24 November 2026, 14:12
Nga G.M
thirrje per proteste
KOSOVA- Një protestë kundër vrasjes së grave dhe dhunës me bazë gjinore do të mbahet nesër, më 25 nëntor, në Prishtinë, me sloganin 'Kundër vrasjes së grave- Femicidi është urgjencë kombëtare'. Protesta organizohet nga Rrjeti i Grave të Kosovës dhe do të nisë në orën 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”. Përmes kësaj nisme, organizatorët synojnë të kërkojnë përgjegjësi institucionale, drejtësi për viktimat dhe masa konkrete për parandalimin e vrasjeve të grave.
Një nga mesazhet kryesore të protestës është se femicidi duhet të trajtohet si urgjencë kombëtare dhe se institucionet duhet të reagojnë në mënyrë efektive për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e grave. Organizatorët nënvizojnë se vrasjet e grave shpesh paraprihen nga kërcënime, përndjekje, kontroll dhe forma të tjera të dhunës. Për këtë arsye, kërkohet që çdo denoncim dhe kërkesë për ndihmë të trajtohet me seriozitet, për të parandaluar përshkallëzimin e situatave të rrezikshme.
Ndër kërkesat kryesore të protestës janë ndryshimi i Kodit Penal dhe përcaktimi i femicidit si vepër penale më vete, krijimi i mekanizmit 'Femicide Watch' për monitorimin dhe analizimin e rasteve, si dhe sigurimi i financimit të qëndrueshëm për strehimoret dhe shërbimet e specializuara për gratë. Gjithashtu, kërkohet zbatimi i plotë i legjislacionit në fuqi, përmirësimi i bashkëpunimit ndërinstitucional, vlerësimi serioz i rrezikut dhe mbajtja e përgjegjësisë së institucioneve që kanë për detyrë të mbrojnë viktimat e dhunës.
Në thirrjen për pjesëmarrje theksohet se përgjegjësia për parandalimin e dhunës nuk mund t'u lihet vetëm grave që kërkojnë ndihmë, por duhet të përmbushet nga institucionet përgjegjëse për sigurinë e tyre. Protesta zhvillohet në kuadër të 25 Nëntorit, Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, me thirrjen se deklaratat dhe premtimet pas çdo tragjedie nuk mjaftojnë, nëse nuk shoqërohen me ndryshime konkrete ligjore dhe institucionale./Dosja.al
protest ne kosove
Aktualitet
24 November 2026, 13:52
G.M
foto ilustruese
PRRENJAS- Është rikthyer në funksion të plotë rrjeti elektrik në Prrenjas. Ekipet e OSSH punuan intensivisht p&e...
Aktualitet
24 November 2026, 13:46
G.M
Nikos Gavanozis
GREQI- Policia greke ka zbardhur vrasjen e 52-vjeçarit Niko Gavanozi, i njohur me nofkën 'Papagalli', i cili u ekzekutua m...
Aktualitet
24 November 2026, 13:23
G.M
Jovan Milinkoviç
SHKODËR- Një vizitë përkujtimore e një grupi nga Vojvodina e Serbisë në varrezat katolike të ...
Aktualitet
24 November 2026, 13:13
G.M
Arlinda Zekaj
PEJË- Katër persona kanë rënë në prangat e policisë në kuadër të hetimeve për vras...
Aktualitet
24 November 2026, 12:08
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend, duke i ulur. Bëhet...
Aktualitet
24 November 2026, 12:06
E. D
FIER- Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për atentatin e rëndë në Fier, ku mbetën të vrarë Selami Hasani dhe...
Aktualitet
24 November 2026, 12:00
E. D
FIER- Pamjet e kamerave të sigurisë të sekuestruara nga policia në zonën ku ndodhi atentati ndaj Selami Hasanit, i njohur edhe si...
Aktualitet
24 November 2026, 11:23
E. D
FIER- Ky është momenti kur autorët që ekzekutuan dje në fier Selami Hasanin dhe nipin e tij Jakup Hasanin, kalojnë para derë...
Aktualitet
24 November 2026, 10:13
E. D
FIER- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 60-vjeçarit Selami Hasani, i njohur edhe me nofkën “Sel Çami” ose...
Aktualitet
24 November 2026, 09:51
E. D
Erzen Breçani
TIRANË- Gjykata Penale e Tiranës ka shpallur të pafajshëm Erzen Breçanin, i cili ishte i dyshuar për...