17 November 2026, 15:15
Nga E.M

ITALI- Kërcënime të shumta me bomba kanë përfshirë Europën gjatë muajit të fundit duke shkaktuar evakuime në mijëra shkolla, ndërprerje të fluturimeve, pezullim të transmetimeve televizive dhe alarm në institucione të ndryshme publike e private.
Sipas një përllogaritjeje të agjencisë “Reuters”, bazuar në deklaratat e zyrtarëve europianë, raportimet mediatike dhe të dhënat e kompanive të sigurisë kibernetike, mbi 8 mijë kërcënime të tilla janë dërguar në të gjithë kontinentin.
Fushata ka prekur kryesisht shkollat në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe Itali, por në shënjestër kanë qenë edhe media, kompani ajrore, aeroporte, organizata bamirësie dhe individë.
Një prej rasteve të para u regjistrua më 19 tetor, kur shkolla fillore “St John the Baptist” në Belfast mori një e-mail ku pretendohej se në ambientet e saj ishte vendosur një bombë. Drejtori i shkollës, Chris Donnelly, tha për “Reuters” se fillimisht kishte dyshuar për vërtetësinë e mesazhit, pasi ai ishte i përgjithshëm dhe u ishte dërguar edhe shumë shkollave të tjera.
Megjithatë, pavarësisht dyshimeve, drejtoria mbajti nxënësit brenda dhe organizoi kontrollin e ambienteve, dhomë më dhomë. Policia e Irlandës së Veriut konfirmoi më vonë se rreth 300 shkolla kishin marrë të njëjtin mesazh, duke e cilësuar rastin si një kërcënim të rremë.
“Edhe pse duket si një kërcënim i rremë, reagimi fillestar duhet të jetë jashtëzakonisht serioz”, deklaroi Donnelly.
Pas një periudhe relative qetësie, kërcënimet u rikthyen në fillim të nëntorit, këtë herë duke prekur edhe transportin ajror.
Më 2 nëntor, një avion i kompanisë ë izz Air, që udhëtonte nga Londra drejt Sofjes, u devijua për në Budapest, pasi kompania mori një kërcënim për bombë.
Një ditë më vonë, shtatë fluturime të tjera dhe një anije turistike në brigjet e Greqisë u vunë në shënjestër. Më 5 nëntor, një tjetër valë kërcënimesh shkaktoi ndërprerje të trafikut ajror në disa vende evropiane.
Sipas specialistëve të gjurmimit të fluturimeve nga AirNav Radar, nga 2 deri më 6 nëntor, mbi 50 fluturime të rreth 15 kompanive ajrore morën kërcënime të rreme për bomba.
Ndryshe nga mesazhet e tetorit, të cilat përmbanin referenca ndaj ligjit të Sheriatit, kërcënimet e nëntorit u dërguan në emër të një grupi pak të njohur rus kundër feminizmit, të quajtur “Male State”. Megjithatë, themeluesi i këtij grupi mohoi çdo përfshirje.
Mesazhet përmbanin paralajmërime të përgjithshme për bomba dhe gjakderdhje. Në njërin prej tyre shkruhej: “Sot qielli juaj do të jetë i kuq”.
Më 6 nëntor, kërcënimet prekën edhe redaksitë mediatike, përfshirë televizionin francez TF1, televizionin bullgar Nova dhe transmetuesin publik irlandez RTÉ. Në këtë të fundit, disa programe u ndërprenë përkohësisht, ndërsa stafi u evakuua nga ndërtesa.
Kompania e sigurisë kibernetike Proofpoint bëri të ditur se të paktën 12 organizata mediatike ishin shënjestruar gjatë kësaj periudhe.
Një tjetër valë e madhe u regjistrua më 11 nëntor, kur rreth 6,300 shkolla në Itali morën kërcënime për vendosjen e bombave, të dërguara në emër të një grupi të quajtur “Misoginistan”, që duket se lidhet me emërtimin “Male State”. Kërcënimet shkaktuan evakuime në shkolla në disa zona të vendit.
Në të njëjtën ditë, sipas autoriteteve, rreth 1,000 shkolla në Skoci dhe 300 në Irlandën e Veriut morën mesazhe të ngjashme. Mediat irlandeze raportuan se rreth 300 shkolla të tjera ishin gjithashtu në shënjestër.
