24 November 2026, 13:46
Nga G.M
Nikos Gavanozis
GREQI- Policia greke ka zbardhur vrasjen e 52-vjeçarit Niko Gavanozi, i njohur me nofkën 'Papagalli', i cili u ekzekutua më 11 tetor 2026 në zonën e Glifadës, në Athinë. Në kuadër të hetimeve, autoritetet greke kanë arrestuar një 48-vjeçar grek, ndërsa kanë shpallur në kërkim shtetasin shqiptar Eduart Qendrothanasi, i njohur edhe me aliasin Stamatis Qendrothanasi, nga Saranda.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, ky i fundit dyshohet se ka qenë drejtuesi i motorit me të cilin autorët iu afruan viktimës dhe më pas u larguan nga vendi i ngjarjes. Ai rezulton i kërkuar nga autoritetet greke për një grabitje të armatosur të ndodhur më 27 korrik 2023 në një zyrë postare të ELTA-s në Mesini. Sipas dinamikës së zbardhur nga hetimet, dy persona që udhëtonin me motor iu afruan 52-vjeçarit, i cili po lëvizte gjithashtu me motor.
Njëri prej tyre hapi zjarr disa herë në drejtim të tij, duke bërë që viktima të humbiste kontrollin dhe të rrëzohej në rrugë. Por sulmi nuk përfundoi aty, pasi autorët u kthyen sërish në vendin e ngjarjes dhe qëlluan përsëri ndaj 52-vjeçarit përpara se të largoheshin. Gjatë monitorimit të vendit të krimit, policia gjeti dhe sekuestroi 10 gëzhoja. Nga ekspertiza mjekoligjore u konstatua se vdekja kishte ardhur si pasojë e plagëve të shumta të shkaktuara nga armët e zjarrit.
Motori u çmontua për të fshehur gjurmët
Hetimet zbuluan se pas ekzekutimit, autorët u drejtuan për në zonën e Kerateas, ku parkuan motorin në një banesë të izoluar. Aty i priste një 48-vjeçar, i cili dyshohet se i transportoi me automjet drejt një zone tjetër të Athinës. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia, u gjet motori i përdorur në atentat, i fshehur dhe i çmontuar në pjesë të ndryshme. Gjithashtu, u sekuestruan automjete, prova digjitale dhe një helmetë që dyshohet se i përkiste drejtuesit të motorit.
Nga analizimi i provave dhe materialeve hetimore, autoritetet identifikuan shqiptarin Eduart Qendrothanasi si personin që drejtonte motorin gjatë atentatit. Ndërkohë, 48-vjeçari grek i arrestuar është lënë në paraburgim pas paraqitjes para autoriteteve gjyqësore.
Kush ishte Niko Gavanozi, i njohur si “Papagalli”?
52-vjeçari ishte një emër i njohur për policinë greke dhe ishte përfshirë më parë në disa hetime që lidhen me botën e krimit dhe të ashtuquajturën mafian e natës në Athinë. Në vitin 2015, ai ishte arrestuar në kuadër të një operacioni kundër disa grupeve kriminale që dyshohej se shantazhonin pronarët e bizneseve, duke u kërkuar para në këmbim të të ashtuquajturës 'mbrojtje'.
Në atë operacion u arrestuan gjithsej 21 persona. Emri i tij ishte përmendur gjithashtu në disa episode të dhunshme që lidhen me tifozërinë e organizuar të Panathinaikosit. Në shtator të vitit 2021, ai u arrestua pas një incidenti me armë zjarri jashtë një shoqate tifozësh në bulevardin Aleksandras, ku një person mbeti i plagosur.
Në korrik të vitit 2024, ai u vu sërish në qendër të vëmendjes së autoriteteve për përfshirjen e dyshuar në përplasjet mes tifozëve, të cilat përfunduan me të plagosur dhe arrestime të shumta. Vrasja e tij në Glifadha riktheu vëmendjen te përplasjet dhe konfliktet e mundshme në botën e krimit në Athinë, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar plotësisht rolin e personave të përfshirë dhe motivet e atentatit./Dosja.al
vrasje ne greqi
Aktualitet
24 November 2026, 13:23
G.M
Jovan Milinkoviç
SHKODËR- Një vizitë përkujtimore e një grupi nga Vojvodina e Serbisë në varrezat katolike të ...
Aktualitet
24 November 2026, 13:13
G.M
Arlinda Zekaj
PEJË- Katër persona kanë rënë në prangat e policisë në kuadër të hetimeve për vras...
Aktualitet
24 November 2026, 12:08
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend, duke i ulur. Bëhet...
Aktualitet
24 November 2026, 12:06
E. D
FIER- Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për atentatin e rëndë në Fier, ku mbetën të vrarë Selami Hasani dhe...
Aktualitet
24 November 2026, 12:00
E. D
FIER- Pamjet e kamerave të sigurisë të sekuestruara nga policia në zonën ku ndodhi atentati ndaj Selami Hasanit, i njohur edhe si...
Aktualitet
24 November 2026, 11:23
E. D
FIER- Ky është momenti kur autorët që ekzekutuan dje në fier Selami Hasanin dhe nipin e tij Jakup Hasanin, kalojnë para derë...
Aktualitet
24 November 2026, 10:13
E. D
FIER- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 60-vjeçarit Selami Hasani, i njohur edhe me nofkën “Sel Çami” ose...
Aktualitet
24 November 2026, 09:51
E. D
Erzen Breçani
TIRANË- Gjykata Penale e Tiranës ka shpallur të pafajshëm Erzen Breçanin, i cili ishte i dyshuar për...
Aktualitet
24 November 2026, 09:51
E. D
Arion Kurtaj
ANGLI- Arion Kurtaj, 21-vjeçari nga Oksfordi që sulmoi sistemet e disa kompanive të njohura, përfshirë Rock...
Aktualitet
24 November 2026, 09:22
E. D
TIRANË- Konferenca e Kryetarëve ka caktuar datën 10 dhjetor 2026 për zhvillimin e mocionit me debat të kërkuar nga Partia D...