Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Sulmuesi 33-vjeçar ka rilindur te Werder Bremeni, ku po shënon rregullisht dhe ka fituar sërish besimin e kombëtares. Pas aventurave zhgënjyese në Angli dhe Itali, ai tregon çfarë i mungoi në Milano.
GJERMANI - Niclas Füllkrug po përjeton një rilindje në karrierë. Pas një periudhe të vështirë në Premier League dhe Serie A, sulmuesi gjerman ka gjetur sërish formën më të mirë te Werder Bremeni, duke u rikthyer në qendër të vëmendjes dhe duke fituar një ftesë nga kombëtarja e Gjermanisë, e drejtuar nga Jurgen Klopp.
Në moshën 33-vjeçare, Füllkrug po tregon se ende ka shumë për të dhënë. Me nëntë gola, ai kryeson renditjen e golashënuesve të kampionatit, ndërsa rikthimi i tij ka nxitur edhe diskutimet për rolin që mund të ketë në përfaqësuese.
Klopp nuk e ka fshehur vlerësimin për sulmuesin, por ka kujtuar se mosha është një faktor që duhet marrë në konsideratë. “Ai shënon me një rregullsi mbresëlënëse në Bundesligë. Në afat të shkurtër mund të jetë një aset, por duhet ta vlerësojmë edhe nga perspektiva afatgjatë”, është shprehur trajneri.
“Në Milano nuk isha në gjendjen më të mirë”
Pas një periudhe 18-mujore te West Ham, Füllkrug provoi edhe aventurën te Milani, ku u transferua në janar. Por gjashtë muajt në Itali rezultuan zhgënjyes: vetëm një gol në 20 paraqitje.
Vetë sulmuesi ka shpjeguar se çfarë nuk funksionoi në San Siro, duke bërë një krahasim me situatën e tij aktuale te Werder Bremeni.
“Në Milano nuk isha në gjendjen më të mirë fizike. Sigurisht që nuk e kisha harruar se si shënohen golat dhe këtë e kam treguar. Dallimi është se ke shokë skuadre që të vendosin në kushtet ideale. Te Werder Bremeni më kërkojnë vazhdimisht, gjë që nuk ka ndodhur në përvojat e mia të fundit”, ka deklaruar Füllkrug.
Edhe drejtori sportiv i Federatës Gjermane, Rudi Völler, ka vlerësuar rikthimin e tij, duke e cilësuar mbresëlënës reagimin pas një periudhe kaq të vështirë.
Klose i jep një mesazh për moshën
Një tjetër mbështetje për sulmuesin ka ardhur nga Miroslav Klose, i cili ka kujtuar se mosha nuk është domosdoshmërisht pengesë për një qendërsulmues.
“Kam luajtur deri në moshën 38-vjeçare dhe fitova Kupën e Botës në moshën 36-vjeçare, ndaj mendoj se mund të jem një shembull”, është shprehur ish-sulmuesi gjerman.
Füllkrug, i cili e ka pasur Klosen idhull që në fëmijëri, e ka mirëpritur këtë mesazh. “Për mua, mosha është vetëm një numër. Qendërsulmuesit klasikë nuk varen vetëm nga shpejtësia. Me kalimin e viteve përmirësojnë pozicionimin dhe intuitën. Ndonjëherë habitem kur mendoj se jam 33 vjeç, sepse në fushë ndihem shumë më i ri”, ka thënë ai.
Pas një periudhe të vështirë në Angli dhe Itali, Füllkrug ka rigjetur golin, besimin dhe vendin në kombëtare. Tashmë synimi i tij është të shfrytëzojë këtë formë për të bindur Klopp se mund të jetë një alternativë e rëndësishme për Gjermaninë.
B.T (Dosja.al)
SHBA - Një vendim i papritur vetëm tetë ditë përpara nisjes së turneut. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë t&eum...
ANGLI - Manchester United vazhdon revolucionin në stol. Klubi anglez ka njoftuar zyrtarisht shkarkimin e Michael Carrick, duke i dhënë fund aven...
SPANJE - E ardhmja e Endrick po kthehet në një nga çështjet më të diskutuara të merkatos. Milani dhe Roma kanë shfaqu...
SHBA - Divock Origi po përgatitet për një aventurë krejt të re, larg fushave të futbollit. Ish-sulmuesi belg, i cili nuk arriti t...
pamje ABU DHABI- Një përplasje fizike mes dy emrave të njohur të arteve marciale mikse ka shkaktuar kaos në Abu Dhabi. Kampioni i pes...
Pep Guardiola thuhet se është objektivi kryesor për ekipin kombëtar të SHBA-së nëse Mauricio Pochettino largohet SHBA - Pep...
SPANJE - Luis de la Fuente ka sqaruar arsyen e mungesës së Lamine Yamal në ndeshjen e Spanjës kundër Republikës Çeke, e vl...
ZVICER - Nations League rikthehet sot me tetë përballje, të vlefshme për raundin e pestë të fazës së grupeve. Vëme...
ANGLI - Thomas Tuchel ka shprehur vlerësimin e tij të veçantë për Harry Kane, në prag të sfidës së Anglisë ...
ITALI - Roberto Mancini kërkon një tjetër provë force nga Italia në përballjen me Francën në San Siro. Në prag t&eu...