6 November 2026, 11:44
Nga E.M

ITALI- Autoritetet italiane kanë goditur nje organizatë kriminale ndërkombëtare, e përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, në kuadër të operacionit të koduar “Caveau 38”, i zhvilluar në bashkëpunim me SPAK-un në Shqipëri. Sipas hetimeve është zbuluar një rrjet i trafikut ndërkombëtar të drogës, që vepronte mes Shqipërisë, Italisë, Holandës dhe Gjermanisë.
Grupi kishte trafikuar rreth 240 kilogramë kokainë nga Shqipëria drejt Italisë, ndërsa kishte transferuar rreth 14 milionë euro para të gatshme nga Italia drejt Shqipërisë dhe vendeve të tjera. Operacioni është zhvilluar nga Guardia di Finanza në Lecco, me autorizimin e Prokurorisë së Antimafias në Milano, ku u ekzekutua sekuestrimi parandalues i dy shoqërive tregtare që dyshohet se përdoreshin për pastrimin e parave të përfituara nga aktiviteti kriminal.
Rreth 52 persona janë vënë nën hetim, përfshirë pronarët dhe administratorët e dy kompanive. Sipas prokurorit Marcello Viola, organizata merrej me trafikun e sasive të mëdha të kokainës, si dhe me grumbullimin dhe transferimin jashtë vendit të parave të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm.
Hetuesit kanë dokumentuar gjithashtu pastrimin e parave përmes blerjes së metaleve të çmuara. Konkretisht, është zbuluar blerja e të paktën 8 kilogramëve shufra ari, përmes një kompanie që ushtronte aktivitet në përpunimin e metaleve të çmuara dhe kishte seli në Milano dhe Alessandria.
Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë 6 persona, ndërsa u sekuestruan 1.5 milionë euro para të gatshme dhe 32 kilogramë lëndë narkotike, përfshirë kokainë, heroinë dhe kanabis.
Për të garantuar vazhdimësinë e aktivitetit të dy kompanive dhe për të mbrojtur punonjësit, të cilët sipas hetimeve nuk kishin dijeni për veprimtarinë kriminale, është caktuar një administrator gjyqësor.
Në operacionin ndërkombëtar morën pjesë edhe hetuesit e SPAK-ut, duke shënuar një tjetër bashkëpunim mes autoriteteve shqiptare dhe italiane në luftën kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave./Dosja.al
ITALI “Caveau 38”
Aktualitet
6 November 2026, 10:59
E.M
TIRANË- Policia e Tiranës ka vendosur 12 masa administrative për protestuesit të cilët penguan qarkullimin e automjeteve dhe bllokuan ...
Aktualitet
6 November 2026, 10:37
E. D
TIRANË- Një 71-vjeçar është arrestuar në Vaun e Dejës me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Bëhet me di...
Aktualitet
6 November 2026, 10:35
Wizz Air, kompania ajrore lider në Shqipëri, njofton sot vendosjen e përhershme të avionit të saj të 15-të në bazë...
Aktualitet
6 November 2026, 10:33
E.M
KOSOVË- Një tentativë për futjen e mallrave të padeklaruara në territorin e Kosovës, në pikën kufitare ...
Aktualitet
6 November 2026, 10:08
E. D
TIRANË- Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Proku...
Aktualitet
6 November 2026, 10:07
E.M
GREQI- Policia greke në bashkëpunim me Europolin ka asgjësuar gjatë orëve të fundit një rrjet të madh të trafikimi...
Aktualitet
6 November 2026, 10:01
E.M
KOSOVË- Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale pritet të miratojë ditën e sotme buxhetin për z...
Aktualitet
6 November 2026, 09:19
E.M
FIER- Në kuadër të një operacioni policor kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike në afërsi të ins...
Aktualitet
6 November 2026, 09:03
E. D
GJERMANI- Në mbarë botën, të rinjtë po dalin në rrugë sepse janë të pakënaqur me jetën e tyre dhe p...
Aktualitet
6 November 2026, 08:59
E. D
ITALI- Eduart Xhani, 21-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e nënës së tij, Meleqe Lusha, 39 vjeçe, është p...