Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Shkrimi i ashpër ndaj pilotit të Ferrarit pas përplasjes me Hamilton në Meksikë i kushton shtrenjtë Jonathan McEvoy. Federata i tërheq akreditimin, ndërsa Daily Mail reagon duke bojkotuar tri garat e fundit të sezonit.

ANGLI - Një përplasje e fortë mes Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton në pistë ka shkaktuar një tjetër polemikë në Formula 1, këtë herë jashtë saj. Në qendër të debatit është gazetari britanik Jonathan McEvoy i Daily Mail, të cilit FIA i ka tërhequr akreditimin për garat e mbetura të sezonit.
Shkak është bërë një artikull tepër kritik ndaj pilotit të Ferrarit, të cilin McEvoy e cilësoi si një “kopil të vogël dinak”, pas incidentit mes dy pilotëve të skuderisë italiane në Çmimin e Madh të Meksikës.
FIA e konsideroi gjuhën e përdorur të papranueshme dhe reagoi përmes një letre zyrtare drejtuar gazetës britanike, të firmosur nga drejtori i përgjithshëm Alberto Villarreal. “Federata beson se artikulli juaj nuk përmbush standardet e profesionalizmit që priten nga përfaqësuesit e akredituar të medias që mbulojnë Kampionatin Botëror të Formula 1”, thuhej në komunikim.
Vendimi shkaktoi menjëherë reagimin e Daily Mail. Drejtuesi i sektorit sportiv të gazetës, Chris Dean, e cilësoi masën si një sulm të paprecedentë ndaj lirisë së shtypit. “Jemi në një territor të rrezikshëm kur FIA reagon në këtë mënyrë”, deklaroi ai.
Por polemika nuk u ndal këtu. Vetë McEvoy vijoi sulmet, duke vënë në shënjestër edhe drejtuesin e Ferrarit, Frederic Vasseur, të cilin e përshkroi me tone fyese dhe e cilësoi të papërshtatshëm për postin që mban.
Në përgjigje të vendimit të FIA-s, Daily Mail ka marrë një tjetër masë drastike: nuk do të dërgojë gazetarë për të mbuluar tri garat e fundit të sezonit. Një konflikt që e zhvendos vëmendjen nga rivaliteti në pistë te marrëdhënia gjithnjë e më e tensionuar mes federatës dhe medias britanike.
B.T (Dosja.al)
TIRANE - Kombëtarja shqiptare zhvilloi paraditen e sotme stërvitjen zyrtare në prag të ndeshjes ndaj Bjellorusisë, e vlefshme për...
ITALI - Gerry Cardinale ka një plan ambicioz për të ardhmen e Milanit. Pronari i kuqezinjve synon ta kthejë klubin në një fuqi fi...
ZVICER - Nations League hyn në fazën vendimtare të saj, me tetë takime që do të zhvillohen këtë të shtunë n&e...
ITALI - Një lëvizje surprizë vjen nga Thibaut Courtois. Portieri i Real Madridit synon të bëhet pronar i një klubi futbolli n&eum...
ANGLI - Manchester United po përballet me një tjetër problem të rëndësishëm, këtë herë jashtë fushë...
KOSOVE - Kombëtarja e Kosovës luan sot një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni të Ligës s&e...
TIRANE - Alarm në kampin kuqezi në prag të udhëtimit drejt Hungarisë. Shqipëria do të përballet me Bjellorusinë n&...
ANGLI - Manchester United po përgatit një lëvizje për Nico Paz. Talenti argjentinas i Comos, i cili po zhvillohet nën drejtimin e Cesc...
ITALI - Gara për presidencën e Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) ka marrë një tjetër zhvillim. Adriano Galliani ka t&eu...
Cristiano Ronaldo gjatë Botërorit të fundit PORTUGALI - Cristiano Ronaldo është larguar nga grumbullimi i Portugalisë dhe të...