportimeve të mediave greke, shqiptari kishte arritur t'u shmangej autoriteteve për gjashtë vite, duke dyshohet se përdorte dokumente identifikimi të falsifikuara për të fshehur gjurmët e tij.
Gjatë ndërhyrjes në apartamentin ku qëndronte, policia gjeti një pistoletë dhe dy granata. 44-vjeçari konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë, ndërsa autoritetet po verifikojnë nëse gjatë periudhës që ka qenë në arrati është përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale.
Burime policore greke kanë ngritur dyshime se ai mund të ketë vepruar edhe si vrasës me pagesë. Hetuesit po shqyrtojnë mundësinë e lidhjes së tij me disa vrasje të tjera të regjistruara gjatë vitit të fundit.
Masakra në Loutraki, si u vranë dy viktimat
Ngjarja e rëndë u zbulua më 11 tetor 2020, në një banesë pushimi në zonën e Flambouros, pranë Korinthit. Brenda saj u gjetën të pajetë Svetlana dhe farmacisti Ioannis Zonitsas.
Të dy kishin humbur jetën si pasojë e goditjeve të shumta me sëpatë. Që në fazat e para të hetimit, dyshimet e policisë u përqendruan te ish-partneri i 43-vjeçares, i cili dyshohej se nuk kishte pranuar përfundimin e marrëdhënies së tyre.
Sipas rindërtimit të ngjarjes nga hetuesit, viktimat kishin kaluar mbrëmjen së bashku në banesën e pushimit, ku fillimisht kishin konsumuar verë në oborr dhe më pas ishin futur në dhomën e gjumit.
Autori i dyshuar mendohet se kishte ende çelësa rezervë të banesës, të cilët i kishte mbajtur nga koha kur ishte në një lidhje me gruan. Kjo i kishte mundësuar të hynte pa u vënë re në shtëpi.
Pasi i gjeti të dy në dhomën e gjumit, ai dyshohet se i sulmoi me sëpatë. Sipas të dhënave të hetimit, 43-vjeçarja pësoi tri goditje në kokë, thyerje të klavikulës dhe një plagë fatale në arterien karotide. Ndërsa farmacisti 42-vjeçar u godit dy herë në kokë dhe një herë në zemër. Pas krimit, autori dyshohet se mori telefonat celularë të viktimave dhe u largua nga banesa.
I vuri flakën makinës së ish-partneres për të zhdukur gjurmët
Një tjetër detaj i rëndë i hetimeve lidhet me automjetin e viktimës. Pas vrasjes, 44-vjeçari dyshohet se mori makinën Toyota hibride të ish-partneres, e çoi në një zonë të izoluar dhe i vuri flakën, në përpjekje për të zhdukur provat që mund ta lidhnin me krimin.
Svetlana kishte mbërritur në Greqi nga qyteti ukrainas i Odesës në fund të viteve 1990. Më pas ishte vendosur në ishullin e Mykonosit, ku ishte martuar me një biznesmen dhe kishte një vajzë.
Pas ndarjes nga bashkëshorti, ajo ishte kthyer në Loutraki, ku kishte nisur një jetë të re dhe kishte njohur Nikolin Palin. Por, sipas hetimeve të kohës, marrëdhënia mes tyre ishte shoqëruar me xhelozi dhe sjellje posesive, ndërsa shqiptari dyshohet se nuk kishte pranuar ndarjen. Në atë kohë, policia greke e konsideronte refuzimin e përfundimit të lidhjes si një nga motivet kryesore të krimit.
Gjashtë vite në arrati, policia heton lidhjet me krime të tjera
Pas vrasjes së dyfishtë, Nikolin Pali u zhduk pa lënë gjurmë, duke u kthyer në një prej personave më të kërkuar nga autoritetet greke. Sipas informacioneve të publikuara, ai ishte arrestuar edhe më parë, në vitin 2014, për grabitje, ndërsa ishte liruar nga burgu në vitin 2017.
Tashmë, pas arrestimit në Athinë, hetuesit po përpiqen të zbardhin aktivitetin e tij gjatë gjashtë viteve që qëndroi në arrati, si dhe të verifikojnë dyshimet për përfshirjen e mundshme në vrasje të tjera dhe krime të porositura./Dosja.al
Nikolin Pali greqi vrasje
Aktualitet
6 November 2026, 15:14
E.d
Gamir, Sadete dhe Urim Fiku
DIBRA- Sadete Fiku dhe djali i saj, Gazmir Fiku kanë mohuar çdo përfshirje në vrasjen e 61-vjeçarit U...
Aktualitet
6 November 2026, 15:08
E.d
Pamje
MAMURRAS- Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një magazinë pranë qytetit të Mamurrasi...
Aktualitet
6 November 2026, 14:22
E. D
VLORË- Shtatë nxënëse në Vlorë kanë denoncuar një mësues të edukimit fizik për ngacmim seksual. B&...
Aktualitet
6 November 2026, 13:49
E. D
Ilir Beqaraj dhe Gentian Bejtja
TIRANË- Gjykata e Apelit ka ndryshuar vendimin e shkallës së parë për Ilir Beqarajn, i akuzuar ...
Aktualitet
6 November 2026, 12:50
E. D
Ardit Gjebrea
TIRANË- Prezantuesi Ardit Gjebrea, pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme ka folur për gazetarët...
Aktualitet
6 November 2026, 12:44
E. D
Ardit Gjebrea
TIRANË- Producenti dhe kantautori Ardit Gjebrea ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, pas më s...
Aktualitet
6 November 2026, 12:34
E.M
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim shtetasin italian G.T., administrator i kompanisë “Euro Beton 2005&rdq...
Aktualitet
6 November 2026, 12:01
E. D
VLORË- Një 45-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur nga rryma elektrike gjatë punës në nënstacionin ele...
Aktualitet
6 November 2026, 11:44
E.M
ITALI- Autoritetet italiane kanë goditur nje organizatë kriminale ndërkombëtare, e përbërë kryesisht nga shtetas shqiptar&eu...
Aktualitet
6 November 2026, 10:59
E.M
TIRANË- Policia e Tiranës ka vendosur 12 masa administrative për protestuesit të cilët penguan qarkullimin e automjeteve dhe bllokuan ...