Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Skandali i 20 milionë dollarëve trondit partinë e Orbanit, Fidesz bie në sondazhe pas 16 vitesh pushtet
Paratë u zbuluan gjatë hetimeve ndaj ish-ministrit të Zhvillimit, Miklós Seszták, i cili është arrestuar. Në kuadër të hetimeve janë vënë në pranga edhe ish-zyrtarë të tjerë të lartë, duke shtuar presionin mbi ish-kryeministrin.
17 November 2026, 15:19Nga G.M
Viktor Orban
HUNGARI- Një skandal i madh korrupsioni ka tronditur partinë Fidesz të ish-kryeministrit hungarez Viktor Orban, pas zbulimit të rreth 20 milionë dollarëve të fshehura në pyje, hambare dhe depo. Paratë u zbuluan gjatë hetimeve ndaj ish-ministrit të Zhvillimit, Miklós Seszták, i cili është arrestuar. Në kuadër të hetimeve janë vënë në pranga edhe ish-zyrtarë të tjerë të lartë, duke shtuar presionin mbi ish-kryeministrin.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, kriza ka goditur rëndë mbështetjen për Fidesz. Sipas një sondazhi të fundit, partia ka rënë në 24%, ndërsa formacioni Tisza i kryeministrit Péter Magyar ka arritur në 65%. Orban i ka cilësuar arrestimet si persekutim politik dhe mohon çdo përfshirje në skandalet e korrupsionit. Megjithatë, brenda Fidesz kanë nisur të shfaqen përçarje, me figura të partisë që kërkojnë ndryshime dhe përgjegjësi për krizën. Ndërkohë, shumica e hungarezëve kërkojnë vazhdimin e hetimeve dhe zbardhjen e rasteve të korrupsionit gjatë qeverisjes së mëparshme./Dosja.al