6 November 2026, 12:34
Nga E.M

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim shtetasin italian G.T., administrator i kompanisë “Euro Beton 2005” sh.p.k., i akuzuar për tre vepra penale. Ai akuzohet për mashtrim, fshehje të ardhurash dhe pastrim të produkteve të veprës penale.
Në kuadër të procedimit penal nr. 1718 të vitit 2026, hetimet disa mujore kanë zbardhur dyshimet për një skemë mashtrimi, përmes së cilës kompania dyshohet se përfitonte lëndë të para nga subjekte të ndryshme ekonomike, duke premtuar pagesa ose apartamente, por më pas mohonte furnizimet dhe detyrimet financiare.
Sipas Prokurorisë, lëndët e para përdoreshin për prodhimin dhe shitjen e betonit, ndërsa furnizimet e pafiskalizuara dhe shitjet dyshohet se shërbenin për fshehjen e të ardhurave dhe pastrimin e përfitimeve të paligjshme.
Në kuadër të hetimeve është vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë e kompanisë, me një vlerë të përgjithshme prej rreth 10 milionë eurosh. Mes pasurive të sekuestruara janë 8 prona të paluajtshme, përfshirë tokë, një pallat, njësi tregtare dhe sipërfaqe ndërtimi.
Gjithashtu, janë sekuestruar 25 automjete dhe mjete pune, mes tyre betoniere, pompa betoni dhe automjete transporti. Pasuritë e sekuestruara, përfshirë edhe aktivitetin tregtar të kompanisë, i janë kaluar në administrim Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.
Shtetasi italian G.T. dhe shoqëria “Euro Beton 2005” sh.p.k. do të përballen tashmë me procesin gjyqësor për veprat penale të parashikuara nga nenet 143/3, 180/3 dhe 287 të Kodit Penal.
Hetimet janë kryer nga Prokuroria e Tiranës, ndërsa është bërë e ditur se janë dokumentuar dyshimet për skemën e mashtrimit dhe aktivitetin e paligjshëm financiar./Dosja.al
TIRANË- “Euro Beton 2005” G.T
Aktualitet
6 November 2026, 12:01
E. D
VLORË- Një 45-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur nga rryma elektrike gjatë punës në nënstacionin ele...
Aktualitet
6 November 2026, 11:44
E.M
ITALI- Autoritetet italiane kanë goditur nje organizatë kriminale ndërkombëtare, e përbërë kryesisht nga shtetas shqiptar&eu...
Aktualitet
6 November 2026, 10:59
E.M
TIRANË- Policia e Tiranës ka vendosur 12 masa administrative për protestuesit të cilët penguan qarkullimin e automjeteve dhe bllokuan ...
Aktualitet
6 November 2026, 10:37
E. D
TIRANË- Një 71-vjeçar është arrestuar në Vaun e Dejës me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Bëhet me di...
Aktualitet
6 November 2026, 10:35
Wizz Air, kompania ajrore lider në Shqipëri, njofton sot vendosjen e përhershme të avionit të saj të 15-të në bazë...
Aktualitet
6 November 2026, 10:33
E.M
KOSOVË- Një tentativë për futjen e mallrave të padeklaruara në territorin e Kosovës, në pikën kufitare ...
Aktualitet
6 November 2026, 10:08
E. D
TIRANË- Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Proku...
Aktualitet
6 November 2026, 10:07
E.M
GREQI- Policia greke në bashkëpunim me Europolin ka asgjësuar gjatë orëve të fundit një rrjet të madh të trafikimi...
Aktualitet
6 November 2026, 10:01
E.M
KOSOVË- Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale pritet të miratojë ditën e sotme buxhetin për z...
Aktualitet
6 November 2026, 09:19
E.M
FIER- Në kuadër të një operacioni policor kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike në afërsi të ins...