17 November 2026, 15:52
Nga E.M

ROMË- Papa Leoni XIV ka njoftuar se nuk ka firmosur një letër dorëheqjeje paraprake nga papati, nëse do përballej me një gjendje të rëndë shëndetësore e cila do ta detyronte të jepte dorëheqjen nga posti. Në përfundim të vizitës së tij në Amerikën Latine, gjatë një bisede me gazëtarët në bordin e avionit që po e kthente në Romë nga Lima, Papa u pyet nëse kishte përgatitur një letër të tillë.
Nga përgjigjja e tij u kuptua se Kreu i Kishës Katolike nuk kishte nënshkruar një dokument të tillë duke shkaktuar të qeshura midis të pranishmëve. Me humor ai pohoi: “Faleminderit, kalojmë te pyetja tjetër”.
Ndër të tjera ai shpjegoi se për momentin nuk e sheh të nevojshme një vendim të tillë, pasi e drejta kanonike parashikon dispozita për situata të kësaj natyre.
“Për momentin nuk e shoh të nevojshme, falë Zotit. E drejta kanonike ka tashmë disa pika që mbulojnë këtë çështje. Jam në duart e Zotit dhe kam besim tek ai. Ndoshta do ta bëj në të ardhmen, por tani nuk e shoh të nevojshme”, u shpreh ai.
“Nuk jam 100% në formë”, Papa flet për operacionin dhe shëndetin
Gjatë intervistës, Papa foli edhe për gjendjen e tij shëndetësore, pas ndërhyrjes kirurgjikale për heqjen e një tumori në mushkëri, rreth një muaj përpara udhëtimit në Amerikën Latine.
“Kam kaluar një operacion jo të vogël, por që në fillim e kisha në mendje se udhëtimi ishte planifikuar dhe dëshiroja ta realizoja. Me ndihmën e Zotit dhe të mjekëve, u pa se ishte e mundur. Duhet të them se nuk jam në 100% të formës, por ndihem mjaft mirë. Qëndrueshmëria është një nga dhuratat që më ka dhënë Zoti”, deklaroi ai.
Leoni XIV tregoi se tumori ishte zbuluar gjatë kontrolleve rutinë vjetore, pasi fillimisht ishte vënë re një hije në mushkëri. Pas ekzaminimeve të mëtejshme dhe biopsisë, mjekët konfirmuan se bëhej fjalë për një tumor.
“Tumori ishte plotësisht i kufizuar në pjesën e mushkërisë që u hoq. Nuk ka nevojë për trajtim tjetër. Për arsye sigurie do të kryej kontrolle çdo vit”, sqaroi Papa.
Mes deklaratve të tij ai dha edhe një mesazh mbi parandalimin e sëmundjeve përmes kontrolleve të vazhdueshme.
“Duhet të bëjmë kontrollet, parandalimi është shumë i rëndësishëm. Kur është e nevojshme të kryejmë një trajtim, nuk duhet të kemi frikë. Unë jam këtu si dëshmi e kësaj”, tha ai.
Një pjesë e rëndësishme e bisedës iu kushtua edhe situatës politike dhe shoqërore në Argjentinë, si dhe takimit të tij me presidentin Javier Milei. Papa theksoi se mesazhi që përcjell nuk është politik, por lidhet me respektimin e dinjitetit njerëzor dhe kujdesin ndaj shtresave më në nevojë.
“Mesazhi që përcjell nuk është politik. Unë flas për njerëzimin, për respektin ndaj qenies njerëzore dhe për nevojën që shoqëria të marrë më shumë në konsideratë ata që kanë më shumë nevojë”, u shpreh ai.
Gjatë intervistës, Leoni XIV u ndal edhe te çështja e abuzimeve shpirtërore brenda Kishës Katolike, duke konfirmuar se Vatikani po e shqyrton këtë problem, por pa pasur ende një dokument të gatshëm për publikim.
“Abuzimi shpirtëror është një çështje shumë serioze në Kishë dhe po studiohet në Vatikan. Nuk ka një dokument të menjëhershëm. Një nga problemet është mundësia për t’i trajtuar këto çështje nga pikëpamja kanonike. Për të ushtruar drejtësinë duhet të kesh një kodifikim, një përcaktim juridik”, u shpreh ai./Dosja.al
Papa Leoni XIV
Bota
17 November 2026, 15:52
G.M
Steve Witkoff dhe Jared Kushner
GJERMANI- Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po intensifikon përpjekjet diplomatike për t&rsq...
Bota
17 November 2026, 15:46
G.M
Guo Jiakun
SHBA- Kina ka reaguar ashpër ndaj kufizimeve të reja të vendosura nga Shtetet e Bashkuara për eksportin e mikroçi...
Bota
17 November 2026, 15:41
G.M
Jeffrey Epstein
SHBA- Vdekja e Jeffrey Epstein në një burg të Nju Jorkut në vitin 2019 rikthehet në qendër të vëmendje...
Bota
17 November 2026, 15:39
E. D
Milan Radoiçiç
SERBI- Milan Radoiçiç, i akuzuar për organizimin e sulmit të armatosur në Banjskë t&...
Bota
17 November 2026, 15:37
G.M
Asad al-Shaibani,
SIRI- Siria dhe Bashkimi Evropian kanë nisur punën për një marrëveshje të re që synon forcimin e m...
Bota
17 November 2026, 15:34
G.M
British Airways
BRITANI E MADHE- Një avion Boeing 787-10 Dreamliner i kompanisë British Airways ka dalë nga pista e taksimit në a...
Bota
17 November 2026, 15:29
E.M
BULLGARI- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se një anije cisternë gazi me flamur të Liberisë u fundos në zonën ekskluzive ekonomi...
Bota
17 November 2026, 15:23
G.M
Susan Nora Johnson
SHBA- Nvidia ka njoftuar krijimin e një komiteti të ri për mbikëqyrjen e sigurisë kombëtare dhe kontrollin e ...
Bota
17 November 2026, 15:19
G.M
Viktor Orban
HUNGARI- Një skandal i madh korrupsioni ka tronditur partinë Fidesz të ish-kryeministrit hungarez Viktor Orban, pas zbulimit t&eum...
Bota
17 November 2026, 15:15
E.M
ITALI- Kërcënime të shumta me bomba kanë përfshirë Europën gjatë muajit të fundit duke shkaktuar evakuime n&e...