Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
Nations League/ Kombëtarja kuqezi zhvillon stërvitjen zyrtare para sfidës me Bjellorusinë
Sulmuesi Ernest Muçi zhvilloi disa ushtrime në palestër dhe nuk iu bashkua ekipit në fushë. Stafi mjekësor i Kombëtares vendosi ta lërë pushim si masë parandaluese, pas një goditjeje që lojtari mori në ndeshjen ndaj Finlandës.
14 November 2026, 14:50Nga DOSJA
TIRANE - Kombëtarja shqiptare zhvilloi paraditen e sotme stërvitjen zyrtare në prag të ndeshjes ndaj Bjellorusisë, e vlefshme për UEFA Nations League.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se 26 lojtarë u stërvitën normalisht, ndërsa Ernest Muçi zhvilloi disa ushtrime në palestër dhe nuk iu bashkua ekipit në fushë. Stafi mjekësor i Kombëtares vendosi ta lërë pushim si masë parandaluese, pas një goditjeje që lojtari mori në ndeshjen ndaj Finlandës.
Pjesa tjetër e ekipit u fokusua te aspektet tekniko-taktike në prag të sfidës së nesërme, si edhe te provat e goditjeve standarde.
Ndërkaq, gjatë ditës së sotme ekipi do të udhëtojë drejt Budapestit. Trajneri Rolando Maran dhe një lojtar i Kombëtares do të dalin para mediave në konferencën për shtyp, që do të zhvillohet në orën 18:30.
Kombëtarja shqiptare do të luajë nesër ndeshjen e fundit në UEFA Nations League ndaj Bjellorusisë, në orën 18:00, në stadiumin “Illovszky Rudolf Stadion”.