Disa prej institucioneve që morën kërcënimet e 11 nëntorit kishin qenë shënjestra edhe gjatë valës së parë, në tetor.
“Reuters” thekson se nuk ka mundur të konfirmojë në mënyrë të pavarur nëse të gjitha mesazhet janë dërguar nga i njëjti grup. Megjithatë, ngjashmëritë në formulimin e kërcënimeve dhe mënyrën e shpërndarjes kanë ngritur dyshimet se fushata mund të ketë një autorësi të përbashkët.
Edhe kompania Mimecast vuri në dukje se vala e nëntorit kishte shënjestruar pothuajse të njëjtat shkolla në Skoci si ajo e tetorit, çka sugjeron përdorimin e së njëjtës listë institucionesh. Policia skoceze deklaroi se nuk mund të përjashtojë një lidhje mes rasteve, ndërsa hetimet vijojnë.
Dyshimet për ndërhyrje të huaj janë ngritur edhe nga zyrtarë të lartë europianë. Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nunez, deklaroi për televizionin LCI se ekziston një mundësi e qartë për ndërhyrje nga jashtë.
“Ne shohim një mundësi për ndërhyrje të huaj, shumë qartë”, u shpreh Nunez, duke përmendur Rusinë ose vende të tjera si burime të mundshme. Ai bëri të ditur se Europol po përpiqet të identifikojë origjinën e kërcënimeve.
Ndërkohë, zyrtarët ukrainas kanë lidhur raste të mëparshme të kërcënimeve të rreme me bomba me hakerë të dyshuar mercenarë rusë, të njohur si grupi DaVinci. Kompania franceze e sigurisë kibernetike Intrinsec kishte raportuar se ky grup kishte dërguar kërcënime të ngjashme ndaj disa institucioneve qeveritare perëndimore gjatë vitit 2024.
Megjithatë, deri më tani nuk është konfirmuar se grupi ka lidhje me fushatën aktuale. Pavarësisht dyshimeve për natyrën e këtyre mesazheve, autoritetet evropiane vijojnë t’i trajtojnë me seriozitet të gjitha njoftimet, për shkak të rrezikut të mundshëm për jetën e qytetarëve dhe sigurinë publike.
Siç u shpreh drejtori i shkollës në Belfast, Chris Donnelly, edhe kur një kërcënim duket i pabesueshëm, pyetja mbetet: “Po sikur të mos ishte thjesht një kërcënim i pamatur dhe i papërgjegjshëm, por diçka e vërtetë?”.
ITALI-
Bota
17 November 2026, 15:15
G.M
Jensen Huang, Donald Trump dhe Xi Jinping
SHBA- Marrëdhëniet tregtare mes SHBA-së dhe Kinës rrezikojnë të përkeq&eum...
Bota
17 November 2026, 14:57
G.M
Abdel Fattah al-Sisi
EGJIPT- Një komplot për eliminimin e presidentit aktual të Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, në vitin 2013 ë...
Bota
17 November 2026, 14:56
E.M
BELGJIKË- Qeveria federale e Belgjikës ka miratuar një projektligj në mënyrë që autoritetet të mohonin akomodimin n&eum...
Bota
17 November 2026, 14:54
G.M
anija greke “Gas Husky"
GREQI- Një anije cisternë për transportin e gazit të lëngshëm, “Gas Husky”, n&e...
Bota
17 November 2026, 14:53
E.d
Millan Radoiçiç
Millan Radoiçi, i cili e kishte marrë përgjegjësinë për udhëheqjen e sulmit të armatos...
Bota
17 November 2026, 14:48
G.M
foto ilustruese
SHBA- Një sulm i gjerë kibernetik ka vënë në shënjestër 178 faqe interneti të organizatave t&eu...
Bota
17 November 2026, 14:45
G.M
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e cilësoi si “operacion të paprecedentë” sulmin e forca...
Bota
17 November 2026, 14:44
E.M
KINË- Udhëehëqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka tërhequr vëmendjen pas vizitës së tij në një ve...
Bota
17 November 2026, 14:42
E.d
Pamje
PRAGA- Një aksident rrugor ka ndodhur në Pragë, ku dy trena janë përplasur me njëri-tjetrin. Sipas një deklarate nga ...
Bota
17 November 2026, 14:42
G.M
Vladimir Potani
RUSI- Një nga betejat më të mëdha ligjore të divorcit në Britani pritet të zhvillohet në Lond&e...