Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Mesfushori i PSG-së ka fituar 52 ndeshje me fanellën e kombëtares që nga debutimi në vitin 2019. Ai është vetëm pesë takime larg rekordit botëror të ndeshjeve radhazi pa humbje.

SPANJE - Fabián Ruiz është një prej simboleve të Spanjës së pamposhtur. Mesfushori i Paris Saint-Germain rikthehet në dispozicion të Luis de la Fuente-s pas mungesës në fillim të grumbullimit, kur u lejua të kthehej urgjentisht në Paris për një arsye të veçantë: lindjen e fëmijës së tij të parë, Bertín.
Në Pragë, ndaj Republikës Çeke, Fabián mund të vazhdojë një seri mbresëlënëse. Që nga debutimi me Spanjën, në qershor të vitit 2019 kundër Ishujve Faroe, ai ka luajtur 52 ndeshje dhe nuk ka pësuar asnjë humbje. Në këtë rrugëtim ka fituar edhe tre trofe të rëndësishëm me kombëtaren.

Tashmë, mesfushori është vetëm pesë ndeshje larg rekordit botëror, që sipas statistikave të përmendura mbahet nga Carlos Marchena. Fabián e kaloi më herët serinë prej 49 ndeshjesh pa humbje të brazilianit Garrincha, të regjistruar që nga debutimi i tij me kombëtaren.
Por ai nuk është i vetmi që përfaqëson këtë Spanjë të vështirë për t'u mposhtur. Edhe Unai Simón dhe Mikel Merino janë pjesë e grupit të lojtarëve që kanë ndërtuar seri të gjata pa humbje me fanellën e “La Roja”.
Humbja e fundit e Spanjës në kohën e rregullt erdhi në marsin e vitit 2024, në një miqësore kundër Kolumbisë në Londër. Që atëherë, skuadra e De la Fuentes ka ndërtuar një ecuri të jashtëzakonshme, duke u kthyer në një nga kombëtaret më të vështira për t'u mposhtur.
Fokusi, megjithatë, mbetet te ndeshja e radhës. “E dimë që është diçka e rëndësishme dhe se rekordi është aty, por mendimi ynë është vetëm te sfida e radhës”, është mesazhi i Mikel Merinos. Një qasje që përmbledh filozofinë e kësaj Spanjë: rekordet vijnë si pasojë e rezultateve, jo si objektiv më vete.
Ndalesa e radhës për Fabián Ruiz dhe shokët e tij është Praga, ku synojnë të zgjasin serinë dhe t'i afrohen edhe më shumë një rekordi historik.
B.T (Dosja.all)
GJERMANI - Niclas Füllkrug po përjeton një rilindje në karrierë. Pas një periudhe të vështirë në Premier Leagu...
SHBA - Një vendim i papritur vetëm tetë ditë përpara nisjes së turneut. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë t&eum...
ANGLI - Manchester United vazhdon revolucionin në stol. Klubi anglez ka njoftuar zyrtarisht shkarkimin e Michael Carrick, duke i dhënë fund aven...
SPANJE - E ardhmja e Endrick po kthehet në një nga çështjet më të diskutuara të merkatos. Milani dhe Roma kanë shfaqu...
SHBA - Divock Origi po përgatitet për një aventurë krejt të re, larg fushave të futbollit. Ish-sulmuesi belg, i cili nuk arriti t...
pamje ABU DHABI- Një përplasje fizike mes dy emrave të njohur të arteve marciale mikse ka shkaktuar kaos në Abu Dhabi. Kampioni i pes...
Pep Guardiola thuhet se është objektivi kryesor për ekipin kombëtar të SHBA-së nëse Mauricio Pochettino largohet SHBA - Pep...
SPANJE - Luis de la Fuente ka sqaruar arsyen e mungesës së Lamine Yamal në ndeshjen e Spanjës kundër Republikës Çeke, e vl...
ZVICER - Nations League rikthehet sot me tetë përballje, të vlefshme për raundin e pestë të fazës së grupeve. Vëme...
ANGLI - Thomas Tuchel ka shprehur vlerësimin e tij të veçantë për Harry Kane, në prag të sfidës së Anglisë ...