19 October 2026, 17:02
Nga E.d
Foto ilustruse
Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka nisur javën në rënie të mëtejshme dhe ka prekur një minimum të ri historik.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 91.1 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Rënia vjetore e kursit Euro-Lek po zgjerohet më tej dhe ka arritur nivelin 6.1%.
Sipas ekspertëve të tregut të këmbimeve valutore, tregu po shfaq kërkesë të dobët për Euro, ndërsa oferta e monedhës europiane ngelet e lartë.
Veç prurjeve nga turizmi që tashmë janë të pranishme pothuajse gjatë gjithë vitit, burimet shprehen se një ofertë e larta e Euros po vjen edhe nga transaksionet automatike financiare që procesohen nëpërmjet sektorit bankar, si blerjet me karta krediti në valutë apo të ardhurat e vetë bankave nga interesat e instrumenteve financiarë në valutë të huaj.
Statistikat kanë treguar një përmirësim të Bilancit të Pagesave gjatë këtij viti, faktor që mund të shpjegojë në një masë të madhe rënien me ritme më të shpejta të Euros për këtë vit.
Për gjysmën e parë të vitit 2026, deficiti i llogarisë korrente pësoi rënie me gati 41% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Deficiti i llogarisë korrente për 6-mujorin ka shënuar njëkohësisht nivelin më të ulët që prej vitit 2018.
Ulja e deficitit ka ardhur kryesisht nga rritja e eksporteve të shërbimeve dhe nga remitancat. Ndikim në bilancin e përgjithshëm të pagesave po jep edhe rritja e investimeve të huaja direkte. Për 6-mujorin 2026, vlera e përgjithshme e investimeve të huaja direkte arriti në 1.144 miliardë euro, me një rritje prej 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Gjithashtu, një efekt shtesë duket se ka ushtruar edhe suficiti i lartë fiskal, që ka ulur ofertën e Lekut në treg. Për 8-mujorin 2026, buxheti ishte në suficit në vlerën e 61.6 miliardë lekëve, në rritje me 52% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Përballë presioneve të shtuara mbi kursin e këmbimit, Banka e Shqipërisë i ka rritur më tej blerjet e valutës këtë vit.
Sipas informacionit mbi ndërhyrjet në tregun e parasë, gjatë tremujorit të dytë të këtij viti Banka Qendrore ka blerë gjithsej 524 milionë euro, shifër kjo 224% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Nga këto, 143 milionë euro ishin blerje të realizuara nëpërmjet ankandeve të programuara, në funksion të rritjes së rezervës valutore, ndërsa 381 milionë euro ishin blerje direkte, në përmbushje të objektivave të politikës monetare dhe stabilitetit financiar.
Duke shtuar edhe 139.6 milionë euro të blera në ankandet e tremujorit të parë, vlera totale e blerjeve për 6-mujorin 2026 ka arritur në 663.6 milionë Euro.
Blerjet e gjysmës së parë të vitit 2026 po ndjekin trajektoren e blerjeve të mëdha të valutës nga Banka e Shqipërisë duke filluar nga viti 2024. Në periudhën 2024-2025, blerjet arritën vlerën e më shumë se dy miliardë eurove. Vetëm vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë bleu 1 miliard e 27 milionë euro në tregun e brendshëm. /Monitor
euro renie kurs kembimi
Aktualitet
19 October 2026, 16:53
E.d
Pamje
TIRANA- Policia ka arrestuar ditën e sotme pesë persona dhe ka shpallur në kërkim 15 të tjerë. Përmes një njofti...
Aktualitet
19 October 2026, 16:45
E.d
Pamje
TIRANA- Protestuesit që ndodheshin në Parkun Rinia në Tiranë janë përballur me ndërhyrjen e policisë, e cila ka ...
Aktualitet
19 October 2026, 16:31
E.d
Pamje nga protesta
TIRANA- Akademikë dhe hulumtues shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë vendit kanë rikonfirmuar mbës...
Aktualitet
19 October 2026, 16:05
E.d
Pamje
TIRANA- Tensione dhe debate verbale janë shënuar para Kryeministrisë, ku dy protestuese kanë kundërshtuar veprimet e policis&eu...
Aktualitet
19 October 2026, 15:56
E.d
Pamje
TIRANA- Një tjetër rast dhune është shënuar ditën e sotme, pranë zonën e Parkut Rinia. Një efektiv police k...
Aktualitet
19 October 2026, 15:51
E.d
Pamje
TIRANA- Policia është tërhequr nga bulevardi përpara Kryeministrisë, duke u krijuar mundësinë protestuesve të af...
Aktualitet
19 October 2026, 15:36
E.d
Pamje
Protestat kundër Qeverisë së Shqipërisë vazhdojnë edhe sot, më 19 tetor, për të shtatën ditë radh...
Aktualitet
19 October 2026, 15:28
E.d
Pamje
TIRANA- Protestuesit u shpërndanë nga Parku Rinia ku po qëndronin pas aksionit të policisë më ujë dhe gaz lotsjell&eu...
Aktualitet
19 October 2026, 15:16
E.d
Pamje
TIRANA- Protestuesit u mblodhën për disa çaste në zonën e Parkut Rinia, por qetësia zgjati pak. Pasi i la protestue...
Aktualitet
19 October 2026, 15:10
e.d
Pamje
TIRANA- Situata në Tiranë paraqitet e qetë në këto momente, pas përplasjeve të forta mes protestuesve dhe policis&eum...