LIVE UPDATES
Aktualitet

Pelegrinazh serb në varrezat katolike të Rrmajit në Shkodër, homazhe për ushtarët e ushtrisë serbe shkaktojnë reagime

Gjatë vizitës, pjesëmarrësit kanë vendosur kurora me lule dhe kanë mbajtur fjalime për vuajtjet e ushtarëve serbë gjatë tërheqjes së vitit 1915, kur ushtria serbe u detyrua të kalonte përmes territorit shqiptar pas zhvillimeve të Luftës së Parë Botërore.

24 November 2026, 13:23 Nga G.M
Pelegrinazh serb në varrezat katolike të Rrmajit në Shkodër,
Jovan Milinkoviç

SHKODËR- Një vizitë përkujtimore e një grupi nga Vojvodina e Serbisë në varrezat katolike të Rrmajit në Shkodër ka shkaktuar polemika dhe reagime të shumta. Grupi ka zhvilluar homazhe në nderim të 156 ushtarëve serbë, të cilët organizatorët i lidhin me atë që në historiografinë serbe njihet si 'Golgota Shqiptare'. Gjatë vizitës, pjesëmarrësit kanë vendosur kurora me lule dhe kanë mbajtur fjalime për vuajtjet e ushtarëve serbë gjatë tërheqjes së vitit 1915, kur ushtria serbe u detyrua të kalonte përmes territorit shqiptar pas zhvillimeve të Luftës së Parë Botërore.

Polemikat lidhen kryesisht me mënyrën se si është trajtuar kjo ngjarje historike në territorin shqiptar, duke vënë në fokus vuajtjet e ushtrisë serbe. Pelegrinazhi është udhëhequr nga historiani Jovan Milinkoviç, i cili gjatë fjalës së tij në Shkodër iu referua monumentit dhe pllakës përkujtimore, ku sipas tij figurojnë emrat e ushtarëve serbë, rusë dhe italianë të varrosur në këtë hapësirë.

“Gjithsesi, kjo është një nga gjurmët e rralla që kanë mbetur nga ajo Luftë e Parë Botërore…të cilat shënojnë se ka pasur … serbë të varrosur, të cilët kanë kaluar Shqipërinë, përkatësisht Bjeshkët e Nëmura dhe kanë ardhur në Shkodër”, deklaroi Milinkoviç.

Ai shtoi se ushtarët serbë nuk kanë mundur të vazhdojnë më tej dhe kanë ndërruar jetë në Shkodër, duke e konsideruar monumentin një dëshmi të kalimit të tyre nëpër territorin shqiptar. Pas vizitës, shoqata organizatore publikoi një postim me titullin 'Në gjurmët e Golgotës Shqiptare', duke rikthyer në vëmendje një interpretim historik që vazhdon të jetë objekt kundërshtish në Shqipëri.

Reagime të forta ka pasur edhe nga studiuesi dhe kleriku shqiptar Dom Nikë Ukgjini, i cili e ka cilësuar vizitën si skandaloze dhe të papranueshme. Sipas tij, përdorimi i termit 'Golgota Shqiptare' për të përshkruar vuajtjet e ushtrisë serbe është problematik, pasi në të njëjtën periudhë shqiptarët kanë përjetuar dhunë dhe vuajtje nga forcat serbo-malazeze. Ukgjini ka vënë në pikëpyetje edhe pretendimin se 156 ushtarë serbë janë varrosur në varrezat katolike të Rrmajit. Ai argumenton se këto varreza nuk ishin ndërtuar ende në vitin 1915, duke kundërshtuar kështu lidhjen e tyre me varrimet e pretenduara.

Studiuesi ka kërkuar që varrezat katolike të Shkodrës të mbrohen nga hyrjet e personave të paautorizuar, ndërsa u ka bërë thirrje institucioneve shqiptare të ndërhyjnë për të sqaruar rrethanat historike dhe statusin e monumentit. Monumenti përkujtimor lidhet me gjeneralin austro-hungarez Eduard Kreuzig dhe kujtesën e Luftës së Parë Botërore. Megjithatë, pretendimet për identitetin dhe vendvarrimin e ushtarëve të përkujtuar, si dhe interpretimi i kësaj vizite nga organizatorët, mbeten çështje që kërkojnë verifikim historik dhe institucional./Dosja.al

Vojvodina Jovan Milinkoviç

Sondazh

Ambasadori i SHBA, Eric Wendt zhvillon një vizitë në Prokurorinë e Posaçme

Ambasadori i SHBA, Eric Wendt zhvillon një vizitë në Prokurorinë e Posaçme

Ndërhyrja kirurgjikale e Veliajt, Ndreca: Nuk e përcakton prokurori se kush mjek do e operojë...

Spiropali u përjashtua nga Grupi Parlamentar i PS, Balla: Më vjen keq që duhet të shkonim...

Rama: Qytetari do njoftohet në E-Albania! Së shpejti policët dhe inspektorët e terrenit

Shiu dhe dëbora sjellin probleme në Tropojë, shembet rruga Bajram Curri–Cernicë, bllokohet...

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e dëborës përfshijnë juglindjen e vendit, zbardhen zonat malore të Korçës dhe Ersekës

Vijon marshimi në Tiranë, qytetarët prej 177 ditësh në protestë kundër Ramës: Më 28 nëntor...

Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor

Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit: Do t’i kërkoj Gjykatës të ndërhyjë

Avokati Plarent Ndreca denoncon pengesën në burgun e Fierit: Prej 90 minutash jam në pritje...

Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia shtyn qytetarët dhe nuk i lejon...

Zbulohet ambienti sekret nëntokësor i kanabisit në Shkodër, 10 të arrestuar!

Ndërhyrje në lumin e Vërdovës, IKMT shemb banesa dhe ura për t’i hapur rrugë rehabilitimit

Berisha: Negociata pa paragjykime për të zgjedhur kandidatin për bashkinë e Tiranës

Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik

Berisha u bën thirrje mediave: Kohën që ia jepni ish-Çupit, ish-Spahisë, llogariteni për PS-në

Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ‘ish-ët’ e mi bëhen avokatë të Ramës

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim