Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Më parë, transfertat në kohë reale ishin të mundura vetëm për transfertat që kryheshin brenda të njëjtit institucion financiar. Për transfertat mes institucioneve të ndryshme financiare, koha e ekzekutimit ndryshonte nga disa orë deri në një ditë pune, në varësi të kohës kur nisej transferta.

TIRANË- Ditën e sotme nis funksionimin sistemi i ri i pagesave të menjëhershme (instant payments). Sistemi i ri do të mundësojë kryerjen e transfertave kombëtare mes institucioneve të ndryshme financiare pothuajse në kohë reale, brenda 10 sekondash.
Më parë, transfertat në kohë reale ishin të mundura vetëm për transfertat që kryheshin brenda të njëjtit institucion financiar. Për transfertat mes institucioneve të ndryshme financiare, koha e ekzekutimit ndryshonte nga disa orë deri në një ditë pune, në varësi të kohës kur nisej transferta.
Sistemi i pagesave të menjëhershme shkurton në këtë mënyrë ndjeshëm kohën e përfitimit të fondeve të kredituara në llogaritë bankare.
Në një fazë të dytë, sistemi i instant payments do të sjellë edhe një alternativë për kryerjen e pagesave elektronike në pikat e shitjes.
Banka e Shqipërisë po punon për një sistem të QR Code kombëtar. Duke gjeneruar një QR Code dhe duke e skanuar me telefonët celularë, konsumatorët mund të kryejnë pagesa në njësitë e shitjes së produkteve apo shërbimeve.
Qëllimi i Bankës së Shqipërisë është të krijohet një sistem me ndërveprim të lehtë. Gjenerimi i QR Code do të jetë i unifikuar, me sistem të centralizuar që e gjeneron dhe mundëson shfaqjen e tij në çdo aplikacion, pavarësisht se cili institucion e përdor. Kryerja e pagesës mundësohet me një skanim të thjeshtë, për disa sekonda. Gjithashtu, sistemi do të mundësojë verifikimin e pagesës, për të shmangur kryerjen e pagesave të gabuara.
Këta komponentë që do të krijohen mbi sistemin e pagesave të mënjehershme synojnë që ai të përdoret sa më shumë për pagesa në pikën e shitjes, në formë të ngjashme me kartat.
Aktualisht, këto pagesa mund të kryhen vetëm nëpërmjet kartave dhe terminaleve POS. Por, pagesat me POS kanë kosto relativisht të larta transaksioni, sidomos kur bëhet fjalë për pagesat me vlerë të vogël. Në këto raste, shpeshherë tregtarët aplikojnë një shumë minimale për pranimin e pagesave me kartë ose ia ngarkojnë komisionet bankare të transaksionit blerësve të mallrave ose shërbimeve.
Gjithashtu, këto pagesa nuk shkojnë në llogarinë e shitësit në kohë reale, por kërkojnë disa ditë për finalizimin e tyre të plotë, pasi procesohen nga skemat ndërkombëtare të pagesave me kartë.
Ndërkohë, pagesat e çastit bazohen në konceptin e kalimit direkt të fondeve nga llogaria e blerësit në llogarinë e shitësit dhe i gjithë transaksioni finalizohet pothuajse në kohë reale. Në vend të kartës, zakonisht blerësi përdor telefonin e tij celular të lidhur me llogarinë bankare dhe shërbimin e e-banking për të kryer pagesën.
Gjithashtu, kostot do të jenë shumë më të ulëta. Me ndryshimet rregullatorë të vitit të kaluar, Banka e Shqipërisë i ka përjashtuar nga komisionet transfertat kombëtare elektronike deri në vlerën e 40 mijë lekëve./Monitor
TIRANË- Fermerët në shumë zona të vendit po përballen me vështirësi të mëdha në tregtimin e vajit të...
TIRANË- Emigrimi po mbetet një plagë pa shërim edhe pse popullsia vendase po tkurret dhe potenciali për të prodhuar numra emigran...
TIRANË- Dita e hënë do të sjellë reshje shiu në të gjithë vendin. Në veri dhe lindje të vendit, në lart&...
Foto e shqiptarit dhe ndërtesa ku ndodhi shpërthimi ZVICRA- Një shpërthim i fuqishëm, i ndjekur nga një zjarr, ka shkaktuar pani...
Emanuela Shahini ITALI- Një aksident tragjik ka tronditur mëngjesin e së dielës qytetin e Prata di Pordenone në Itali, ku 31-vje&cced...
Foto ilustruse KORÇA- Policia ka dhënë me shumë detaje lidhur me plagosjen e 30-vjeçarit Anxhelo Brisku në fshatin Nevi&cced...
Foto ilustruse KORÇA- Detaje të reja nga plagosja me thikë e cila ndodhi pak minuta më parë në fshatin Neviçisht t...
Foto ilustruse KORÇA- Një ngjarje me pasojë plagosjen e një personi është regjistruar pak minuta më parë në qyt...
Pamje TIRANA- Protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës edhe pas ndërhyrjes së policisë për t'i larguar n...
16-vjeçari TIRANA- Një adoleshent 16-vjeçar ka bërë publike pretendimet e tij për dhunë nga efektivët e policis&eu...